Të bëjnë lexues të devotshëm !

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Të bëjnë lexues të devotshëm !



Qëllimi: Pastroje qëllimin. Të braktisësh të mirat materiale. Le të jetë qëllimi njohja. Për të dalluar të kotën nga e vërteta.


Hap librari: Bëje një kënd të veçantë vetëm për shfletim e lexim. Orendi e dhomës le të jetë libri.


Shndërro: Shndërro vitrinat e orendive, zbukurimeve, në Vitrina Librash.


Djersitu: Përpiqu vazhdimisht dhe mos u dorëzo në lexim e kërkim të diturisë. Pa u djersitur, nuk je lexues.


Në mëngjes e në mbrëmje: Lexo në kohë të ndryshme. Pas lindjes së diellit, për të mbajtur mend; në qetësinë e natës, për të medituar.


Pasi të hapësh sytë: Kur hap sytë, le të jetë gjëja e parë që bën, pasi ta falënderosh Zotin, leximi. Mbaj libra në të dyja anët e krahëve.


Libër në çdo dhomë: Në këndet e dhomave mbaj nga një a dy libra. Kudo që ulesh, a pushon, të kesh çka mund të lexosh.


Gjithnjë mbaje një libër afër vetes: Kur nuk të pëlqen biseda, të duket e tepërt, kur të tjerët merren me gjëra që s’të interesojnë, ti kape librin në dorë dhe ruaje gjuhën, mendjen dhe zemrën.


Pastaj libri, njohja dhe kërkimi i diturisë së dobishme, bëhet ndër pjesët më të bukura të jetës tënde.

- Je më i qetë,
- më i lumtur,
- më i ruajtur,
- më i dobishëm dhe
- më njerëzor.



Autor: Avni Tafili - Kosovë


 
Back
Top