Arfenilla
Themelues i Forumit
Bashkimi Europian është shumë pranë marrjes së vendimit për të ndaluar të drejtën e shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor të udhëtojnë në territorin e BE-së pa viza, njofton korrespodenti i MIA-s nga Goteborg, Suedi.
Qeveria suedeze, sipas ministrit të Migrimit Tobias Bilstrom, e mbështet kërkesën për vendosjen serishme të vizave.
"Shkak për këtë është numri shumë i madh i kërkesave të pabaza për marrjen e azilit, me çka për momentin rreth 20 për qind nga azilkërkuesit në Suedi vijnë nga vendet të cilat kanë liberalizim të vizave", shprehet ministri Bilstronm.
Vendet të cilat ministri suedez i thekson janë Serbia, Maqedonia, Shqipëria dhe Bosnja.
Gjatë këtij viti në Suedi janë regjistruar përafërsisht 3.000 azilkërkues nga Serbia dhe mbi 1.900 nga Bosnja e Hercegovina. Gjithsej 98 për qind nga të gjitha kërkesat e parashtruara për azil nga vendet ballkanike marrin përgjigje negative në instancën e shkallës së parë në Suedi, Entin e migrimit. Përveç Suedisë, azilkërkuesit ballkanik orientohen drejt Gjermanisë, Belgjikës, Hollandës dhe Danimarkës.
"Problem qëndron në atë që bëhet fjalë për një grup azilkërkuesish të cilët nuk kanë bazë për kërkesë për mbrojte, të cilët me këtë rast i ngarkojnë resurset për grupet tjera me nevojë ligjore për mbrojtje, para se gjithash nga Siria", thekson ministri Bilstrom.
Ministri suedez i Migrimit nuk dëshiron ta komentojë mënyrën në të cilën do të zbatohej e ashtuquajtura klauzola e suspendimit, duke theksuar se më parë duhet të precizohen hollësitë konkrete lidhur me vendosjen e përkohshme të vizave, që mund të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm. Por, sipas Bilstrom, me rëndësi është të kahëzohen edhe kërkesat drejt organeve dhe politikanëve kompetent në vendet ballkanike, kur bëhet fjalë për politikat në lidhje me pozitën e pakicave dhe para se gjithash kur bëhet fjalë për romët, njofton radioja suedeze. /albeu.com/