Pothuajse në çdo tru njerëzor gjendet një re supersticioni Struktura bazë e këtij fenomeni të vjetër sa njerëzimi është mendimi, por një mendim i veçantë gati – gati magjik. Të menduarit supersticioz krijon lidhje të çuditshme midis ngjarjeve, objekteve, fenomeneve që në realitet nuk duket se kanë lidhje. Disa shembuj konkretë mund të ishin ideja e një numri ters që mund t’ju ”shkatërrojë ditën” siç është për disa numri 13, macja e zezë që ju pret rrugën, besimi se nëse kalon poshtë shkallëve diçka e keqe do të ndodhë, aksidentet ”treshe” ku pas dy incidentesh do të ndodhë një i tretë prandaj i paraprihet duke thyer një objekt, të veshurit me të kuqe për Vitin e Ri, kryqëzimi i gishtave kur presim një lajm etj. Të gjitha këto janë mendime irracionale gjë që do të thotë: a) të besosh pavarësisht fakteve ose pa patur fakte b) të shpërfillësh marrëdhënien e vërtetë midis shkakut dhe pasojës c) të besosh tek mrekullitë, ëndrrat dhe e mbinatyrshmja. Personi supersticioz mund të jetë kaq i fiksuar sa që i duhet të kryejë disa rituale për të qetësuar ankthin e vet ndryshe funksionimi normal në shoqëri është në rrezik. *** Një ndër supersticionet më të fuqishme në SHBA por i dëgjuar edhe në vendin tonë lidhet me të premten e datës 13. Kjo shikohet si një ditë ters. Në raste ekstreme supersticiozët atë ditë refuzojnë të shkojnë në punë, nuk dalin nga shtëpia. اfarë do të ndryshonte në qoftë se irracionaliteti shkon deri aty sa te mohoj datën 13 dhe ta zëvendësojë me datën 12 e gjysmë?½ Ndoshta kështu nuk ka rrezik për jetën. Të gjorët! Po atyre që nuk ju shkon ndër mend kjo «zgjidhje», do u duhet të qëndrojnë mbyllur në shtëpi tërë ditën? Po ata që nuk e dinë fare domethënien e datës 13 janë të paprekshëm nga e keqja sepse janë «injorantë»?
Supersticioni ndryshon nga koha në kohë dhe në varësi të kulturave të ndryshme
Në antikitet njerëzit ishin supersticiozë prej frikës nga shpirtrat ose demonët aq sa kjo konsiderohej një «frikë pozitive». Sot tabloja ka ndryshuar. E rëndësishme është që çdo e vërtetë e re të zëvendësojë një supersticion. Supersticioni është më shumë një karakteristikë e femrave se sa e meshkujve. Në përgjithësi vihet re se femrat janë më supersticioze se meshkujt. Nëse do e shikonim nga një këndvështrim pozitiv, le të themi se ato janë më të ndjeshme, siç thotë Gëte «Supersticioni është poezia e jetës».
Supersticionet pozitive dhe negative
Disa supersticione lidhen me mungesën e fatit, disa të tjera me dëshirën për të sjellë fat. Supersticionet që lidhen me mungesën e fatit quhen negative, kurse këto të dytat pozitive. Duke i ndarë në këtë formë, ato kryejnë funksione të ndryshme psikologjike. Supersticionet pozitive krijojnë iluzione pozitive dhe mund të promovojnë optimizëm. Për shembull në Indi besohet se nëse trupi ka nishane dhe këto shtrihen në pjesën e përparme të trupit, atëherë individi do ketë fat. Ose një tjetër supersticion i ndeshur në shumë vende dhe në Shqipëri është kur gruaja ha dy fruta të ngjitura thuhet se do të lindë binjakë. Kjo do të shkaktonte ndjesi pozitive tek ato gra që dëshirojnë binjakë. E kundërta ndodh me supersticionet negative. Ato promovojnë ndjenja negative dhe pesimizëm. Për shembull: thyerja e pasqyrës sjell fat të keq, ose macja e zezë që paralajmëron djallin, korbi i zi etj. Duket se supersticionet kanë pushtet në mendjen njerëzore. Për të ilustruar se sa fuqi kanë Mark Twain është shprehur: «Më lejoni të bëj supersticionet e një kombi dhe unë nuk do të shqetësohem se kush i bën ligjet».
Mendoni ndryshe
Së pari: Po gjunjëzoheni para asgjësë. Fantazmat e imagjinatës të marrin rob dhe prishin paqen e mendjes. Së paku kur gjunjëzohesh para dikujt ose diçkaje konkrete dhe pse vetëvlerësimi është në rrezik, ka një objekt para syve. Por asgjësë t’i japësh këtë lloj privilegji!
Së dyti: Të qenit supersticioz do të thotë se arsyeja juaj po fle, madje përkundet herë pas herë që të flejë më gjatë. Kjo përbën më tepër rrezik se sa kur dilni nga shtëpia në datën 13 ose kur një mace e zezë ju kalon në oborrin e shtëpisë tuaj.
Së treti: Supersticioni kultivon ndrojtje. اdo veprim ose mendim me të cilin impenjoheni për këtë qëllim ju ndrydh. Së katërti: Shkenca e ka bërë jetën më të thjeshtë.
Revistapsikologji.