Tadiq: Pres përgjigjje pozitive për ta vizituar Kosovën

Kresha

A pretty face can never trick me
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, deklaroi sot se pret përgjigjje pozitive nga institucionet ndërkombëtare për kërkesën e tij për ta vizituar Kosovën.

Ai tha se Serbia e respekton Marrëveshjen ushtarako – teknike të Kumanovës dhe Rezolutën 1244.

"Kjo siguron që presidenti i Serbisë ta vizitoj Kosovën, e jo vetëm ata që janë ftuar nga presidenti i të ashtuquajturit shtet të Kosovës", tha Boris Tadiq dhe shtoi se edhe ai ka të drejtë ta vizitoj Kosovën, që "është në përbërje të Serbisë".

Ai theksoi se "edhe mëtutje do të luftoj" kundër pavarësisë së Kosovës.

Mbrëmë, z.Tadiq paralajmëroi se do ta vizitoj Kosovën./rel/
 
Back
Top