Monique
With or Without u
Shiko fotografinë 1759691
Nuk ka rëndësi nëse ai që ne shohim duke vuajtur është dikush që ne e konsiderojmë armik: të gëzohesh me dhimbjen e tjetrit tregon një perceptim të dobët për jetën.
Nëse do ta kuptonim njëri-tjetrin në tërësi, do të mund ta perceptonim lehtësisht shkakun e vuajtjes së të tjerëve…. Ajo çfarë i bëjmë një personi tjetër, në realitet, ne ia bëjmë vetvetes. Veçanërisht mungesa e besimit shkakton ende më shumë dhimbje!
Nuk është aspak e thjeshtë të flitet për dhimbjen, veçanërisht atë të brendshme, e cila nuk mund të shihet dhe nuk mund të matet.
Ne jetojmë në një periudhë në të cilën dhimbja nënvlerësohet.
Ne e kuptojmë këtë, kur gëzojmë me dhimbjen e tjetrit, kur një person konsiderohet i keq, ose armik, e provon atë drejtpërdrejt.
Një lloj hakmarrjeje që nuk sjell asgjë konkrete, por në këtë mënyrë, subjekti që vuan mund të kuptojë të keqen e shkaktuar më parë.
Në gjuhën gjermane ky qëndrim përkufizohet nga një fjalë specifike, në dukje e pakonkurueshme: “schadenfreude”, e përkthyer fjalë për fjalë si gëzim për dhimbjen dhe fatkeqësinë e të tjerëve.
Ky qëndrim është thellësisht i gabuar për disa arsye.
Të gëzohesh nga dhimbja e të tjerëve, madje edhe atë të ndjerë nga një person që mund t’iu ketë lënduar më parë, nuk do të thotë se do të largosh vuajtjet e tua.
Lidhur me këtë ndjenjë jo të zakontë janë bërë studime të thella.
Sipas një studimi të kryer në Japoni të gëzuarit me dhimbjen e të tjerëve aktivizon qarqet nervore që stimulojnë prodhimin e dopaminës, neurotransmetuesit që aktivizohen kur marrim një shpërblim…
A është kjo vërtet arsyeja?
/ giornodopogiorno.org/ observerkult