Studimi: Shqipëria e 3-ta në botë me humbjen më të madhe të popullsisë nga emigracion

AnGeLiC

VIP
V.I.P
emigrantet.png

1 milion e 120 mijë shqiptarë nuk jetojnë në Shqipëri. E thënë ndryshe rreth 28% e popullsisë shqiptare është detyruar, për një arsye apo tjetër, të largohet nga vendlindja e vet.

Në bazë të kësaj të dhëne, Shqipëria është ndër 3 vendet e para në botë me “humbjen” më të madhe të popullsisë nëpërmjet emigracionit.

Madje në raport popullsie, Shqipëria ka më shumë humbje të popullsisë sa edhe vetë Siria, e cila është prej disa vitesh në gjendje të vazhdueshme lufte.

Ndërsa, vendi i parë në botë që ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë është Bosnje-Hercegovina.

Këto të dhëna janë publikuar nga agjencia e statistikave “Pew Research Center”, duke përdorur të dhënat e vitit 2015 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, ajo që vlen të theksohet është fakti se ky emigrim kaq i theksuar i popullatës shqiptare krijon një hemorragji të kapitalit njerëz, që është burimi më i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi.

Kapitali njerëzor mund të përkufizohet si aftësitë, talenti dhe dija, që i japin mundësi krijuese njeriut, duke e materializuar në të mira ekonomike etj që i vlejnë njeriut.Dita
 

Attachments

  • emigrantet.png
    emigrantet.png
    47.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Studimi: Shqipëria e 3-ta në botë me humbjen më të madhe të popullsisë nga e

Kronika e zeze?

Do zihemi vashe do zihemi :p :(
 
Titulli: Studimi: Shqipëria e 3-ta në botë me humbjen më të madhe të popullsisë nga e

po sipas statistikave ne renditje qenka e dyta
 
Titulli: Studimi: Shqipëria e 3-ta në botë me humbjen më të madhe të popullsisë nga e

Perendi! Sa trishtim per nje komb!
 
Titulli: Studimi: Shqipëria e 3-ta në botë me humbjen më të madhe të popullsisë nga e

E para ne bote eshte, po edhe ne halle nuk na e lene vendin e pare!

2 milione ne Greqi
2 milione ne Itali
2 milione ne Gjermani
2 milione ne vendet e tjera te Europes
2 milione ne Amerike

= 10 milione shqiptare emigrante deri ketu, ndersa ne Shqiperi popullsia shkon per... 2 milione!

-Vetem kur vjen koha e votimeve, numeri i votuesve cuditerishte shkon ~6 milione!
 
Titulli: Studimi: Shqipëria e 3-ta në botë me humbjen më të madhe të popullsisë nga e

kur eshte 28-29 nentori,behen te gjithe patriote :p
 
Pa merak se na zevendesojne me Bangladesh&CO.
 
Nuk kemi kushte per te mbajtur tere k’to njerez qe jane sot … imagjino sikur te tere te ishin ne ate vend dhe te izoluar do te hanin edhe njeri tjetrin .

Tani njerezit kane filluar qe te kthehen … ndersa ju akoma me ankesa dhe ankoheni sepse iken dhe ikin .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top