Takim Obama-Medvedev, bisedohet për bashkëpunimin në teknologji

redi-

Anëtar i Respektuar
ë ditën e dytë të vizitës në Shtetet e Bashkuara Presidenti rus Dimitri Medvedev do të takohet sot në Uashington me Presidentin Barak Obama. Zyrtarët amerikanë thonë se në takimin në Shtëpinë e Bardhë ata do të bisedojnë mbi rrugët për shtuar bashkëpunimin përmes tregtisë, investimeve dhe novacioneve. Dje, zoti Medvedev vizitoi Silikon Valli-n - një rajon të Kalifornisë, ku ndodhen shumë kompani të teknologjisë së lartë.
Vizita në Silikon Valli synonte tërheqjen e investimeve amerikane drejt Rusisë. Presidenti Medvedev e filloi turneun në kryeqytetin teknologjik të Amerikës me një takim me Evan Williams dhe Biz Stone, themeluesit e kompanisë Twitter.
Në zyrat e kompanisë në San Francisco, ai hapi një llogari Twitter me emrin KremlinRussia dhe dërgoi mesazhin e parë, ku thuhej “Përshëndetje të gjithëve, tani jam në Twitter dhe ky është mesazhi im i parë.”
Zoti Medvedev ka thënë se dëshiron të sjellë më shumë novacione në ekonominë ruse e cila varet shumë nga nafta dhe të krijojë versionin rus të Silikon Vallit pranë Moskës.
Por atij i duhet të përballet me kritikat se sado e fortë të jetë dëshira e tij për të futur teknologji dhe biznese të reja në vend, sistemet politike dhe ekonomike të Rusisë janë tepër të korruptuara për të bindur invstitorët e huaj. Dje, megjithëse i pranon sfidat, udhëheqësi rus shprehu besimin se me partneritetin dhe qendrimin e duhur vendi i tij do të ketë sukses.
Presidenti Medvedev e shprehu këtë besim gjatë një fjalimi në Universitetin Stanford, ndalesa e fundit e turneut të djeshëm.
“Një numër i madh vendesh pune do të krijohen në industritë e teknologjisë së lartë dhe kjo do të sjellë rritje të shpejtë ekonomike.”
Kremlini ka planifikuar në buxhet qindra miliona dollarë për projektin e quajtur “Innograd” ose qyteti i novacioneve. Por analistët kanë paralajmëruar se pa një reformë të mirëfilltë të aparatit gjigand shtetëror të vendit, një projekt i tillë mund të dështojë. Zoti Medvedev pranoi se sfidat janë të mëdha:
“Korrupsioni, lidhjet klanore, të gjitha këto fatkeqësisht krijojnë vend për destabilizim, prandaj duhet t’i luftojmë këto probleme sa më shpejt,” tha presidenti rus.
Gjithsesi, zoti Medvedev siguroi dje një investim prej 1 miliardë dollarësh nga kompania Cisco Systems për të ndihmuar në përhapjen e teknologjisë së lartë në Rusi.
Nga.Zeri i Amerikes
obama.jpg
 
Back
Top