Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sulmon me shufër metali dashnorin e të bijës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sulmon me shufër metali dashnorin e të bijës

Një baba i egërsuar në qytetin amerikan Deltona të Floridas ka përzënë dashnorin e vajzës së tij me shufër metali pasi që e ka gjetur lakuriq në dhomën e saj.Policët të cilat janë thirrur pas kësaj ngjarje kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve AP se babai 45-vjeçar nuk e pasur as idenë më të vogël se e bija e tij kishte të dashur dhe se fatziu që një vit e më shumë po hynte vjedhurazi në shtëpinë e tyre.

Prandaj, kur ka dëgjuar zhurmë nga dhoma e fjetjes së bijës së tij, ka hyrë dhe është ndeshur me një të panjohur lakuriq në krevatin e vajzës. Ka kapur një shufër metali dhe e ka ndjekur tinejxherin deri tek dalja, e më pas ka thirrur edhe policinë.

I riu më pas është transferuar në spital ku doktorët me fasha i kanë mbyllur plagët e marra në kokë.

Babai i egërsuar për shkak të këtij sulmi është dënuar me 10.000 dollarë.Telegrafi
 
prandaj un thom gjithmon "seks kurr jo n'shpi t'babes";) ani mo mu kon babi shqipe halo ma zi punaLOL...
 
Po nga e dinte ai i shkreti mbase ka qene hajduti eshte normale kjo gje nese hyn vjedhurazi cfare do mendonte ai.Mbase ka kujtuar se djali ka pasur si qellim te perfitonte nga e bija edhe e ka mbrojtur ate.
 
Tani se cfare eshte vajza une kete se di po reagimi i te atit nuk eshte aq jo normal te degjosh zhurma ne mes te nates,me siguri do merakosesh.Pastaj edhe keto nuk vinin dot nje film ne sfond edhe i jepnin drejtim.
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top