Sulmon gruan me piper sepse ka fetish në teshtitje

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Një mashkull nga Teksasi me fetish të çuditshëm është paditur për sulm pasi që ka tentuar të shtyjë të teshtij një arkëtare në një dyqan duke i hedhur piper të bluar fytyrës.

Mashkulli anonim, i cili ka fetish në teshtitje, është arrestuar pasi që ia ka hedhur piperin fytyrës arkëtares së një dyqani. Pasi që nuk ia ka arritur qëllimit të dëshiruar, mashkulli ka përsëritur veprimin me shpresë se do ta bëj të teshtij.

Edhe pse plani i ka dështuar, ai edhe për një kohë është sorollatur nëpër dyqan, prandaj policia e ka arrestuar pa ndonjë problem.

Gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor, mashkulli ka pranuar pasionin e tij të çuditshëm.

“E kemi kuptuar se ka probleme. E nxisin teshtitjet e femrave. Tërë karrierën time nuk parë diçka të këtillë”, ka thënë shefi i policisë lokale Kerry Crews.

Arkëtarja ka përfunduar në spital sepse piperi ia ka irrituar fytin dhe dorën, derisa mashkulli me gjasë do të përballet me padinë për sulm fizik.
*telegrafi*
 
hahhaaah ca nuk degjon hahhhahhaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top