Sulmohet xhamia në Athinë

Ado

FISEBILIL-LAH
Sulmohet xhamia në Athinë
Një praktikant mysliman hyri në një xhami të improvizuar në Aghios Panteleimonas, pranë qendrës së Athinës, e cila u sulmua dje nga vandalët.

E enjte 1 Korrik 2010 12:28



Xhamat e ndërtesës u bënë copë e çikë, por nuk pati të lënduar. Sulmi mendohet të jetë kryer nga ekstremistët e djathtë. Edhe një kafene ngjitur me vendin e kultit, ku zakonisht mblidhen emigrantë, është sulmuar e marrë përsipër nga partia nacionaliste greke “Agu i Artë”(Chryssi Avgi).

Në xhamllëkun e saj janë shkruar parrulla me spray. Zona e Aghios Panteleimonas është shndërruar në vend konflikti në këto vitet e fundit, ku vendasit dhe forcat ekstremiste kundërveprojnë ndaj numërit në rritje të emigrantëve. /z.gj. /kathimerini/
 
Back
Top