Aren
Anëtar i Respektuar
Tashmë burrat do të jenë më të sigurtë për gratë e tyre në Arabinë Saudite. Kështu edhe pse Mbreti Abdullah ka prezantuar disa nisma për lehtësimin e gjendjes siç janë vota e grave dhe kandidimi i tyre në zgjedhjet lokale, sërish gratë janë nuk mund të lëvizin pa lejen e burrave. Një sistem i gjurmimit të grave me anë të mesazheve telefonike është vendosur së fundmi atje duke ngjallur njëkohësisht edhe indinjatë në radhët e shoqatave në mbrojtje të të Drejtave të Grave të cilat shprehen se edhe talibanët do e kishin zili diçka të tillë.
Mesazhet janë pjesë e një sistemi elektronik pasaportash në Arabinë Saudite.dhe në rast se gratë kalojnë kufirin, atëherë burrave u vjen një SMS ku u thuhet se gruaja po të ikën jashtë vendit.
Ligjërisht gratë në Arabinë Saudite nuk lejohet që të udhëtojnë pa miratimin e partnerëve.
alb-observer.com/