"Sytë janë pasqyrë e shpirtit"

*Linda*

Lost out in the desert
Thënjë shumë e vërtetë dhe antike - sytë janë pasqyrë e shpirtit. Njeriu shumë gjëra mund t'i fshehi me sjelljet e veta, deklarimet, pamjen e vet, por asnjëherë nuk mund të fshehi reflektimin e shpirtit të syve sëtij/saj. Bebezat e syve zgjerohen kur dikush na pelqen, ndonjëhere mblidhen. Shkëlqimi në sy tregon gjendjen tonë emotive dhe atë psikike. Dridherimet, fokusimi i koncetruar i shikimit janë shprehje të gjendjes sonë të brendshme por në të njëjtën kohë edhe reaksion në ngacmimet nga jashtë apo në personin që e vështrojmë. Në sytë tanë shihet gjithcka - gjendja emotive, shëndetësore, disponimi ......

Si mendoni juve? Jeni dakort më këtë fenomen?
 
kjo ka te bej me komunikim jo verbal dmth ne arrijm te njohim dhe te kuptojm tjetrin deri diku edhe pa folur,sepse eshte mimika e fytyres(kryesisht syte-shikimi) qe nepermjet tyre ne kuptojm gjendjen shpirterore te tij.
 
Se di sa e ver8 mund te jete.s'esht per cdo njeri e sakte kjo,ka qe te genjejne sy me sy,jane aktore aq te mire,sa nuk i kupton dot se ci fsheh shpirtieshte nje shprehje ne spanjisht qe thote: ojos vemos,corazones no sabemos!
-syte i shikojme,por zemrat si njohim.....keshtu qe se di nese eshte totalisht e vertete,apo vetem relativisht!
 
Une di vetem qe syte s'kane goje, por shprehin cdo emocion pa marre aprovimin tone.

Tek disa madje jane aq transparente, sa shprehin edhe boten e tyre boshe.
 
Une di vetem qe syte s'kane goje, por shprehin cdo emocion pa marre aprovimin tone.

Tek disa madje jane aq transparente, sa shprehin edhe boten e tyre boshe.

:) Shume dakort, syte nuk kan goje, heshtja e tyre eshte me e cmuar se sa 1000 fjale.
 
Titulli: "Sytë janë pasqyrë e shpirtit"

Syte hapen...Syte shofin...Syte njohin...Syte qeshin...Syte flasin...Syte endrrojn...Syte kerkojn...Syte magjepsin...Syte te magjepsin...Syte dashurojn...Syte gezohen...Syte dyshojn...Syte genjejne...Syte fshehin...Syte tremben...Syte te trembin...Syte lotojn...Syte thahen...Syte mbyllen per te mos u hap mè .
Ja se cfare jane syte .
 
Titulli: "Sytë janë pasqyrë e shpirtit"

Syte hapen...Syte shofin...Syte njohin...Syte qeshin...Syte flasin...Syte endrrojn...Syte kerkojn...Syte magjepsin...Syte te magjepsin...Syte dashurojn...Syte gezohen...Syte dyshojn...Syte genjejne...Syte fshehin...Syte tremben...Syte te trembin...Syte lotojn...Syte thahen...Syte mbyllen per te mos u hap mè .
Ja se cfare jane syte .

te shkretet syte


edhe une jam dakord............
 
Edhe pse Linda ke marr vetem njeren pjese te tekstit tim personal dhe ke shkaktuar pothuajse "debat" lidhur me temen "C'fare paraqesin syte". Qe komentuesit t'a kene me te qarte se per cfare ne fakt kam shkruar une ne nje forum ku ka qene i postuar teksi im, do e postoj te terin ketu, normal qe nuk do kete nevoje te kerkoj leje per tekstin qe pjeserisht do riperseritet.

--------------
Sytë shpesh janë quajtur “dritare e shpirtit” ose “pasqyrë e shpirtit”, që gjithashtu është edhe thënje e vjetër antike. Studiuesit thonë se më pak kontakt me sy nënkupton më pak miqësi. Ata gjithashtu sugjerojnë se intimiteti është edhe funksion i sasisë së vështrimit të syve, proksimitetit fizik, intimitetit të temës së bisedës, dhe të buzëqeshjes. Nga ana tjetër kontakti i syve ka kuptim social, sepse shpreh dëshirën për komunikim, ndjenjat e bashkëbiseduesit, madje edhe veçoritë e personalitetit.Thjesht e thënë sytë e hapin ose e mbyllin komunikimin.
Kur jemi shumë të afërt me dikë e kemi të vështirë të përmbajmë kontaktin e syve. Bebëzat e syve zmadhohen kur dikush na pelqen, ndonjehere edhe zvogëlohen. Shkëlqimi në sy tregon gjendjen tonë emotive dhe atë psikike. Hapja dhe mbyllja e syve, fokusimi i koncetruar i shikimit janë shprehje të gjëndjes sonë të brendshme por në të njëjtën kohë edhe reaksion në ngacmimet nga jashtë apo në personin që e vështrojmë. Në sytë tona shihet gjithcka - gjëndja emotive, shëndetësore, disponimi etj. Në fakt sytë në shumë raste shprehin gjëra në aspekte të ndryshme më shumë se sa fjalët. Një person i kujdesshëm dhe intuitiv percepton më shumë gjëra duke "lexuar"sytë e tjetrit. Bashkëbiseduesit që përdorin kontaktin përmes syve zmadhojnë edhe pëlqimin midis tyre.
Nga kjo mund të konkludojmë se njeriu shumë gjëra mund t'i fsheh me sjelljet e veta, deklarimet, pamjen e vet, por asnjëherë nuk mund të fsheh reflektimin e shpirtit në sytë e vet.

I shkruar nga vete une nen nofken Dingo
 
Syte jane pasqyra e shpirtit dhe zemres kur shef thelle ne syte e nje neriu i shikon cfar ndjen ai person,kur dikush eshte i merzitur apo i syte qeshin dhe qajne gezohen dhe friksohen.... me nje fjale une besoj ne kete thenie...
 
Titulli: "Sytë janë pasqyrë e shpirtit"

Syte i shikojme,por zemrat si njohim,keshtu qe se di nese eshte totalisht e vertete.Sepse ka disa njerez qe jane aq artista saqe nuk mundesh dot ti kuptosh cfare fshehin brenda tyre.
 
Pe: "Sytë janë pasqyrë e shpirtit"

Une nuk i besoj,syte po jane thjesht nje shfaqje e disa situatave disa momenteve,por jo pamje e shpirtit...Ke sy shume te qeshur ne paraqitje por ne fakt kane nje melankoli ne shpirt,sdo te thote gje...Sikur ti njihnim njerezit nga syte,shume gjera do ishin ndrysh sot...Ne veten tone kur e shohim ne pasqyre e nuk arrijme ta njohimndonjehere,jo te presim te na lexojne tjeret syte..Vertet qe meane te syve njeriu percepton disa gjera por jo te kene aq thellesi ne shikimin e gjerave..Te thuash lexon shpirtin eshte dicka e madhe,dicka qe kalon pertej nje logjike...Syte do i fusja ne tiparet e paraqitjes se njeriut dhe si te tilla do i trajtoja pa i dhene shume rendesi...Vertet qe veset e sjelljet te zbukurojne edhe fjala eshte ajo qe te ndreq ajo qe te prish por syte sbejne ndonje diference,me ane te sjelljes arrijme te dallojme tjetrin edhe pse shpirtin sja lexojme dot askujt,ndonjehere as vetes sone...
 
Pe: "Sytë janë pasqyrë e shpirtit"

Une besoj qe syte refektojne gjendjen tone shpirterore..shprehin ankth, gezim, frige, dashuri...Mua me duket se syte e njerezeve qe jane te lumtur dhe te kenaqur u qeshin para buzeve :D.
 
Titulli: "Sytë janë pasqyrë e shpirtit"

Pa asnje dyshim se syte shprehin ate cfare ndjen zemra dhe cfare kemi ne shpirt, gezim, lumturi, pasion, dhembje, nostalgji....
 
Nuk e kane thene kot syte jan pasqyre e shpirtit.
Disa njerez qe ne sy i lexoj si liber.
E kuptoj menjehere se cndjenje ka personi ne ato caste.
Nje mikja ime nje dite ishte lyer aq shum e rregulluar aq shume qe mos te binte ne sy se ishte e trishtuar.
Edhe un qe e pyes:-"He mi cke qe je merzit"?
Ajo ngeli,e tha pse lexon syt e mi :P.
Syte pasqyrojne shpirtin e njeriut.
Nuk ka rendesi ngjyra e syve, por menyra sesi ndricojne e rrezatojne shkelqimin.
 
Back
Top