Suarezi, viktimë e rivalëve xhelozë

xhebrail1

INTERIST
Luis Suarez është viktimë e rivalëve që janë xhelozë ndaj tij – kështu mendon presidenti i Federatës Uruguaiane të Futbollit, Sebastian Bauza.

26-vjeçari e ka fituar një reputacion negativ në Angli me gjestet kontroverse dhe deklaratat e tij se nuk do të luajë edhe katër ndeshje nëse nuk shënon ndaj Unitedit ka nxitur një valë të re reagimesh për sjelljet e tij.

“Në rastin e Suarez, këta që luajnë kundër Liverpoolit dhe Uruguait, tentojnë që të mbrojnë veten duke thënë se ai është simulues, si mënyrë për të bërë presion para ndeshjeve”.

“Ekziston shumë xhelozi, këtë e bëjnë njëjtë edhe për Neymarin. Por në fushë, nuk mund të injorohet fakti se ata janë dy yje të mëdhenj, që po ballafaqohen me tendenca për t’i penguar. Jam duke e përcjellë situatën e Suarez dhe nuk do të lejoj asnjëherë që ai të preket nga dikush pa pasur faj”, ka deklaruar Bauza. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top