Studimi mbi emocionet tregon se sa e fortë është lidhja Mendje-Trup

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shkencëtarët nga Finlanda kanë arritur të përdorin metoda topografike për të parë efektet e emocioneve të ndryshme mbi temperaturën trupore dhe ndjesitë e tjera në trup. Interesant është fakti, që megjithse pas 5 eksperimenteve me mbi 700 vullnetarë, kishte një shkallë saktësie të madhe, kur njerëzit thonin se në cilën pjesë të trupit i ndjenin emocionet dhe ku emocionet u pasqyronin në trup sipas topografisë. Sipas Studimeve të Akademisë Kombëtarë të Shkencave:

Emocionet bazike ishin të lidhura ngusht me ndjesitë e aktivitetit të rritur në pjesën e sipërme të kraharorit, duke i korresponduar dhe ndryshimeve në frymëmarrje dhe rrahjet e zemrës.
Ndjesi të përafërta kishte dhe në kokë, duke treguar me shumë mundësi ndryshime psikologjike në zonën e fytyrës ( aktivizim në muskujt e fytyryës, temperaturën e lëkurës, lotë) si dhe ndryshime në përmbajtjen e mendjes, të shkaktuara nga ngjarjet emocionale.

feelings.png




Kështu kur po përjeton dashuri ose dhimbje në zemër, je duke e ndjerë me të vërtetë rreth zonës së zemrës së trupit tënd, dhe tani është e provueshme shkencërisht.

Emocionet koordinojnë sjelljen dhe gjendjen psikologjike gjatë ngjarjeve për mbijetesë ose për kënaqësi. Edhe pse jemi të vetëdijshëm për gjendjen tonë emocionale, si zemërimi dhe lumturia, mekanizmi i cili i jep jetë këtyre ndjesive, mbetet akoma i pazgjidhur.

Monitorimi i ndjesive u bë me anë të një mjet topografik i cili tregonte se gjendjet emocionale janë të lidhura me temperaturën, intensitetin dhe me ndryshimet kulturore. Kjo mënyrë inovative mund të sjellë shumë të mira në ekzaminimet e ardhshme të problemeve emocionale.

Burim:bletapertace.com
 
Titulli: Studimi mbi emocionet tregon se sa e fortë është lidhja Mendje-Trup

ueeee e shef ti? ne zjarr ai robi kur eshte ne dashuri.
 
Back
Top