Të bësh burg për dashurinë

cent

...Lontano
Në dhjetorin e tre viteve më parë Klodeta Metkola me statusin e martuar dëgjonte edhe njëherë nga kafazi i gjykatës së bashku me të dashurin e saj Lulzim Meta se çfare tentavash kishte bere cifti per te larguar bashkeshortin, në mënyrë që ata të finalizonin dashurinë e tyre të hershme, të refuzuar nga familjet e secilit.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Në atë kohë vajza sapo kishte mbushur 20 vjeçe, ishte martuar sipas një zakoni me shkuesi me ndërhyrjen e familjes, një martesë që ajo e kishte kundërshtuar, por prindërit nuk e dëgjuan. Në keto kushte Klodeta planifikoi me te dashurin e saj asokohe 25 vjeç që t'i vendosnin bashkeshortit tritol ne makine dhe ne lavatriçe,që ai te trembej dhe keshtu te realizohej divorci. Nje plan qe deshtoi per shkak te denoncimit ne polici nga bashkeshorti qe fatmiresisht shpetoi, ndersa dy te dashuruarit perfunduar ne burg.

Vajza u denua me kater vjet burg, ndersa Lulzim Meta me gjashte vjet heqje lirie. Ndersa Klodeta Metkola duke llogaritur kohen e paraburgimit e ka perfunduar denimin, 28-vjeçarit Meta i eshte konvertuar koha e mbetur me sherbim prove. Per te, kjo e hene eshte dita e pare qe paraqitet ne Zyrat e Sherbimit te Proves. Ai tregon historine e tij me Klodeta Metkolen, me te cilen eshte martuar tashme.

"Ne ishim njohur më përpara se Klodeta të martohej me forcë nga familja e saj, sepse ekziston ende mentalitet i vjetër, ku njerëzit martohen pa dëshirë. Ne donim që ta trembnim ish-bashkëshortin e saj, por dështuam në planin tonë dhe përfunduam në burg", thotë Meta.

Per Lulzimin e gjithe kjo histori e ka nje emer qe per te vertet nuk u justifikua perpara gjykates, por te pakten fitoi Klodetën. "Për Klodetën do ta bëja sërish. Ishin të gjithë kundra nesh", thotë Lulzimi.

Specialisti i Shërbimit të Proves Kreshnik Tanku kjo eshte nje nga ato histori njerezore qe rralle ndeshen ne keto zyra."Ky i dënuar për dy vjet do të mbajë kontakte pranë zyrës sonë", thotë Tanku.
Top Channel
 
Titulli: Të bësh burg për dashurinë

Kjo po qe eshte dashuri :p
 
Titulli: Të bësh burg për dashurinë

Eh, burgu eshte per burra :p

Nje i burgosur shikonte per grila burgu deri sa nje femer kalonte prane.


Fiuuuuuuuuuuuuuu - fishkelloi dhe posa femra ktheu koken i tha:

Takohemi atu ke jeni tani pas 12 viteve 5 muaj e 22 dite :vape::love
 
Titulli: Të bësh burg për dashurinë

K'te dashurorin e ka zene pas martese, apo kane qene te lidhur para martese bashke?
 
Titulli: Të bësh burg për dashurinë

Nje pyetje kisha....
Pse nuk u larguan te dy bashk ? Apo me mir te vrasesh ose te kercenosh me vdekje personin e trret...

Cfare kan ne trru kto njerez?
 
Titulli: Të bësh burg për dashurinë

sa lezetshem :p.. gjynah, kan qene te rinj dhe normal ate metode kan menduar te perdornin aso kohe. Gjthss, ja se dhe 2 vjet u paska ngelur mduket, do dalin e do bashkohen... Kshu eshte kur i marton femijet me zor.
 
Titulli: Të bësh burg për dashurinë

Kjo femra per mendimin tem eshte soji me i ulet i kurves ,nese nuk do dikend mos rri me te po te besh keso veprimeve nuk i shkojne per shtat nje femre te dashuruar po vetem nje Rrugaçe te keqe...

Rrugaçet deshirojne nje martese ,nje dashnor edhe vjen koha qe aq shume i perziejne te dyjat sa kapercejne ne krime te nivelit monstruoz
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top