Stuhi e vetëtima për 4 orë, spektakël natyror në Britani

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Stuhi e vetëtima për 4 orë, spektakël natyror në Britani

dddddd-4.jpg

Stuhitë dhe shiu i rrëmbyer kanë pllakosur pjesën jugore të ishullit të Britanisë së Madhe, me vetëtima që kanë zbardhur në mënyrë spektakolare qiellin mes errësirës së një nate të zakonshme.


Rreth 15 mijë vetëtima janë regjistruar brenda 4 orësh mesnatën e së shtunës. Kjo solli që Aeroporti “Stansted” të raportonte për vonesa në fluturime mëngjesin e kësaj të diele, pasi një goditje vetëtime nxori jashtë funksioni përkohësisht sistemin e furnizimit me karburant të avionëve.

Shërbimi kombëtar i motit, “Met Office” lëshoi paralajmërim në stadin e ngjyrës së verdhë për të pasur kujdes nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet përgjatë Uellsit dhe shumicës së territorit të Anglisë.

Mëngjesin e së dielës, stuhitë shkaktuan më shumë sesa 25 mm shi në disa pjesë të Uellsit dhe Midlands, për më pak se një orë. Por, nuk ka mbaruar me kaq, pasi Uellsi dhe Anglia jugore do të përballen sërish me stuhi e vetëtima këtë fundjavë e deri të hënën, ndërsa shërbimi meteorologjik paralajmëron edhe për kufizime të mundshme energjie, apo vonesa të trenave dhe autobusëve.

Shumë njerëz, pavarësisht situatës së rënduar të motit, shfrytëzuan rastin për të bërë foto dhe video mesnatën e së shtunës, për të përjetësuar në fotografitë e tyre spektaklin që dhuroi stuhia elektrike, që u mbiquajt edhe si “krejtësisht e çmendur”, apo si të kishin qenë “nën dritën e një blici”.

101766741_047065769.jpg

101766261_patowerrnli.jpg

101766201_haylingisland.jpg

101766296_047065864.jpg

101766187_unknown.jpg

101766332_swissfarmcamping.jpg

101766209_poole.jpg

101766292_047065959.jpg

101766189_tredegar.jpg
 

Attachments

  • dddddd-4.jpg
    dddddd-4.jpg
    38.2 KB · Shikime: 0
  • 101766741_047065769.jpg
    101766741_047065769.jpg
    18.9 KB · Shikime: 0
  • 101766261_patowerrnli.jpg
    101766261_patowerrnli.jpg
    43.3 KB · Shikime: 0
  • 101766201_haylingisland.jpg
    101766201_haylingisland.jpg
    13.7 KB · Shikime: 0
  • 101766296_047065864.jpg
    101766296_047065864.jpg
    66.7 KB · Shikime: 0
  • 101766187_unknown.jpg
    101766187_unknown.jpg
    19.3 KB · Shikime: 0
  • 101766332_swissfarmcamping.jpg
    101766332_swissfarmcamping.jpg
    34.5 KB · Shikime: 0
  • 101766209_poole.jpg
    101766209_poole.jpg
    11.9 KB · Shikime: 0
  • 101766292_047065959.jpg
    101766292_047065959.jpg
    14.1 KB · Shikime: 0
  • 101766189_tredegar.jpg
    101766189_tredegar.jpg
    19.8 KB · Shikime: 0
Vertet e mahnitshme por nderkohe edhe e frikshme... plus kesaj Si per cudi ,ishte edhe nje vape e bezdisur edhe pse ishte mesnate.
 
Vallahi une do kisha mbuluar koken me batanije dhe ne dritare sdo kisha guxu me dal , e jo me te beja foto!
Tmerr i kam vetetimat , dhe bubullimat,...
 
Back
Top