“Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” shtyn aksionin: Ndërgjegjësuam qeverinë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
[h=1][/h] “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, nisma shqiptare në të cilën deri tani janëpërfshirë mbi 10 mijë vullnetarë, ka arritur të vërë në lëvizje të gjithë sistemin qeverisës në Shqipëri dhe të rrisë ndërgjegjësimin e Kryeministrisë dhe ministrave në vend, të cilët janë faktorët kryesorë që duhet të angazhohen për një Shqipëri të pastër.
Lëvizja “Ta Pastrojmë Shqipërinë në një ditë” ia ka arritur qëllimit të saj duke sensibilizuar për një mjedis të pastër përveç shoqërisë civile, edhe qeverinë dhe kryeministrin Berisha, i cili e shpalli 20 prillin si Dita e Shqipërisë së Pastër.
Në fakt, ky rezultat që pritej të ndodhte pas aksionit kombëtar të paralajmëruar për në 9 maj, ndodhi më përpara dhe për këtë, lëvizja njofton shtyrjen e aksionit për në datën 23 shtator, ditë që përkon me ditën e fundit të lëvizjes botërore për vitin 2012.
Përmes një deklarate për mediat, lëvizja “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë, pjesë e lëvizjes botërore “Let’s do it World” shprehet e kënaqur se “nga mbi 100 vende që i janë bashkuar kësaj lëvizjeje në mbarë botën, Shqipëria bëhet vendi i parë që ka një rezultat të tillë duke arritur të vërë në lëvizje strukturat e shtetit për të kryer pastrimin e vendit nga mbetjet pa ndihmën e donatorëve apo shoqërisë civile”.
Duke theksuar se projekti i saj i është prezantuar disa kohë më parë kryeministrisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Tiranës dhe trupave diplomatikë në Shqipëri, si dhe organizatave ndërkombëtare, lëvizja falenderon kreun e qeverisë dhe shtyn aksionin e saj pas sezonit turistik.
“Jemi të nderuar që aksionin tonë, pjesë e lëvizjes botërore ta shtyjmë pas sezonit turistik duke qenë krenar për arritjen e madhe që ky aksion kishte në Shqipëri. Shoqëria civile do të vazhdojë punën për aksionin e shtatorit duke kërkuar nga të gjithë ju mbështetje të vazhdueshme.
Fokusi i “Ta Pastrojmë Shqipërinë në një ditë mbetet i njëjtë: rritja e ndërgjegjësimit të popullsisë shqiptare për ambientin, identifikimi i vendgrumbullimeve ilegale të mbetjeve, ndërtimi i hartës dhe aksioni i madh i pastrimit vullnetar nga Ne, Ju, Shoqëria civile dhe vetë populli”, thuhet në deklaratë. / Gazmira Ndoja

* * *

Berisha: 20 prilli, dita e Shqipërisë së pastër
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se mjedisi dhe mbajtja pastër e tij mbetet një nga problemet madhore dhe propozoi që 20 prilli të caktohet si Dita e Shqipërisë së Pastër.
“20 prilli të caktohet si dita e Shqipërisë së pastër, ku të dalim sëbashku dhe të pastrojmë qytetin, fshatin, rrugët. Të prekim me dorë mjedisin. Ministria e Mjedisit duhet të marrë të gjitha masat të përcaktojë të gjitha zonat, hartën e ndërhyrjeve dhe administrata shkollat, institucionet, komunitet në mbarë vendin do të angazhohen në këtë ditë për mjedisin” ka theksuar Berisha.
Gjithashu, kryeministr shtoi se shoqëria civile ka caktuar një tjetër datë për pastrimin e mjedisit, një nismë e cila do të gëzojë mbështetjen e qeverisë.
“Shoqëria civile ka përcaktuar një datë tjetër dhe i përshendes dhe u kërkoj të gjitha institucioneve t`i japin mbështetjen totale nismës së tyre, kanë përzgjedhur 9 majin. I garantoj se do kenë vetëm mbështetje se do të jemi realist sikur çdo javë të bëhet ajo ditë nevojë ka ky vend në këtë gjendje që e kemi katandisur të gjithë”, tha Berisha. /Shekulli
 
Titulli: “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” shtyn aksionin: Ndërgjegjësuam qeverin

Ta pastrojm edhe Kosoven per nje dite, me 24 Maj 2012.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top