Sulm me acid në Hong-Kong,30 të plagosur

fshatari

Anetar
Scene-of-acid-attack-at-T-001.jpg

Policia ka arrestuar sot në mëngjes një person, i cili kishte hedhur dy shishe me thartirë në turmën e njerëzve,
të tubuar në një destinacion të famshëm të turistëve në Hong-Kong, kanë njoftuar zyrtarët. Së paku 30 persona pësuan lëndime, si pasojë e sulmit më të ri me acid në këtë qytet.

Viktimat, në mesin e tyre fëmijë dhe turistë, janë trajtuar në spitalet lokale. Thartira është hedhur në drejtim të tyre të shtunën në mbrëmje, në rrugën e Tempullit, një lagje me popullatë të dendur, e njohur për dyqanet dhe restorantet e veta në qarkun Kovloon.

Që nga dhjetori i vitit 2008, Hong-Kongu ka përjetuar një seri të sulmeve me thartirë, si pasojë e të cilave janë lënduar mbi 100 persona.

I dyshuari, një mashkull kinez rreth të 30-tave, është arrestuar, pasi që policia e ka zbuluar atë në kulmin e një ndërtese, së bashku me dy shishet, për të cilat besohet se i ka përdorur gjatë sulmit, ka njoftuar zëdhënësja e policisë, Michelle Mak.

I dyshuari ende nuk është paditur formalisht dhe hetimet janë duke vazhduar, shtoi Mak. Ajo nuk qartësoi se a dyshohet personi i arrestuar edhe për ndërmarrjen e sulmeve tjera të ngjashme në të kaluarën.
 
Back
Top