Sulmi i Izraelit ndaj Sirisë, Rusia mjaft e shqetësuar

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


456f76d7d9f70133803765-1359615297-510a1541-620x348.jpg

4150146122.jpg


Rusia ka shprehur shqetësimin e saj për një sulm që Izraeli ka bërë ndaj Sirisë, duke thënë se një veprim i tillë është shkelje e papranueshme dhe bie ndesh me konventën e Kombeve të Bashkuara.

Ushtria siriane raportoi se avionë luftarakë të izraelit, shënjestruan një qendër kërkimesh ushtarake në perëndim të Damaskut ditën e djeshme, duke vrarë 2 vetë dhe plagosur 5 të tjerë.

Rusia nga ana tjetër, ka refuzuar që të ngrihet kundër presidentit sirian, Bashar Al-Assad gjatë 22 muajve të konfliktit ku kanë humbur jetën më shumë se 60 mijë njerëz.

Për sulmin e Izraelit reagoi vetë ministri i jashtëm rus, i cili ndër të tjera tha: “Nëse ky informacion është i konfirmuar, atëherë ne duhet të përballemi me një sulm provokues në një territor sovran.”

“Sulmi bie ndesh me konventat e Kombeve të Bashkuara dhe është i papranueshëm. Nuk mund të ketë asnjë gjë që mund të justifikojë këto veprime nga ana e Izraelit.”

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Izraelit kanë njohur një zhvillim pozitiv vitet e fundit, teksa bashkëpunimi ekonomik ka qenë mjaft i ngushtë.

Por Moska gjithashtu është një vend aleat i presidentit Assad dhe kjo shpjegon mirë shqetësimin e vendit ish-sovjetik për sulmet ndaj Sirisë.

/Shekulli online/Përgatiti: E.D/
 
Back
Top