Të dashurosh sy më sy, e jo përmes rrjeteve sociale

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_cifti1486578885-750x430-696x399.jpg

Një sondazh i kohëve të fundit zbulon që ndjenjat kanë nevojë të kultivohen ditë pas dite me puthje, përkëdhelje dhe me pak teknologji.

Në epokën e rrjeteve sociale dhe telefonave të zgjuar (smartphone) rriten gjithmonë e më shumë mundësitë për të flirtuar dhe krijuar marrëdhënie në distancë. Por joshja, ajo e vërteta, ku ka përfunduar?

Pyetjes i përgjigjet një hetim ad hoc, sipas të cilit joshja e partnerit mbetet ngushtësisht e lidhur me realitetin dhe traditat më të vërteta. Megjithatë, teknologjia ndihmon, por nuk mjafton.

Këtë e kanë konfirmuar, 1.385 pjesëmarrësit e sondazhit të kryer nga “Sposidea”, etaloni për të martuarit që zhvillohet në Vilën Castelbarco, në Milano. Rezultatet e sondazheve me titull “Dashuria në kohën e web-it”, janë analizuar nën Urdhrin e Psikologut.

Rezultoi, që nuk ka më bukur se të dashurohesh me një njeri prej mishi, kockash e gjaku, duke e parë në sy. 72% e të intervistuarve, në fakt, dëshiron takimin ballë përballë dhe preferonin të njihnin gjysmën tjetër përmes miqve të përbashkët ose shokëve të vjetër të shkollës. Ndërsa 17%, pranon që ka provuar të bëj njohje përmes rrjeteve sociale.

Jo vetëm. Sondazhi rezulton që, 86% e të intervistuarave preferon të menaxhojë marrëdhënien e tyre duke besuar në realitet më shumë se në virtualitet.

Në praktikë: më mirë një komunikim 60843272tradicional edhe pse për të rënë dakord për kohën dhe vendtakimin e takimit të parë: 42% preferon takim real me personin; sipas 44% e të intervistuarve është telefonata që mund të garantojë rezultate më të mira. Vetëm një pakicë në fakt, e barabartë me 13%, i beson rrjeteve sociale.

E njëjta rrugë për fat të mirë, ndiqet edhe kur vendoset të thuhet lamtumirë: në 75,5% të rasteve, më mirë i besojnë kontaktit direkt të fjalës “fund”. Më rrallë zgjidhet telefoni, në 21,7% të rasteve dhe thuajse kurrë rrjetet sociale 2,8%.

Vetëm kur raporti merr rrjedhën e përditshmërisë dhe fluturat në stomak janë larguar, përdorimi i smartphone merr përparësi. Për këtë situatë rezultatet e sondazhit tregojnë: më shumë se 56% e të intervistuarve në fakt, përdorin rrjetet sociale për të komunikuar në jetën e përditshme me partnerin e vet.

Të dhënat ndryshojnë edhe një herë kur çifti vendos të shkojë drejt martesës: në këtë rast pjesa më e madhe e organizimit të ceremonisë në momentin e parë kalon përmes internetit. 47% e të intervistuarve përdorin pikërisht internetin për këtë çështje.

Kur bëhet fjalë për të zgjedhur fustanin 47% e të intervistuarve preferojnë ta zgjedhin duke shkuar vetë nëpër dyqanet që ofrojnë këtë shërbim.

Gjithashtu edhe kur bëhet fjalë për zgjedhjen e lokalit, 61,2% preferon të shkojë vetë me këmbë për ta gjetur atë lokal që i përshtatet. Bën përjashtim në fakt shërbimi fotografik, me një bum rezultatesh për shkrepje që i bën vetë prej 36% të personave që martohen .lexo al
 
Starti mund te jete (menyra e njohjes) neper mjet virtualitet ....nuk besoj se kjo perben problem.
Por eshte tjeter ndjenje kur dike e ke perballe , apo ne krahe.
Vetem ath mund te thuash se "AI" eshte personi qe ke dashur vertet te kesh...ose te zhgenjehesh

te dyja ndjesite per ne jane!
 
Pak rëndësi fillimi, apo mënyra si nis.
Rëndësi ka vazhdimi... dhe mbyllja.
Praktika tregon se, shumica, sido që të nisin, këputen rrugës.
 
Pak rëndësi fillimi, apo mënyra si nis.
Rëndësi ka vazhdimi... dhe mbyllja.
Praktika tregon se, shumica, sido që të nisin, këputen rrugës.

Por si cdo lidhje tjeter do thosha , diku diku keputet peri ....me nje do lidhet peri :P
 
:) rendesi ka te dashurojme!
 
Por si cdo lidhje tjeter do thosha , diku diku keputet peri ....me nje do lidhet peri :P
Thuhet se humbja e çdo dashurie të madhe, është një vdekje e vogël.
Dhe humbja e dashurive lë pasoja... ftohet gjaku, dobësohet zemra, e pastaj njeriu s'ka më fuqi dhe as dëshirë për ta lidhur perin prapë.. :P
 
Dashuria nuk njeh as mosh as distance as asgje...
 
Thuhet se humbja e çdo dashurie të madhe, është një vdekje e vogël.
Dhe humbja e dashurive lë pasoja... ftohet gjaku, dobësohet zemra, e pastaj njeriu s'ka më fuqi dhe as dëshirë për ta lidhur perin prapë.. :P

Eshte super e vertete, kur kemi te bejme me dashuri te medha sic e the ti.... :)

Nderkohe cdo gje kalon me shpejt kur konstaton se ke qene pjese e nje genjshtre sesa dashurie...gjithsesi jeta eshte sa e gjate po aq e shkurter per te privuar veten nga ndjenja si ajo e Dashurise!
Mos harro, afatin me te shkurter ne kete jete e ka pikerisht ajo...Dashuria!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top