Të dashuroheni me … vetveten

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Psikologji – Dashuria ndaj vetes është hapi i parë për të gjetur një dashuri të re (të madhe) dhe për të jetuar një marrëdhënie të ekuilibruar. Ja disa këshilla “të jetuara” për t’u dashuruar me veten tuaj

dashuria-per-veten-3.jpg


Kur flitet për të rënit në dashuri mendohet menjëherë për një tjetër person. Por ndoshta është momenti për të nxjerrë jashtë pak egoizëm të shëndetshëm dhe t’i dedikoheni vetëm pak vetes suaj, ta dashuroni atë!

Në këtë mënyrë, ju do të filloni të jetoni një jetë ndryshe, një jetë me më tepër kuptim. Përveçse do të ndieni, edhe do të dini të dashuroni të tjerët, atë që prisni për të gjithë jetën. Giuliana Proietti, përveç këshillave, ka dhënë edhe mendime shkencore, të publikuara më parë në sajtin “Donna Moderna”.

Përkëdheljet

Rëndësia e përkëdheljeve është lobuar shumë herë! Thjesht dedikojini më tepër kohë vetes suaj, për t’u bërë të bukur. Të kujdeseni për trupin tuaj ju bën të ndiheni më mirë, më të bukur dhe më shumë tërheqës në të gjitha aspektet. Nëse shkoni te parukerja apo tek estetistja, akoma më mirë. Kjo gjë është shumë efikase. Mësoni të dashuroni gjithashtu edhe gjërat jo perfekte te vetja juaj.

Argëtimet


Këtë e dinë të gjithë, por shpeshherë e harrojmë. Ndaj, në “listën” tuaj të gjërave për të bërë, shtoni edhe të gjitha ato që ju japin energji, p. sh.: kërcimin, leximin e një libri (për energji të brendshme) apo edhe praktikimin e ndonjë sporti.

Pas sportit, ju me të vërtetë do të ndiheni paksa të lodhur, por edhe do të relaksoheni.

Flirti

Pak gjëra janë ato që “tonifikojnë” vetëbesimin, si për shembull bërja për vete ose flirtimi. “Arma sekrete” është të visheni bukur dhe pastër, edhe poshtë çarçafëve të shtratit tuaj. Ju do të kënaqni jo vetëm veten tuaj, por edhe ata/ato për të cilët jeni të interesuar.

ثndrrat dhe projektet

ثndrrat bëhen realitet … realiteti ju shtyn te një seri projektesh! Një nga gjërat që duhet të bëni shpeshherë, është të qëndroni vetëm me veten tuaj gjatë mbrëmjeve për të menduar mbi dëshirat tuaja dhe të fantazoni me detaje për projektet, duke fikur celularin dhe “problemet”. Pra, edhe përpjekjet kanë rëndësi!

Pastrimet

Ndër aktivitetet tuaja të përditshme preferoni të vini rregull edhe në ambientin ku jetoni: hiqni gjërat e vjetra, që nuk i ndieni më pjesë tuajat, e të cilat ju kujtojnë diçka negative dhe bëjuni vend gjërave të reja. Një shembull? Këto kohë do të dalin ofertat e mëdha të fundvitit: mund ta gëzoni veten edhe me diçka të vogël, por që ju kënaq sytë dhe ju bënë të ndiheni mirë.

Po apo jo?

Nëse jeni tipa të pavendosur, atëherë ju bën mirë të meditoni. Mësoni të zgjidhni se çfarë dëshironi vërtet në jetën tuaj, qoftë edhe sfidat. Kjo ju ndihmon të kuptoni më mirë se cilët jeni me një mekanizëm të thjeshtë: të zgjidhni “Po” ose “Jo”.

Fjalën ose mendimin “ndoshta” duhet ta eliminoni nga mendja dhe fjalori juaj. Pasi të “pajtoheni” me këtë lloj procesi, le të themi seleksionimi, natyrshëm ju do të bëheni më të shkathët dhe të zgjidhni më lehtë: ndoshta edhe njeriun e duhur për të kaluar jetën me ju.

Autodashuri


Kushdo që mendon se autoerotizmi është një gjë e cila u përket beqarëve, gabon rëndë! Ai i bën mirë humorit, ju ndihmon të njihni veten, ju zhvillon drejt fantazive erotike dhe ju përmirëson (në të gjitha kuptimet) edhe në marrëdhënien me të tjerët, të çdo lloj seksi. Nëse jeni tashmë të rritur, ju e kuptoni shumë mirë se çfarë domethënie ka kjo gjë.
g.shqip
 
Titulli: Të dashuroheni me … vetveten

Shigjetari nuk ka asnjё grimcё keqdashje brenda tij. Ai i lёshon fjalёt e tij tё drejtёpёrdrejta dhe shokuese me pafajёsinё mё tё madhe. Madje edhe kur tenton tё justifikohet, atij sёrish i shpёtojnё ofendime nga goja. Mos e gjykoni atë shumë ashpër. Sepse njё Shigjetar e ka gjithmonё pa tё keq. Jo se ai ka nevojë për simpatinё time apo tuajёn. Pas mënyrës sё tij pa takt, është një mendje jashtëzakonisht e zgjuar dhe me standarde tё larta. Kombinimi unik i zgjuarsisё, inteligjencës dhe lёvizjes sё zjarrtë, zakonisht e çon shigjetёn e harkut tё shigjetarit direkt në qendёr tё tabelёs. Ajo qё tё bёn pёrshtypje si tё Shigjetari mashkull, ashtu edhe te femra, ёshtё fakti qё ata janё krejtёsisht tё pavёmendshёm ndaj fjalёve tё tyre. Ata janë të bindur se janë njerёzit më diplomatё në botë. Ata i dёgjon gjithmonë duke thënë: "اfarё, unë nuk i lёndoj ndjenjat e askujt për asgjë nё botё. Unë jam shumë i kujdesshëm pёr kёtё." Dhe ata sinqerisht e besojnë atё qё janё duke thёnё. Në fakt, ata çdo gjё e bёjnё mё ndershmёri. Shtirja dhe mashtrimi i çfarёdo forme nuk ka lidhje me ta.

اfarë është në mendjen dhe zemrёn e Shigjetarit është pothuajse menjëherë në buzët e tij. Ai është po aq i sinqertë dhe i drejtёpёrdrejtё si një fёmijё gjashtë vjeçar. Ju mund ta merrni këshillën e vjetër, "Nëse ju doni të vërtetën, shkoni te një fëmijë", dhe ta ndёrroni me "Nëse ju doni të vërtetën, të shkoni te një Shigjetar".

Pёrsa i pёrket sektorit tё dashuri, si shigjetari i turpshёm, ashtu edhe ai i fortё, e kёrkojnё dashurinё nё çdo kohё. Shigjetarёt zhyten nё romancёn e dashurisё me symbyllur, por ata kthjellohen menjёherё sapo pёrmendet martesa. Ata mendojnë sёrish pёr atё qё po bёjnё, pastaj vazhdojnё pёrpara dhe ndonёse bёjnё analiza tё kujdesshme sёrish mund tё bien nё gabim. Edhe pse Shigjetari është i ngrohtë dhe i mrekullueshёm në marrëdhëniet e dashurisë, ai është pak i ndërlikuar për tu kapur. Simbolikisht ai është “gjysmë njeri dhe gjysёm kalë “, gjё qё padyshim i jep atij mundёsinё pёr tё udhёhequr çdo lojё ndjekjeje, gjithmonё nёse ai nuk pengohet me këmbët e veta.

Një Shigjetar kurrë nuk mund tё arrijё tё tregojё njё gёnjeshtёr nё mёnyrё tё suksseshme. Askush nuk e beson atë as për një minutë. Mashtrimi është i panatyrshёm për Shigjetarin dhe kur ai përpiqet ta praktikojё atё, ekspozimi është zakonisht i shpejtë dhe i sigurt. Pёr tё ёshtё mё mirё tё ngecet te e vёrteta , pavarёsisht pasojave qё mund tё ketё. Madje as mendja e tij vёzhguese dhe shumё e vetёdijshme, nuk mund ta shpёtojё atё nga pasojat e njё mashtrimi, vetёm nёse ka Akrepin nё shenjёn e tij.
Për Shigjetarin, jeta është një cirk dhe ai është kllouni, qё hidhet dhe bёn kollotumba i veshur nё njё kostum me ngjyra. Fytyra e tij ёshtё e lyer me ngjyra tё ndritshme dhe sytё e tij ndriçojnё nga kurioziteti dhe argëtim. Nuk ka rёndёsi nёse ai ёshtё tip i tёrhequr apo guximtar, natyra e vёrtetё e kёtij idealist bujar është aq e gёzueshme sa Festa e Krishlindjeve. Me trimёri ai ngul një trёndafil mbi zemrën e tij të madhe dhe e drejton harkun e tij drejt qiellit. Ndёrsa merr shenjё drejt, ai e lёshon shigjetёn mё lart sesa syri i njeriut mund tё shohё- nё vendin ku lindin tё gjitha ёndrrat.

Ajo mund tju bёj konfuzё ju me sjelljen e saj, por kjo nuk ёshtё asgjё para konfuzionit qё i shkakton vetes sё vet. Shumё vajza Shigjetar e ngatёrrojnё miqёsinё me dashurinё dhe dashurinё me miqёsinё. Nёse ju jeni njё mashkull me mendёsi tё vjetra, i cili preferon ndrojtjen dhe heshtjen te femra e vet, atёherё duhet tё shikoni pёr njё partnere tjetёr. Kjo zonjushё e re ka njё mënyrё tё sinqertë dhe tё hapur me meshkujt dhe ajo nuk do të luajë asnjë nga lojёrat pa kuptim tё tipit "Gjeje se çfarё ndiej unё” ose "Gjeje se çfarё unë mendoj!" Si ajo ndihet dhe çfarё ajo mendon, janë identike me mënyrën se si vepron dhe çfarë ajo thotë. Tё qenit e prerë dhe e sinqertë natyrisht qё shkakton keqkuptime dhe shpesh herё grindje tё zjarrta, si edhe ndjenja tё lënduara, por kёto nuk e vёnё poshtё shpirtin e saj. Jupiteri kryelartë del në sipërfaqe dhe e shpëton atё nga një krizë e mundshme, duke e lejuar ta kalojё dhimbjen si shakanё më të madhe të momentit. Brenda vetes, mund të jetë duke qarё, por ajo do të jetё mjaft e zgjuar, sa pёr t’ju përgjigjur pyetjeve të miqve rreth ndarjes, nё mёnyrё tё tillё, që ata të mendojnё se e gjithë situata ishte një flirtim i padëmshёm nga ana e saj. Bllokimet emocionale si kjo janë të pamundur për t’u kuptuar nga ana e saj mendore dhe shpesh çojnë vajzën Jupiter në vendin “Askund tё Romancёs” duke mos ditur se kur zjarri i dashurisё mund tё ndizet, ose pse ndizet dhe e frikësuar se mos digjet kur ky zjarr tё ndizet fuqishёm. Pastaj ajo do të bёjё sio shumё e ftohtё dhe sikur nuk ёshtё nё gjendje tё marrё asnjё seriozisht, aq mё tepёr veten e vet. Ajo do flirtojё haptas, por pa ndonjë qëllim për ta bërë lidhjen të qëndrueshme apo tё pёrhershme, por vetёm pёr tё fituar reputacionin e një femre të ftohtë e tё pashpirt. Një shenjë zjarri nuk është asnjëherë e ftohtë apo e pashpirt, por ka shumё meshkujt tё paditur nё lidhje me atrologjinё, qё nuk e dinё kёtё.



e plot te tjera qe kane nje perhkrim kaq te sakte ...sa fillova te dashuroj veten.
 
Titulli: Të dashuroheni me … vetveten

te duash vetveten eshte nje proces qe nis qe kur jemi femije .. filtrojme raportin ..vleresimin..kritikat.. vemendjen etj qe ne fillim na i bejne prinderit.. dhe ketu nis formimi i cilesimit vetjak..
edhe froid e shikonte ket aspekt si nje egoizem e per te arritur ne egzagjerim e quante narcisismo. .
sipas shume studjusve ne kemi nje self talk me vetveten (rreth 51.000 fjale ne dite bashkebisedim me vetveten)
celsi qendron ne pozitivitetin e ketyre fjaleve dhe njohjen dhe pranimin e limiteve qe kemi...
nuk mund te krijojm rraporte me te tjere pa krijuar me pare me vetvete.. nuk mund te duam te tjeret nese nuk duam vetveten.
 
Titulli: Të dashuroheni me … vetveten

ata qe duan vetem bycen e vete nk dine e skane per te ditur kurr te dhurojne dashuri

osht me se e vertetuar ... qorri desa te them sori .
 
Titulli: Të dashuroheni me … vetveten

ata qe duan vetem bycen e vete nk dine e skane per te ditur kurr te dhurojne dashuri

osht me se e vertetuar ... qorri desa te them sori .

dangerous .. po flitej per te dashur vetveten .. jo nje apo me sh pjese trupi...
gjithesesi diference e bere shume sakte ajo qendron ne nje fjal te vetme :- "VETEM" ...
 
Titulli: Të dashuroheni me … vetveten

dangerous .. po flitej per te dashur vetveten .. jo nje apo me sh pjese trupi...
gjithesesi diference e bere shume sakte ajo qendron ne nje fjal te vetme :- "VETEM" ...

Më fal se nk do ndoll(dh) më .
Tj. X do i permbahem kryeartikullit.
Thnk
 
Back
Top