sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Tabuja e prindit
Një transformim brezash, që nuk është thjesht një lojë. Flasin sociologët dhe gjuhëtarët e SH2
Kur i përdorim emrat e farefisnisë, si nënë, baba, motër, nip, teze etj., vetvetiu konfirmojmë marrëdhënie gjaku ose afrie me personin përkatës; çka sjell me vete edhe detyrime etike – sepse kur e quan tjetrin baba, ia njeh edhe autoritetin që ka mbi ty. Për këtë arsye adoleshentët e kanë gjithnjë e më të vështirë t’u drejtohen prindërve si babi dhe mami, ose t’i quajnë ashtu në bisedat mes tyre. Një fjalë si babi e bën përdoruesin të ndihet fëmijë, sepse njëfarësoj vetëm fëmija mund të thotë të atit babi; prandaj mënjanimi i kësaj fjale nga përdorimi shërben shpesh si hap vendimtar drejt emancipimit, ose krijimit të personalitetit.
Këtu ka dy aspekte që nuk duhen ngatërruar – emri që përdorim për t’iu drejtuar prindit në bisedë me të, dhe emri me të cilin e quajmë prindin, në biseda me moshatarët. Unë mbaj mend që, kur fillova të ndiej se po shkëputesha prej fëmijërisë, kalova një periudhë të gjatë, me vite të tëra, pa iu drejtuar tim eti me ndonjë emër, si për t’i përkujtuar se nuk isha më i njëjtë me fëmijën që, deri dje, i drejtohej si babi.
Përndryshe, në shoqërinë time prindërit ishin rregullisht plaku dhe plaka për të gjithë ne; zakonisht të ndjekur nga një pronor: plaku im, plaka jote e kështu me radhë, thuajse mosha e madhe që u uronim këtyre pleqve do ta relativizonte disi pushtetin e tyre ndaj nesh. Në rrethin tim shoqëror, ata që u drejtoheshin nënave me emër ishin gjithnjë më të shumtë se ata që me emër u drejtoheshin baballarëve, ose të dy prindërve – tjetër shenjë e hierarkive brenda familjes, edhe pse kjo do trajtuar veçmas.
SONDAZHI
Nofkat për prindërit në celularet e 100 adoleshentëve të Tiranës
Pyetja e bërë këtë javë ishte:
Si i shënoni prindërit në celularët tuaj?
17 - mami, babi
16- me emrat e tyre (pra: Hamit, Hasan, Vera etj)
7 -plaku, plaka
30 - Nofka me prejardhje bezdisjen nga kontrolli (mes të cilëve “Uf Mami“, “Uf Babi“, „Binjaku Im“, „Shefi“, „Shefja“, „Ku je“, „Ai“, „Ajo“ „Sekretarja“ „Hahaha“ etj)
23 - Emra politikanësh, diktatorësh, kafshësh, apo institucionesh (mes të cilëve „Hitleri“, „Enveri“, „KLSH“ (Kontrolli i Lartë i Shtetit), Xhozi, Pitbulli, Policia, Urgjenca etj)
7 - Emra përkëdhelës (dulce mamita, papito lindo, ami (mamit) abi (babit), mamushi, babushi etj)
Një “hulumtim” në celularët e adoleshentëve. اfarë simbolizojnë nofkat e panumërta me të cilat fëmijët emërojnë prindërit në celularët e tyre. Kalimi nga “plaku” dhe “plaka” tek nominimi i prindërve me emra si “Hitleri” apo rrethanorë si “Ku je”. Nofkat për prindërit në celularet e 100 adoleshentëve të Tiranës