Sulmi në Kanada, 10 të vdekur dhe 15 të plagosur; arrestohet autori
10 të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci i ngjarjes tragjike të ndodhur dje në Toronto të Kanadasë, ku një fugon është ngjitur në trotuar dhe ka shtypur njerëzit. Raportohet se autoritetet po marrin në pyetje drejtuesin e mjetit.
Alek Minassian, 25 vjeç, nuk ishte emër i njohur nga autoritetet. Incidenti duket se ka qenë i qëllimshëm, por motivet nuk janë ende të qarta, thanë autoritetet e rendit.
“Nuk përjashtojmë asgjë. ثshtë një fazë e hershme e hetimeve”, tha shefi i policisë në Toronto, Mark Saunders.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau e cilësoi sulmin si tragjik dhe të pakuptimtë.