“Taçi Oil” me oreks të madh

alfonci

Veri investigatio
“Taçi Oil” nuk ka ndërmend të ndalet vetëm te sponsorizimi i një ndeshjeje të futbollit si e të martës Tirana-Milan, që do të hyjë në histori.

Oreksi kësaj kompanie tashmë është rritur ndjeshëm dhe ka bërë që të hedhë sytë drejt Serisë A, në kërkim të blerjes së ndonjë klubi.

Pas miqësores së kuqezinjve italianë në kryeqytetin shqiptar, në Itali menjëherë kanë dalë në qarkullim lajmi, që zbulon se preferenca është Bolonja, por edhe Kaljari dhe Livorno. “Taçi Oil”, kompania e karburanteve, që ka seli në Gjenevë dhe që luan një rol parësor në merkaton e karburanteve shqiptare, dëshiron të hyjë fuqishëm në kampionatin italian.

Kjo ide është prej kohës në mendjen e Rezart Taçit, pronarit të shoqërisë, i cili ka individualizuar pikërisht te Bolonja, Livorno e Kaljari, klubet me të cilët është e mundur të hapë tratativa.

Bolonja është në krye të preferencave të kësaj kompanie, që tregton në Shqipëri të gjitha prodhimet derivate të naftës, për dy motive: drejtuesit janë në kërkim të partnerëve dhe nga klubet teorikisht “të mundshëm”, ai i kuqebluve italianë është më prestigjiozi.

“Zoti Rezart di shumë gjëra për futbollin tonë, shkruante dje ‘Il Resto del Carlino’, pasi ka studiuar në Itali, e flet mirë gjuhën tonë dhe ndjek me interes Serinë A. Në radarin e tij ka hyrë prej kohësh Bolonja, që kur gazetat bolonjeze flisnin për çështjen ‘Tacopina’. Rezarti kishte tentuar edhe të hynte në skenë, kur avokati i ‘Neë York’ ngriti flamurin e bardhë, por e gjeti të zënë vendin nga pronari aktual, që kishte bindur Kacolën t’ia shiste paketën e tij të aksioneve”.

Ndërsa tani, sipas medias italiane, interesi i këtij biznesmeni shqiptar, i cili tashmë ka fituar besimin e Milanit, duke i bindur drejtuesit e tij të hapin një shkollë futbolli në Tiranë, mund të rinovohet.

Rezartit, i cili ndjek me vëmendje zhvillimet e situatës në futbollin italian, nuk i ka shpëtuar kjo deklaratë e Menarinit: “Kërkojmë ortakë. Nëse nuk do t’i gjejmë në Bolonjë, do të shikojmë përreth, por do t’i gjejmë”. Një mund të jetë shumë pranë...

top-channel.tv
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top