Tajvan, martesa e parë budiste homoseksuale

Love

βeℓℓe â๓e
Dy vajza u bënë çifti i parë që u lidhën në martesë në një ceremoni budiste në Tajvan, në përpjekje për të sensibilizuar vendin e tyre që të bëhet i pari në kontinentin aziatik i cili njeh ligjërisht martesat brenda të njëjtit sekt.
Në rastin konkret, në fakt, nuk bëhet fjalë për një martesë të ligjshme, por për një ritual fetar.

budistet-homoseksuale.2-620x411.jpg


Fish Huang dhe You Ya-ting, të cilat kishin 7 vjet së bashku, të veshura të dyja me fustan të bardhë, shkëmbyen unazat dhe premtimet e shenjta në tempullin budist Taoyuan, në veri të Tajvanit.
Më herët vajzat ishin shprehur se nisma për ta zhvilluar këtë ceremoni në një tempull dhe në mënyrë publike ishte një përpjekje për të sensibilizuar njerëzit mbi të drejtat e komunitetit homoseksual dhe për të bindur qeverinë që të legalizojë martesat e personave me të njëjtin seks.
Burimi: g.shqip
 
Back
Top