Sulm me bombë në Stamboll, dhjetra viktima

Guest2

Antarë i Respektuar
stambull.jpg

Një makinë policie në Turqi është vënë në shënjestër e një sulmi me bombë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në qendër Stambollit, në zonën e Vezneciler, pranë një stacioni autobusi.

11 viktima dhe 36 të plagosur është bilanci paraprak, sipas BBC, ndërsa shpëthimi ka ndodhur ndërkohë që makina e policisë po kalonte pranë zonës së populluar së Vezneciler.

Sulmi ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në një pjesë historike të qytetit, ku ka një lëvizje të lartë turistësh.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë në lidhje me këtë ngjarje./tvklan.al
 
Titulli: Sulm me bombë në Stamboll, dhjetra viktima

Prap me sulme Turqia
 
Titulli: Sulm me bombë në Stamboll, dhjetra viktima

Kur Elita ia mesyn destabilizimin e situates ne nje shtet, ate edhe e ben ne forma te shumta, sic e ka bere gjithe.
 
Titulli: Sulm me bombë në Stamboll, dhjetra viktima

Shiko fotografinë 27699

Një makinë policie në Turqi është vënë në shënjestër e një sulmi me bombë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në qendër Stambollit, në zonën e Vezneciler, pranë një stacioni autobusi.

Ne fakt Vezneciler quhet stacioni i metrose, kurse zona perreth eshte Beyazit. Por ç'rendesi ka kjo. Gjynaf thuaj, ngelen duke marr m'qaf jete njerezish te pafajshem kot.
 
Titulli: Sulm me bombë në Stamboll, dhjetra viktima

pune dreqi thuaj....gjynah te pafajshmit , cte thuash me
 
Titulli: Sulm me bombë në Stamboll, dhjetra viktima

Zoti na shpetofte. Si e kemi nisur spo dihet fillim e fund me :(
 
Titulli: Sulm me bombë në Stamboll, dhjetra viktima

Sulmi si sulm mbi qytetare te pafajshem per mua eshte i pafalshem dhe i denueshem. Terrorizimin e qytetarise duhet ndeshkuar.

Megjithate, te kesh nje komunitet prej 10-tera milion njerezish brenda shtetit tend pa gezuar te drejtat elementare nuk ke se cfare pret tjeter por dhune dhe vrasje.

Te korrurat gjithmone jane rezultat i te mbjellurave.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top