Sundimi i vetvetes

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Sundimi i vetvetes

Tokë e robëruar, njerëz të sunduar nga mbretër sundues! Mbreti sundimtar, zemrat e vdekura, robër të pushtetit, materialistë, sot, nesër i vdekur! Mbret i vdekshëm, robër të pajetë.

Shkruan: Avni Tafili​


Brendi pa pushtet; luhatje, bindje e brishtë. Thirrje, ndërgjegjësohu!

Koha e ftohtë. Fryma e ngulfatur. Hukamë e penguar. Brenda mbretërisë. Jashtë mbretërisë. Të gjithë dëgjojnë, asnjë s’dëgjon. Sundues, që urdhëron, njeri që nënshtrohet. Ti, kur zgjohesh, me errësirën e natës nuk je ngushëlluar, por je prehur. Shpinën ia ke kthyer gjësë që ka bërë të vdesë fryti. Kundër qetësisë që vret, e nuk inspiron, ngrihesh.

Po sundimi, është suprem, kur urdhëron, e zbatohet. Brenda teje mund të jesh sundues, jo çka shohin sytë e njerëzve. Qëndrueshmëria. Kur njerëzit lëkunden. Ti mendon. Ti frymon. Ti zgjedh. Ti vendos! Kur gjërat luhaten, ti nuk anon, por mban peshoren. Zemrat paqësohen. Mendjet frymëzohen. Shpirtrat i bashkon. Njeri i nderuar! Kur nuk jetohet, rob i materies kundërshton të bëhet.

Pushteti. Fuqi që s’ndryshon. Jo çka njerëzit e luhatur mendojnë. Zemra është pushteti. Vullneti është vendimmarrësi. Forca, nuk zgjidh, ngushton. Dashuria afron radhët e njerëzve. Besimi, bindja. Afron e forcon, përkushtimi në atë që beson. Bindja, mbretëri. Sundues i epshit. Zotërues i vetvetes së lëkundur. Shpirti qortues, urdhërues për të mirën, pengues nga e keqja.

Përjashtimi, injorimi. Dobësi. Paragjykim. Mbretëri mbi barkë në ujin plot dallgë. Drejtësia, hyrje e njohje. Mëshira, lidhje. Lidhja e besës. Zgjimi! Radhë njerëzish të lidhur mes vete. Kur kundërshtohesh prej radhëve, nuk është armiku. Dëshpërimi. Epshi. Armiqësinë e shpërndan, kush bie pre e injorancës. Falje, mëshirë, tolerancë; armiq të urdhrit të lartë të diturisë.

Mëkati! Njeriu ndryshon. Përmirësohet. Kush dorëzohet, pa pushtet. I pa jetë. Kush fajëson, harrestar. Mohues i natyrshmërisë. Pendimi! Qenia njerëzore. Dashuria dhe urrejtja. Mos tejkalo kufijsh. Vullneti! اdo njeri autonom në territorin e vet. Bindja nuk detyrohet. Këshilla. Era e lehtë, bukuria e natyrës. Uji i qetë. Fjala e bukur, urtësia, këndellë shpirtin e trazuar.

Bashkimi! Fuqi, joarmiqësore. Boshti i shpresës, e mira e njerëzimit. Kur mendon, kur flet, ti ke jetë. Jo të gjithë jetojnë. Nxitja e instinkteve njerëzore. Njeri kundër dhunës; dashamirës i vetvetes. Paqe! Shpërndarës i mirëkuptimit. Ura, që afron objektivin. E ardhmja! Dje, sot argumenti. Sot, nesër argumenti. Kur lexohet, mendohet. Largpamësia! Durimi, strehë e të mbushurve me shpresë.

Përtacia, nuk lexon, mendje e trazuar. Logjikë e mohuar. Refuzues i dritës, ndëshkues, qortues i përkohshëm. Siguria, bindje e plotësuar. Përqendrimi, gjallëri e zemrave. Motivi! Ngadhënjimi. E nesërmja e premtuar. Fryti. Mundimi, ujitje. Durimi, kreu i urtësisë. Durimtar, i mirënjohur. Lodhja! Paralindja e diellit. Dita nis, i zgjuari lëvizë. Zgjim! Meditimi, vetëdijesim.

Kodra, qielli. Uji e toka. Thirrje! Argument për atë që sheh, zemra që kupton. Prehje e ndërgjegjes. Zgjim i arsyes. Krijesat, shërbyes. E idhuj për robërit e materies. I nënshtruari ndaj të dobëtit. Shpresues në të kotën, sot i gjallë, nesër i vdekur. Dobësues i qenies njerëzore; rrënues i prirjes së natyrshme. Ndryshues i objektivit, devijues nga rruga e paqes, harmonisë; armik i vetvetes. I armiqësuar ndaj vetvetes, shpërndarës i zjarrit, hapës i tij.

Dënimi! Njeri me zemër të vdekur. Kundërshtar i argumentit. Rrënues i arsyes së shëndoshë. Luftues, kur tjetri ndërgjegjësohet. Pengues, kur tjetri udhëzohet. Armik, kur të tjerët miqësohen për hir të së vërtetës. Ndëshkimi prek, kur padrejtësia kaplon. S’ka mëkat individual, kur njeriu mëkaton, të mirën kundërshton, në të keqen zhytet; prek tërë shoqërinë. Njeri i papërgjegjshëm; dhunues, i pandërgjegjshëm; mohues.

Zgjim! Ndryshim. Përmirësim! Thirrje për të kuptuar; të mos fajësohesh e as të mos fajësosh, por brendinë ta zgjosh, të menduarit ta ndryshosh; vetveten ta përmirësosh. Shoqëria, paqe e mirëkuptim; e ardhme e ndritshme.

O Allah! Vetëm Ty të takon Sundimi e Pushteti! Na udhëzo!


 
Back
Top