Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Sulm i madh”/ Ç’po ndodh në Ukrainë? Hakerimi i Qeverisë rrit tensionet, reagon edhe BE: Ne mund ta imagjinojmë që…

“Sulm i madh”/ Ç’po ndodh në Ukrainë? Hakerimi i Qeverisë rrit tensionet, reagon edhe BE: Ne mund ta imagjinojmë që…​

1642159499666.png

Ukrainë- Uebsajtet zyrtare në internet të Qeverisë së Ukrainës kanë rënë pre e një sulmi masiv kibernetik.
Mediat e huaja raportojnë se hakerat kanë paralajmëruar qytetarë ukrainas që të “kishin frikë dhe të prisnin më të keqen”.

Rusia, e cila ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufirin e fqinjit të saj, publikoi të premten në televizionin shtetëror pamje të më shumë forcave ushtarake që po vendoseshin sipas saj për një stërvitje në kufi me Ukrainën.


Zhvillimet vijnë në momentin që nuk është arritur asnjë përparim në takimet mes Rusisë dhe shteteve perëndimore, të cilat i druhen Moskës se mund të nisë një sulm të ri ndaj vendit që pushtoi në vitin 2014.

“Këmbana e alarmit të luftës po bie me zë të lartë,” tha një diplomat i lartë amerikan, raporton Reuters.

Autoritetet ukrainase janë duke e hetuar sulmin e madh kibernetik, i cili preku kabinetin qeveritar, ministrinë e punëve të Jashtme, këshillin e ministrave dhe këshillin e Sigurisë dhe Mbrojtjes.


“Ukrainas! Të gjitha të dhënat tuaja personale janë ngarkuar në rrjetin publik. Të gjitha të dhënat në kompjuter janë shkatërruar, është e pamundur t’i riktheni”, thuhej në një mesazh në faqet e hakeruara të internetit të qeverisë, shkruar në gjuhën ukrainase, rusisht dhe polonisht.

“Të gjitha informacionet që kanë lidhje me ju janë bërë publike, kini frikë dhe prisni më të keqen. Kjo është për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj”, vazhdon mesazhi i hakerave.


Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Ukrainës i tha Reuters se ishte shumë herët për të thënë se kush mund të qëndronte pas sulmit, por ai ngriti gishtin e akuzës ndaj Rusisë për raste të ngjashme në të kaluarën.

Rusia nuk komentoi menjëherë, por më parë ka mohuar të jetë pas sulmeve kibernetike në Ukrainë. Qeveria ukrainase tha se asnjë e dhënë personale nuk ishte vjedhur.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dënoi sulmin dhe tha se komiteti politik dhe i sigurisë i BE-së dhe njësitë kibernetike do të takohen për të parë se si të ndihmojnë Kievin:

“Unë nuk mund të fajësoj askënd pasi nuk kam prova, por ne mund ta imagjinojmë”, tha Borrell.
1642159529069.png
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back