Studimi: Shpirti, nuk e ka një çmim

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1221.jpg


Shpirti, ashtu si edhe vlerat tek të cilat ne besojmë më thellë, nuk mund të shitet, pasi nuk ka një vlerë të caktuar për të. Vetë truri ynë e ka përcaktuar atë si një target të jetës sonë, i cili është i ndarë nga shpenzimet apo nga përfitimet dhe gjërat e shenjta, të cilat do t’i falnim me kënaqësi.

Kjo është demonstruar së fundmi edhe nga një studim, i Universitetit të Emorisë, pranë Atlantas në SHBA. Testi i hulumtuesve tregoi sesi vlerat "e shenjta", kthehen në një qark të posaçëm nervor.

Duke analizuar aktivitetin e trurit, duke përdorur rezonancë magnetike të trurit, shkencëtarët kanë vërejtur se vlerat që ne i konsiderojmë si të shenjta, mjafton një qark i lehtë nervor për të vlerësuar çfarë është e drejtë dhe e gabuar.

Rajoni i trurit më i zhvilluar në mesin e besimtarëve të një feje, apo ai i aktiviteteve të rajonit të trurit që lidhen me vlerat thelbësore ishte më intensive në njerëz që janë pjesë e grupeve të organizuara, si besnikë të kishës, anëtarët e ekipeve sportive dhe muzikore etj.

Ndoshta për shkak të rregullave dhe normave shoqërore që ekzistojnë në grup, i ndihmojnë për të patur vlera në një mënyrë më të thellë.

e.t/NOA
 
Pe: Studimi: Shpirti, nuk e ka një çmim

Mire qe jane studime...
 
Titulli: Studimi: Shpirti, nuk e ka një çmim

po u be ne shqiperi ky studim do te dale e kunderta LOL
 
Pe: Titulli: Studimi: Shpirti, nuk e ka një çmim

po u be ne shqiperi ky studim do te dale e kunderta LOL

Dine ato ku i bejne po he...
 
Back
Top