sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Syzat 3D rrezik për shëndet?
Fansat e filmit më të suksesshëm në historinë kinematografike, “Avatar”, e kanë lavdëruar përdorimin e teknologjisë 3D për realizimin e tij, mirëpo Qeveria italiane beson se kjo gjë mund të jetë e rrezikshme për shëndetin shikuesve.Ministria italiane e shëndetësisë ka thënë se ka konfiskuar afër 7.000 kopje të syzave 3D nga kinematë italiane dhe ndoshta do të grumbullojë më shumë prej tyre.
Zyrtarë të kësaj ministrie thonë se këto syza paraqesin probleme higjienike nëse nuk janë të pastruar mirë, ndërsa pohojnë se syzet e konfiskuara nuk ishin të sigurta nëse nuk do të shkaktonin probleme afatshkurta të shikimit.
Mungesa e këtyre syzave ka pasur efekt të vogël mbi suksesin këtij filmi në Itali, ku “Avatar” vazhdon të mbetet filmi më i shikuar në vend. /Telegrafi/