Sulejmani i Madhërishëm, jo vetëm luftë, por dashuri dhe poezi
Sulejmani nuk ishte i pamëshirshëm vetëm në luftë, por edhe në dashuri. Në vitin 1533 ai shkaktoi sërish skandal kur u martua me Rokselana „Rusen“, një konkubinë e haremit emri i vërtetë i të cilës kishte qenë Anastasia Lisovska. Bijë e një prifti ortodoks në një fshat polak, e rrëmbyer që fëmijë nga tartarët dhe e shitur në Kostandinopojë si skllave, Rokselana nuk ishte e bukur, por ishte inteligjente dhe shumë e gjallë: eunukët e haremit e quanin „E Hareshmja“ dhe Sulejmani u dashurua marrëzisht. Për të hoqi dorë nga gruaja e parë, kirkaziane Gulbahar, dhe më i pas i qëndroi përgjithmonë besnik.
E Hareshmja dhe i Madhërishmi arritën që të ndajnë gjithcka, dashurinë dhe qeverisjen. Ai i dedikonte poezi perse ndërsa ajo i këndonte melodi sllave: sërish Lindja dhe Perëndimi. Dashakeqët thoshin se “mishi i shitur” i kishte bërë magji sulltanit. Praktikisht, atmosfera në harem po bëhej e rëndë, por ajo që e helmonte nuk ishte magjia, por rivaliteti mes Rokselanës dhe Ibrahimit. Të dy urreheshin mes tyre: Rokselana ishte jashtëzakonisht shumë xheloze ndaj intimitetit mes dy miqve ndërsa Ibrahimi arriti deri aty sa t’i kërkonte Barbarosës që të rrëmbente për sulltanin bukuroshen Giulia Gonzaga, me shpresën që ta bënte të harronte Rokselanën. Por rrëmbimi dështoi dhe duelin për zemrën e Sulejmanit e fitoi Rokselana. / Bota.al