Sulm amerikan në Irak,10 të vdekur mes të cilëve 7 civilë

Kresha

A pretty face can never trick me
Lajmin e bën të ditur agjencia irakiane e lajmeve Aswat al Iraq. Duke cituar burime lokale, agjencia irakiane e lajmeve thekson se ushtarët amerikanë hapën zjarr mëngjesin e sotëm në fshatin Duwayijat, 365 kilometra në juglindje të Bagdadit, duke vrarë dhjetë persona, ndër të cilët shtatë civilë dhe të gjithë pjesëtarë të një familje.

Burime të tjera njoftojnë se skuadra e përbashkët amerikano-irakiane ishte zënë në pritë nga milicia e Kata'ib Hezbollah, një grup i armatosur që Departamenti amerikan i Shtetit e konsideron se ka lidhje me Iranin dhe njëkohësisht të afërt me lëvizjen shiite libaneze. Ndërsa forcat amerikane në Irak nuk kanë dalë me asnjë deklaratë zyrtare./gazetastart/
 
Back
Top