Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të çoj të shohësh lumturinë.

MonaLisa

Staf në FV.AL
Adm
Para disa ditësh më ra në sy një shkrim në një tren turistik në Bari: "Ti porto a vedere la felicità". Një frazë e thjeshtë, por që më dha shumë për të menduar.
A ekziston një vend konkret ku mund të shohim lumturinë? Apo është ndoshta një ndjesi që na shoqëron kur jemi me njerëzit e duhur, në momentin e duhur?

E çfarë është për ju "udhëtimi drejt lumturisë"?
Kujt do t’i thoshit sot:
“Të çoj të shohësh lumturinë”?
Dhe ku do ta çonit?

Ndajeni mendimin tuaj… ndoshta, në rrëfimet tuaja, dikush tjetër do të gjejë një copëz lumturie.
 
Temë interesante Mona!
Në perceptimin tim lumturia është diçka që e ndjen me shpirt, është përtej kënaqësisë e cila mund të jetë e shkurt ose e gjatë, por jo gjendje e vazhdueshme. Po e filloj nga këtu, sepse nëse e marrim në këtë kuptim lumturinë, atëherë nuk është diçka që e arrin me një akt, në ndonjë moment, rrjedhimisht as me një udhëtim të vetëm. Thënë këtë, nëse do të duhej të veçoja një udhëtim ai do të ishte një udhëtim shpirtëror, i cili për mua është në Mekë. Prandaj, nëse do t'më duhej ta çoja dikë për të parë lumturinë do e çoja doemos në Mekë. Patjetër që do të kushtëzohej me një përgatitje e cila fillon me besim. Aty ku mungon besimi, së paku për mua, doemos mungon dhe lumturia. Madje, po e bëj edhe një hap më tej; dikush që nuk beson në një lumturi të përhershme në amshim, nuk e di në ç'formë do të mund të gjente lumturi të përkohshme sado që të ketë jetë. 😇
 
Paske qene pa pune sot? :Ploollool
 
  • Haha
Reactions: A2.
Pervec lumturise qe gjejme tek ata qe i duam dhe na duan, une e gjej dhe tek ato gjera qe nuk i kam akoma. Pra, me ben te lumtur ideja se do te arrij dicka dhe derisa te behet e gjej tek ajo. Apo lumturia kur po pret dikend qe te mungon. Ju ka ndodhur ne aeroport teksa prisni 1 njeri qe ju ka marre malli, sa lumturi ndjen? Apo, koha kur le te themi sapo jeni dashuruar, dhe e dini se ne oren X do tju marre ne telefon, apo do te takoheni? Po te lumtur te ben dhe 1 veprim i mire. Ju ndodh kur ndihmoni dike, dhe kur shikoni lehtesim tek ai pasi ja zgjidhet hallin ju ndjeni nje lumturi... Rastet jane te pafundme pastaj.. Gjthss, cfaredo te jete, pasi ndodh, lumturohesh per pak, pastaj e harron.. dhe keshtu vazhdon te kerkosh dicka tjeter. Ama me rendesi eshte mendesia.. Duhet me e marre jeten me te lehta, me qene falenderues per cdo te mire e te keqe... Do vdesim, jeta e shkurter,shif ate qe eshte me keq, dhe je perhere i lumtur :D
 
Nga kjo që lexova, by the way edhe sot me punë ama pa vullnet për punë, ju flisni për gëzim e kënaqësi. Ndoshta e kam gabim, por lumturinë nuk e konceptoj si diçka të tillë. S'dua të futem në debate me të tjerët, po një anëtar më lart që ka sjell librin e Daniel Gilbertit, pasdite e shfletova, natyrisht në anglisht e gjeta më lehtë, me titull "Stumbling on Happiness", kisha përshtypje sikur flet pikërisht për këtë që ke shkruar; pra gëzimin dhe të qenit i kënaqur, dhe jo lumturin.
Aty flet për një lloj adaptimi hedoik, rritjen e pritjeve të cilat pastaj ndikojnë në mungesë të kënaqësisë, si dhe nevojë e vazhdueshme për të rrit dozën "e argëtimi" në mënyrë që të arrihet niveli i njëjtë i kënaqësisë... E gjithë kjo për mua është dopamin, të cilën unë s'e quaj lumturi. Ka mundësi ky gabimi i im të jetë për shkak të besimit, ama për mua kusht thelbësor për të jetuar i lumtur, duhet një lloj garancioni që ajo s'do të përfundojë asnjëherë, madje as me vdekje. Si besimtar, në këtë kuptim, lumturia e kësaj bote nuk është qëllimi përfundimtar, por një urë drejt kënaqësisë së Allahut dhe Xhenetit. Ky besim se ekziston lumturia e përhershme e bën njeriun të mos e teprojë në dëshpërim kur humb diçka tokësore dhe as të mashtrohet kur fiton diçka të përkohshme, rrjedhimisht pavarësisht rrjedhave të jetës, lumturia nuk i ndahet. Për mua, pa këtë besim, kërkimi për lumturi është si udhëtim pa destinacion; me këtë besim, çdo hap në jetë merr kuptim të plotë.
 
Me pelqen qe ke thene vazhdimisht: Per mua 😁
 
  • Haha
Reactions: A2.

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 4 66.7%
  • Të harrrova, sepse të dua

    Votat: 2 33.3%
  • Vetëm …

    Votat: 1 16.7%
Back
Top