Sulm me bombe ne Bullgari

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
1.jpg

247785-turcia-explozie-ap-photosamir-mezban.jpg

5 veta kane vdekur dhe 20 te tjera jane te lenduara ne shperthimin e bombes qe ndodhi sot ne Bullgari ( reth ores 17:00- ora lokale) . Bomba shpertheu ne nje autobuz qe bente transferin e turistave nga deti i zi ne aeroportin Burgas- Bullgari.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Sulm me bombe ne Bullgari

[h=1]Shtatë izraelitë të vrarë, dyshohet sulm terrorist[/h]Pamje nga vendi i ngjarjes

Burgas- BULLGARI- Rendohet bilanci i viktimave nga sulmi ndaj turisteve izraelite ne Bullgari. Sipas mediave vendase behet fjale per shtate viktima, ndersa fatkeqesisht numri pritet te rritet serish.
Rreth 20 turistë të tjerë u plagosën këtë të mërkurë në një sulm, te dyshuar, terrorist, mbi një autobus me turistë izraelit në Burgas, Bullgari.
Mediat bullgare raportojnë se autobusi shpërtheu, ndërsa ishte ende në terminalin aeroportit Sarafovo në parking. Numri total i turistëve izraelitë ishte 44. Shpërthimi ka qene aq i fuqishem saqe per pasoje jane djegur edhe makina te tjera perreth ne parkin, perfshire edhe tre autobuse te tjere.
Ministria e Jashtme izraelitë ka ngritur menjëherë një ekip të posaçëm për të monitoruar ngjarjen e rëndë. Autoritetet bullgare po punojne per versionin e nje sulmi terrorist. Mediat izralite po ashtu e kane quajtur, terrorist sulmin ndaj qytetareve te vendit te tyre.
Shpërthimi në autobus është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku i qytetit të Burgasit, Dimitar Nukoliv për një radio lokale. Forcat bullgare të sigurisë dhe ekipet e emergjencës mjekësore kanë bllokuar hyrjen në zonë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka premtuar një reagim të ashpër pas sulmit ndaj turistëve Izraelitë që ai thotë se është kryer nga Irani.
“Të gjithë gjurmët të çojnë në Iran”- tha kryeministri në një deklaratë.
Sulmi vjen në përvjetorin e një sulmi të vitit 1994 në një qendër hebraike në Buenos Aires, Argjentinë, që vrau 85 njerëz. Vetëm këtë mëngjes, të afërmit e viktimave iu lutën qeverisë argjentinase që t’i bënte presion Iranit për të kthyer në gjykim shtatë të dyshuarit për atë sulm.
Mësohet se izraeli i kishte kërkuar Bullgarisë që të shtonte masat e sigurisë mbi grupet turistike që vinin nga Izraeli.
Burgas është qyteti i dytë më i madh në bregdetin bullgar të Detit të Zi, një destinacion shumë i preferuar veror për turistët izraelitë./Panorama
 
Titulli: Sulm me bombe ne Bullgari

...allah akbar......!!
 
Back
Top