Studimi i fundit: Rebelimi ndaj maskave lidhet me këtë çrregullim personaliteti

Guest2

Antarë i Respektuar
-785-0-5f97e26356dc6.jpg
Shkencëtarët në Brazil e kanë lidhur rezistencën ndaj masave të sigurisë për Covid-19, të tilla si mbajtja e një maske, me tiparet e Çrregullimit të Personalitetit Anti-Social.

Studimi i tyre ishte i pari i këtij lloji në Amerikën Latine dhe anketoi mbi 1500 njerëz të moshës 18-73 vjeç.

Duke përdorur një pyetësor, shkencëtarët kërkuan të identifikojnë impulsin e tyre për të vepruar ndaj “ndjenjave” të nxitura nga një person tjetër dhe bënë një seri pyetjesh të personalitetit në lidhje me atë se sa e përfaqësonin sjelljen e tyre deklarata të caktuara.

Sondazhi gjithashtu pyeti në lidhje me pajtueshmërinë me masat e Covid-19, të tilla si përdorimi i maskës.
Gjatë analizimeve, u identifikuan dy profile: një profil antisocial, ku njerëzit ishin rezistentë ndaj masave të sigurisë Covid-19 dhe një profil modeli empatie.
Profili antisocial ishte i lidhur me rezultate më të larta në pyetjet e personalitetit që kishin të bënin me "pashpirtësinë, mashtrimin, armiqësinë, impulsivitetin, papërgjegjësinë, manipulimin dhe marrjen e rrezikut" të cilat janë tipike për Çrregullimin e Personalitetit Antisocial.
Ky grup gjithashtu kishte rezultate më të ulëta në rezonancën afektive*.

Profili i modelit empatik tregoi rezultate më të larta në rezonancën afektive dhe rezultate më të ulëta në tiparet e shoqëruara me Çrregullimin e Personalitetit Antisocial (Antisocial Personality Disorder - ASPD).
*Rezonanca afektive lidhet me tendencën që ka një person për të përjetuar të njëjtin ndikim apo emocion, teksa sheh një ngjarje që ndikon apo prek emocionalisht dikë tjetër.
Ekipi që kreu studimin tha se ata shpresonin që gjetjet do të ndihmonin për të bindur zyrtarët shëndetësorë të bënin më shumë për të edukuar njerëzit dhe për të ndikuar në politikat e tyre.
Ndërsa protestat në të gjithë botën janë zhvilluar përsa i përket mbajtjes së maskave, efektiviteti i tyre vazhdon të provohet në një numër në rritje të studimeve.
Një raport ndërkombëtar i botuar në The Lancet, i cili analizoi të dhënat nga 172 studime në 16 vende, zbuloi se duke përdorur një maskë ka vetëm 3% mundësi për t'u infektuar me Covid-19.
Anabelmagazine.com
 
Attachments

  • -785-0-5f97e26356dc6.jpg
    -785-0-5f97e26356dc6.jpg
    22.5 KB · Shikime: 0
  • -785-0-5f97e26356dc6.jpg
    -785-0-5f97e26356dc6.jpg
    22.5 KB · Shikime: 0
Une nuk shof lidhje me personalitetin sesa me shendetin. Di qe kur e mbaj per kohe te gjate me jep dhimbje kohe dhe nuk mbushem dot plotesisht me fryme me dhemb gjoksi dhe para dhe mbrapa. Niveli i oksigjenit ne trup nga 98% me ka shkuar 85 %.

Ja kete kam vere re tek vetja ime. E vetmja e mire eshte qe kam kursyer lek nuk blej me buzekuq kete kohe lol
 
85?
shko kontrollohu sepse eshte problem ne keto vlera
 
eshte vlere e ulet dhe sdi nese e ke nga maska apo ndonje element tjeter , por keshillohu me ndonje mjek ,mos e kalo kshu si fenomen siperfaqesor
 
Une nuk shof lidhje me personalitetin sesa me shendetin. Di qe kur e mbaj per kohe te gjate me jep dhimbje kohe dhe nuk mbushem dot plotesisht me fryme me dhemb gjoksi dhe para dhe mbrapa. Niveli i oksigjenit ne trup nga 98% me ka shkuar 85 %.

Ja kete kam vere re tek vetja ime. E vetmja e mire eshte qe kam kursyer lek nuk blej me buzekuq kete kohe lol
Pikerisht kjo duhet ti shqetesoje mjeket,shumica e popullsise ne mos sot,neser do shfaqin probleme dhe veshtersi me frymarrjen,per mos te folur per organizmat sindetik qe permban copa e maskes,dhe qe ne nje forme apo tjeter perbejne rrezik dhe kercnim nga alergji bronkite te ndryshme ne organizmin njerzor.
Imagjino tani qe eshte bere perdorim i detyrueshem aq shume ore gjate dites.
Pas dy vjetesh nese vazhdon keshtu,do jemi sheruar nga korona dhe do kemi probleme azmatike ne nje % shume te larte.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top