Talebanët sfidojnë strategjinë e Obamës: Përballeni me qëndresë

Lauri

Anunnak
3 December 2009
Talebanët sfidojnë strategjinë e Obamës: Përballeni me qëndresë
Talebanët thonë se do ta intensifikojnë luftën në Afganistan pas zotimit të amerikanëve dhe aleatëve të tyre për të dërguar përforcime të mëdha në vend.
Përmes një deklarate talebanët paralajmëruan se një vendim i tillë “do të provokojë një qëndresë të fortë”.
Talebanët thanë se strategjia amerikane nuk do të jepte rezultat dhe do të çonte në shtimin e numrit të ushtarëve të vrarë në radhët e trupave të huaja.
Talebanët thanë se shtimi i trupave ndërkombëtare do t’iu jepte militantëve më shumë mundësi për të ndërmarrë sulme dhe do të shërbente si nxitje për rekrutimin e militantëve.
Talebanët e quajtën kolonialiste qasjen e re të Shteteve të Bashkuara dhe vunë në dukje se gjatë gjithë historisë së Afganistanit pushtuesit e huaj kanë dështuar.
Në deklaratën e talebanëve thuhet, gjithashtu, se plani për shtimin e trupave do të dëmtojë ekonominë amerikane.
Në deklaratë paralajmërohet, gjithashtu, se planet për stërvitjen e ushtarëve afganë me synimin që ata të marrin përsipër garantimin e sigurisë, nuk do të funksionojnë, sepse ata shihen si kukulla nga banorët vendas.
Deklarata e talebanëve ishte reagim ndaj njoftimit të presidentit Obama për dërgimin e 30 mijë trupa shtesë në Afganistan.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s tha se vendet e tjera do të kontribuonin me të paktën pesëmijë trupa shtesë vitin e ardhshëm.(Shekulli)

-Kuptoj nevojen dhe domosdoshmerine per te kthyer Afganistanin ne normalitet. Te zhduket ekstremizmi islamik qe po demton vete religjonin islam. Por nuk kuptoj qendrimin dhe menyren qe presidenti Obama ka zgjedhur per te arritur qellimin.
Kur u be president Obama, ne Afganistan kishte rreth 30'000 trupa (mos u gobofsha), tani jane rreth 70'000 trupa. Pas pak do behen 100'000!
Kjo strategji mendoj qe eshte falimentimi i politikes perderisa do shtohen forcat. Kjo eshte rruge-dalja apo rruge-hyrja?
-Talebanet jane deklaruar jasht ligjit dhe duhen luftuar.
-Obama eshte njeri i paqes: cmimi nobel per paqe. Por pas luftes :D
Obama apo Bush?
 

Attachments

  • talebanet.jpg
    talebanet.jpg
    26.2 KB · Shikime: 6
  • obama-bush.jpg
    obama-bush.jpg
    8 KB · Shikime: 7
Redaktimi i fundit:
Titulli: Talebanët sfidojnë strategjinë e Obamës: Përballeni me qëndresë

mbeshtesim vendosmerine e luftetareve te lirise qofshin kush do qofshin.
 
Back
Top