Sulmi ndaj Sirisë, Trump kthehet në hero për siriano-amerikanët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sulmi ndaj Sirisë, Trump kthehet në hero për siriano-amerikanët

1491599319s4.reutersmedia.net.jpg


Sirianët në Amerikë kanë lavdëruar të premten sulmin me raketa të Shteteve të Bashkuara ndaj bazës ajrore siriane si një “goditje” në favor të të drejtave të njeriut, por shtuan se duhet të jenë të kujdesshëm si për motivin e presidentit Donald Trump, ashtu edhe për atë që çfarë do të vijë më pas.

Shumë prej atyre që ishin irrituar nga përpjekjet e Trumpit për të ndaluar sirianët, së bashku me shtetas të tjerë të kombeve me shumicë myslimane, të hynin në SHBA, mirëpritën atë që ata e shohin si një rol të ri hakmarrës ndaj vdekjes së shumë civilëve të pajafshëm në sulmin e kësaj jave me armë kimike.

“Duhej të ndërmerrnin veprime, të tregonim disi forcën”, tha Judy Asghar, 25-vjeçar amerikan i lindur nga emigrantë sirianë që jetojnë në Dearborn të Michiganit, epiqendra e një prej komuniteteve më të mëdha arabo-amerikane në Shtetet e Bashkuara.

Disa e quajtën veprimin ushtarak të natës së të enjtes (me orën amerikane, orët e para të së premtes në Siri) si të vonuar, duke shprehur zhgënjimin për refuzimin e ish-presidentit Bashar al-Assad për të sulmuar qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, pas sulmeve me armë kimike të vitit 2013.

“Jam shumë i lumtur që më në fund ndodhi, diçka që duhej të ndodhte vite më parë”, tha Ali Homsi, 59-vjeçar, një inxhinier që shkoi në SHBA nga Siria si student në vitin 1978. Homsi jeton në Tempe të Arizonës, por ka ende familjarë në Siri.

Disa nënvizuan abuzimet me të drejtat e njeriut që kanë karakterizuar luftën civile 6-vjeçare dhe atë që e shohin si pandëshkueshmëri e qeverisë së Assadit dhe forcave proqeveritare të tij.

“Askush nuk po e zbatonte këtë gjë deri dje”, tha Shireen Jasser, një punonjës social nga Houstoni, babai i të cilit ka emigruar në SHBA nga Siria vite më parë.

“I jemi thjesht mirënjohës presidentit Trump që mori këtë vendim të papritur”, tha Jasser, presidente e degës së Këshillit siriano-amerikan të qytetit të saj. Grupi me seli në Uashington mbron “një Siri të lirë, demokratike dhe pluraliste përmes mbështetjes amerikane”.

Disa siriano-amerikanë dhe sirianë në Shtetet e Bashkuara thanë se përgjigjja e Trumpit ndaj sulmit kimik që la të paktën 70 viktima, mes të cilëve shumë fëmijë, e kanë transformuar atë në sytë e tyre.

“Shumë siriano-amerikanë e brohorasin tashmë presidentit, janë të gëzuar për të”, tha doktor Mohammad Kabbesh, 45 vjeç, fizikant i rritur në Damask por që jeton tashmë në Sacramento të Kalifornisë.

Ndërsa një refugjat sirian 49-vjeçar, Motaz al-Afandi nga Teksasi, tha se nëse Trump ndjek një linjë agresive kundrejt Assadit, ai mund t’ia dalë të zgjidhë problemin e refugjatëve.

“Nëse i shpëtojmë Al-Assadit, nuk kemi pse të shkojmë refugjatë gjetkë”, tha al-Afandi, i cili drejton një biznes rimorkiosh në Dallas, e që ka kërkuar azil në SHBA me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij, pasi iu largua konfliktit në vendin e tij.

E megjithatë, disa prej atyre që e duartrokitën ndërhyrjen ushtarake, thanë se kufizimi i udhëtimeve i shpallur në janar i ka lënë ata me ndjenja të përziera mbi Trumpin, ndaj dhe refuzojnë ta gjykojnë atë në pritje të hapave të ardhshëm të tij.

“Jemi në udhëkryq”, tha Youmun Alhlou, 23-vjeçar nga San Jose në Kaliforni, që punon si një specialist ligjor në “Google”, prindërit e të cilit kanë emigruar në SHBA nga Siria.

Ka gjithsesi edhe nga ata, që hedhin dyshime nëse Shtëpia e Bardhë po shfrytëzon krizën humanitare, si një justifikim për më shumë luftra jashtë territorit të saj.

“ثshtë pjesë e një plani për të mësyrë më shumë vende për arsye të ndryshme, qoftë për naftën, qoftë për ndikim politik”, tha 31-vjeçari Amir Alshakarna, nga Southfield i Michiganit, i cili u bë nënshtetas amerikan vitin e kaluar e që punon në firmën e ndërtimit të familjes së tij. “Trump që firmosi urdhrin ekzekutiv për ndalimin e refugjatëve, ai është Trumpi i vërtetë”, shtoi ai.

/ Top Channel
 
Qëndrimi i Rusisë, Tillerson: Zhgënjyes, por jo për tu habitur

1491633860siria.jpg


SHBA “është e zhgënjyer, por jo e habitur” nga përgjigja e Rusisë ndaj sulmeve amerikane n një bazë ajrore siriane që dyshohej si depo e armëve kimike.

Të paktën 6 persona raportohet të jenë vrarë nga sulmet amerikane. Aleati i Sirisë, Rusia akuzoi SHBA-në se po inkurajon ‘terroristët’ me aksionet e saj. “Jam i zhgënjyer për këtë përgjigje”, ka thënë sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson.

“Kjo tregon se ata vazhdonjnë mbështetjen për regjimin e Assad dhe në veccanti, vazhdojnë të mbështesin regjimit që bën këto sulme të tmerrshme mbi njerëzit e saj. Kështu që e shoh mjaft zhgënjyese, dhe për fat të keq, më duhet tu them se nuk është për tu habitur”, shtoi Tillerson.

Moska ka premtuar se do të forcojë mbrojtjen antiraketore në Siri. Ajo ka mbyllur gjithashtu edhe ndërlidhjen me SHBA për të shmangur përplasjet mes forcave të tyre ajrore në Siri.

/ Top Channel
 
CNN: Sulme të reja ajrore në Siri

Sulme të reja ajrore janë kryer këtë të shtunë ndaj qytetit sirian Khan Sheikhoun, që ishte dhe vendi i sulmit me armë kimike të së martës.

Lajmin e bën të ditur rrjeti informativ amerikan, CNN, që citon aktivistë të të drejtave të njeriut. Dy ditë më parë marina amerikane qëlloi me raketa “Tomahowk” një bazë ajrore siriane, veprim ky që acaroi Rusinë, mbështetëse e regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad.

Qeveria ruse paralajmëroi për pasoja serioze në marrëdhëniet me SHBA nga ky sulm dhe se do të angazhohet për të forcuar sistemin ajror sirian.

Ndërkohë, në kuadër të masave të tjera, Kremlini ka urdhëruar dërgimin e një anijeje luftarake në Mesdheun lindor, për t’u përballur me flotën e Marinës Amerikane, nga ku u lëshuan raketat mbi Siri.

Për Uashingtonin zyrtar, qëndrimi i Moskës ndaj sulmit në Siri ishte zhgënjyes por jo i papritur. Nga sa pohoi sekretari i Shtetit Rex Tillerson, vetëm habi që nuk ka pasur në administratën amerikane nga ky reagim.

/ Top Channel

1491655549sssiri.jpg
 
Britania, Fallon: Rusia, fajtore për çdo viktimë të sulmit kimik

1491725049_95556072_mediaitem95556071.jpg


Për Sekretarin britanik të Mbrojtjes, Sir Michael Fallon, fajin për çdo viktimë civile nga sulmi me armë kimike i javës së kaluar në Siri e ka Rusia.

Fallon, duke shkruar për “the Sunday Times”, tha se Kremlini ishte përgjegjës, pasi përfaqëson “mbështetësin kryesor” të regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Reagimi i tij vjen pasi Sekretari i Jashtëm, Boris Johnson anuloi një vizitë në Moskë, ku do të takohej me homologun e tij.

Përgjegjësinë e sulmit të tmerrshëm vdekjeprurës, të gjithë ia kanë faturuar forcave qeveritare siriane.

Michael Fallon ka deklaruar se sulmi me gaz kimik i së martës ishte “barbar, imoral dhe i paligjshëm”, ndërkohë që përgjigjen me sulme ajrore nga presidenti amerikan Donald Trump e quajti si “reagimin e duhur”.

Duke iu referuar Rusisë, Fallon shkruan se “krimi i fundit i luftës ka ndodhur nën mbikëqyrjen e tyre”.

“Gjatë viteve të fundit, ata kanë pasur çdo mundësi për të lëvizur dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte civile. Rusia duhet të tregojë vendosmërinë e duhur për të ulur në gjunjë këtë regjim”, shprehet ai.

Sekretari britanik i Mbrojtjes tha se Siria ka nevojë për një qeveri, ku Assadi të mos luajë asnjë rol. Megjithëse pranon se arritja e kësaj është “aspak e lehtë, por jo e pamundshme”.

“Me lëshimin e raketave ‘Tomahawk’ drejt bazës ajrore, ku u dëmtuan aeroplanë dhe pajisje të konsideruara si pjesëmarrëse në sulmin kimik të javës së fundit, kjo i ka dërguar një mesazh të fortë regjimit sirian të mendohet dy herë në të ardhmen para se të përdorë gazin nervor”, tha Sir Michael Fallon. “Edhe pse i justifikuar dhe i përshtatshëm, veprimi i SHBA-ve ishte gjithashtu i kufizuar. Tashmë kemi nevojë për një zgjidhje afatgjatë të këtij konflikti”.

/ Top Channel
 
Sa keq me vjen per ata engjej te vegjel qe humben jeten, azgje ne bote nuk e justifikon vrasjen e femijeve :( Shpresoj te sheshohen sa me shpejte situatat pasi lufta azgje te mire nuk sjell.
 
Back
Top