Tuana
Nada é por acaso!
Një zbulim i çuditshëm është bërë në plazhin e Floridës: gjatë një shëtitjeje në breg të detit, një banor i Pompano Beach gjeti një sy gjigant, i cili në momentin kur është pikasur nga kalimtari ishte ende i gjakosur.
Sipas ekspertëve, pas një këqyrjeje paraprake, syri me përmasa të pazakonta, mund të ketë qenë i ndonjë kallamari apo ndonjë gjallese tjetër ujore të madhe, si p.sh një balenë. Por ky zbulim i çuditshëm ka nxitur menjëherë shumë diskutime në rrjetet sociale, ku shumë prej komentuesve hedhin idenë se kemi të bëjmë me syrin e një gjiganti misterioz të detit apo të një alieni.
Personi që e gjeti syrin gjigant në ngjyrë blu të thellë, e futi në një çantë plastike dhe e dorëzoi menjëherë në polici, ndërkohë që këta të fundit e kanë çuar në një laborator shkencor që do të bëjë ekzaminimin e hollësishëm gjenetik të syrit, për të zbuluar se kujt i ka humbur.
/G-shqip/