Syte tregojne se a jeni homo apo hetero-seksual

Arfenilla

Themelues i Forumit
Hetero apo homoseksual? Tashmë kjo dilemë mund të zgjidhet vetëm me një vështrim në sy.

Të paktën, kjo është ajo që pretendojnë studiuesit e Universitetit të Korneullit në Britani, të cilën arritën në përfundimin e tyre pas ekzaminimit të imtësishëm të qindra meshkujve e femrave të tërhequr nga seksi i kundër apo e njëjta gjini.




syriiiiii-290x218.jpg

Sipas përfundimeve, çelësi i përgjigjes ndodhet pikërisht tek bebja e syrit.

Prej kohësh, është i njohur fakti se shenjë e emocioneve është edhe pulitja e vazhdueshme e syve, por tashmë duket se edhe reflekset optike mund të japin të kuptohet se cila është tërheqja e një personi.

Personave të testuar, iu shfaqën imazhe me përmbajtje seksuale të meshkujve, femrave dhe një peisazh natyror.

Imazhet ngacmuese në trurin e meshkujve arrinin të krijonin pulitje më të shpeshta të syve dhe një zgjerim të përkohshëm të bebes, duke thënë një përgjigje pothuajse gjithmonë të saktë mbi prirjen seksuale të të anketuarit.

Megjithatë, për befasinë e studiuesve, sytë e femrave reagonin njësoj i eksituar ndaj të gjithë imazheve me përmbajtje seksuale.

”Kjo nuk do të thotë se të gjitha femrat janë biseksuale, por se truri i tyre reagon ndryshe, për një arsye ende tërësisht të paeksploruar, ndaj imazheve seksuale”, theksoi doktori Ritch Savin-Williams.Albet..com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top