Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Gjumi, gërhitja, ëndrrat dhe të rejat e fundit nga shkenca
womansleeping.jpeg

Studiuesit amerikanë kanë mbërritur në përfundimin se ata që flenë shumë orë natën rrezikohen të vdesin më shpejtë se ata të cilëve u mjaftojnë shtatë orë gjumë. Studiuesit kanë hetuar mbi një milion njerëz të moshave 30 deri 102 vjeç. Gjatë atyre gjashtë viteve që zgjati studimi vdekshmëria ishte më e ulët midis atyre që flinin shtatë orë përnatë, duke pasur parasysh edhe moshën, nëse personi pinte duhan dhe problemet e mëparshme shëndetësore. Atyre që flinin të paktën një orë më tepër ose më pak u rritej ndjeshëm rrezikshmëria për të vdekur. Rrezikshmëria për të vdekur rritej me 15 % tek ata që flinin 8,5 orë ose më pak se 4,5 orë.
Gërhitja
Gërhitja jo vetëm që është e mërzitshme por edhe e pashëndetshme. Zhurma ndonjëherë shurdhuese e gërhitjes e shqetëson partnerin, por vetë gërhitësit ky gjumë jo i qetë i sjell pasoja të këqija.
Gërhitësi merr frymë me vështirësi për shkak se rrugët e frymëmarrjes si nëpërmjet gurmazit apo hundës janë ngushtuar. Trupi i tij nuk arrin të marrë veten gjatë gjumit, ai është tërë kohës nën stres. Kjo sjell shqetësime në zemër dhe në qarkullimin e gjakut. Truri merr shumë pak oksigjen. Hetimet kanë treguar se gërhitja ul aftësinë për t’u përqendruar dhe shkallën e inteligjencës. Gërhitja ndodh vetëm gjatë të fjeturit. Ajo ndodh kryesisht gjatë marrjes së frymës, rrallë gjatë nxjerrjes së saj. Gjatë gjumit, çdo muskulaturë e trupit fle, po ashtu ndodh edhe me muskujt e padukshëm në gojë dhe në zonën e frymëmarrjes. Kur këto muskuj ç’tendosen gjatë gjumit, pjesët e qullëta lëkunden dhe dridhen pas çdo frymëmarrje. Dridhja është ajo që nxjerr zhurmën tipike të gërhitjes.
Kush gërhet me shpesh
Më shpesh gërhasin burrat sesa gratë. Gratë gërhasin më shpesh kur nisin të thyhen në moshë. Shumë herë operacioni mund të ndihmojë në largimin e të gërhiturit kur arrihet të hiqet mishi që vështirëson frymëmarrjen. Ka një lidhje midis gjumit dhe karrierës. Sipas zëdhënësit të shoqërisë gjermane të studimeve mbi gjumin dhe ilaçeve për gjumë (DGFM) Gِran Hajak, ata që flenë në kohë dhe sa duhet kanë shanse dy herë më të larta për të bërë karrierë dhe pasur suksese nga ata që nuk flenë mjaftueshëm.
Sa orë gjumë nevojiten
Gjumë i pamjaftueshëm është kur njeriu nuk është ngopur akoma me gjumë në mëngjes dy orë përpara se të zgjohet me të vërtetë.
Të rriturit kanë një, dy deri tre faza lodhjeje në ditë. Nëse njeriu pushon gjatë këtyre fazave duke fjetur deri në gjysëm ore, atëherë është në gjendje të përballojë shumë më tepër punë.
Një qasje e re ndaj shpjegimit të ëndrrave vë gjithkënd në gjendje të kuptojë në mënyrë të pavarur dhe vetëshëruese ëndrrat e tij dhe njëkohësisht problemet e lidhura me to dhe mënyrat për t´i zgjidhur.

Këshilla

1-Të gjithë njerëzit duhet të flenë minimalisht 8 orë në ditë.

2-Pas drekës është e nevojshme që të dremitet jo më pak se 20 minuta

3-Gjatë një nate fjetjeje të zakonshme kryhen 4 deri 5 qarqe gjumi secila me nga 5 gjendje të ndryshme
4-Studiuesit këshillojnë që njerëzit të mos abuzojnë me gjumit, (të mos flenë më shumë se 10-13 orë), pasi kjo vë trurin në “gjumë”.

5-Në rast se nuk keni gjumë natën, këshillohet të konsumoni një çaj kamomil, asnjëherë qetësues. Vetëm në rast se vuani nga probleme nervore

Gjumi shpjegues i ëndrrave
Në ëndërr problemet e ndrydhura brenda vetes kthehen sërish në një trajtë enigmatike. Metoda e shpjegimit të ëndrrës merret pikërisht me zgjidhjen e kësaj enigme. Për këtë do të ishte i nevojshëm një ekspert i cili do të arrinte t´i qasej thelbit të mesazhit të ëndrrës, pasi që disa simbole vlejnë pjesërisht njëlloj për të gjithë. Dihet që gjumi është i nevojshëm për të mbijetuar. Mendohej se ai ishte vetëm një periudhë pushimi por kohët e fundit dijetarët kanë parë një lidhje midis kujtesës dhe gjumit. Freud (Frojdi) që në 1897-ën shkruante se nuk mendonte që ëndrrat ishin të pakuptimta por ishin një mënyrë për të lëvruar përvojat e fituara. Në eksperimentet e fundit të bëra me njerëz është vërejtur se ato pjesë të trurit që kanë qenë në veprim gjatë ditës janë në veprim edhe gjatë natës.

Edhe duke fjetur mësojmë gjëra të reja
ثshtë vërejtur edhe se ata që nuk flenë sa duhet e kanë të vështirë të mësojnë gjëra të reja. Tërë këto vrojtime tregojnë se diçka ndodh me trurin kur flemë. Kështu është arritur në përfundimin se ndonëse ne nuk e kuptojmë, truri ynë gjatë natës vazhdon të punojë për sqarimin e çështjeve që na dalin gjatë ditës. Pra gjumi është i rëndësishëm për të mësuar gjëra të reja. Kjo vlen jo vetëm për njerëzit por edhe për kafshët, zogjtë e insektet. Gjatë një nate fjetjeje të zakonshme kryhen 4 deri 5 qarqe gjumi secila me nga 5 gjendje të ndryshme. Në gjendjen e parë të një qarku gjumi është kaq i lehtë sa një individ që zgjohet gjatë kësaj gjendje thotë se nuk është e vërtetë që ka qenë duke fjetur. Në gjendjen që vjen pas kësaj flihet pak më thellë, dhe quhet gjumë themeltar. Në gjendjen e tretë dhe të katërt flihet thellë dhe gjatë këtyre gjendjeve trupi merr veten.

Këndvështrime të ndryshme për ëndrrat
Prej mijra vjetësh ëndrrat përpiqen të shpjegohen pothuajse në të njëjtën mënyrë. Të huajt na tregojnë se si të përkthejmë ëndrrat tona. “Ndryshimi midis këndvështrimit tim mbi ëndrrën dhe këndvështrimit tradicional qëndron në atë që unë mendoj se një ëndërr mund të përshkruhet dhe përkthehet që nga rreshti i parë e deri tek i fundit”, shpjegon Dr. Max Segeth, psikologu që ka zhvilluar këtë qasje. Gjatë gjumit të thellë bëhet shartimi i fragmenteve të kujtesës së ditës dhe mendohet se ajo pjesë e trurit që quhet Hippocampus vendos se çfarë duhet ruajtur në kujtesë. Mendohet se kujtesa e një çasti ruhet e ndarë në pjesë në disa vende të trurit. Një vend ruan ngjyrën, një tjetër formën, dhe një tjetër figurën. Në vendin ku është ruajtur ngjyra e një sendi, ruhen edhe ato fragmente të kujtesës që kanë të njëjtën ngjyrë dhe është më e lehtë ti sjellësh ndërmend kur kujton ngjyrën në fjalë.

TO
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

une fle zakonisht nga 10 ore.. e trurin e kam freng, ulerime fare... sipas studimit i bie qe ne kete gjendje truri ime te jete ne gjume, imagjino te fle pak une, e ta kem trurin me te fresket, sipas studimit do jem gjeni :p
nuk ka vdekur njeri nga gjumi i tepert, me mire keta studiuesit le te merren me ato semundje qe realisht cojne miliona njerez ne vit drejt vdekjes...
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

Un Mesa Kam Lexuar Gjumi Te Shton Jeten,Sot Paska Dal Te Merr Jeten Boh :p :p
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

E palogjikshme eshte kjo per mua' nese njerzit flejn me shume do te vdesin me heret ! Jeten dhe vdekjen e kem te limituar me frymarrje . Kur na hargjohen frymarrjet na vjen vdekja . Se askush su duft me fjet me pak e me shme me ardhe ne kete jete!!!
Eshte e mundur ata qe flen me shume ' te jene me pak te shendetshem . Me delem per te jetuar dhe mund ta ken me veshtir per tu perball me sfidat e jetes.
 
Pe: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

Interesant shume ky materiali. Me pelqeu pjesa e endrrave, ndoshta se une gjate gjithe nates shikoj telenovela nga me te ndryshmet, lol...haha
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

Vete dinamika qe ka jeta sot nuk te le te flesh shume :D..Une mbahem per shume gjumashe, mirepo kam harruar kur per here te fundit kam fjet me shume se 6 ore...Gjumin e drekes une nuk di ta bej 20 min, me duket shume apsurde :p..Poqese me jepet mundesia ndonje dite te bej nje sy gjume ne mesdit nuk cohem pa fjet nja dy tri ore LOL
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

Vete dinamika qe ka jeta sot nuk te le te flesh shume :D..Une mbahem per shume gjumashe, mirepo kam harruar kur per here te fundit kam fjet me shume se 6 ore...Gjumin e drekes une nuk di ta bej 20 min, me duket shume apsurde :p..Poqese me jepet mundesia ndonje dite te bej nje sy gjume ne mesdit nuk cohem pa fjet nja dy tri ore LOL

Ah, sa te kuptoj. Ashu them e une, o gjume tamam o hic fare, 20 min eshte genjeshter:p

Tani 6 ore naten, pak i ke, beji te pakten 7 ( per ate qe perkedhelen e mira eshte 8 :">).

Gjithsesi, sme duket i drejte studimi, sepse gjumi eshte mbreti shpllodhjes per "pasurine" e trupit tone - dmthn trurin....Kur flem gjume, rigjenerohemi, truri shpllodhet, dhe jemi gati per nje dite te re.
Me sa kam lexuar, ata qe flene pak, i ulet imuniteti, se ska ate kohen e pushimit per rigjenerim....

Keshtu qe gjume!!!
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

Tani une kame degjuar shprehjen ''oh vdiqa per gjume'' dhe jo se vdiqa duke fjetur:p:p ate gjumin e drekes nuk e njoh fare dhe me duket si humbje kohe e nje dite te flesh ne mes tedrekes ku mund te besh dicka me jeten tende dhe momentin e asaj dite eshte krim me i madh qe mund ti besh vetes
 
Pe: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

Shpetova dhe une :p
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

U na marrshi te keqen neve qe fleme shume :p..Gjumi te rrit...:p LOL LOL
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

po une qe flej deri ne 12 ....:(
 
Pe: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

Une skam fjetur kurr shume,e vazhdoj te mos fle...Jam mesuar me kete regjim apo orar,max qe mund te flet eshte 5-6 ore...Kjo behet fjale per gjumin e nates,ne dreke nuk fle...Nuk eshte se ndihem e lodhur,qe skam fuqi,per te punuar,studjuar etj etj...
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

ka 18 vjet qe nuk fle gjate dhe prap mami im nuk harron sa here mblidhemi ne AL ,me thote e si te shkoj jeta fjetun moj bij .

O Ma : i them po kush mi rrriti kalamajt mua ?

Ajo : I ka rrit Zoti po hajt cou ban naj pune ,,,shyqyr qe ste kane ngja ty :qeshje:

E dua gjumin shume edhe ai me do mua...por ka kohe qe rruget nuk na kryqezohen bashke :(

Sa per kete "siesta" qe i thone spanjollet gjumit te mesdites , ketu ku jetoj as qe behet fjale .........
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

E dija une do jem i pavdkshem 4 ore gjum bej cdo dite
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

Interesant artikulli,po un qe nuk fle shum dhe s'jam gjumashe dmth nuk jam ne rrezikine vdekjes se hershme :p
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

E kam lexu edh e dikun tjeter se ata se punojn gjat nates jan me jet shkurt, por un nuk ju besoj edhe shum ketyre studimeve,sa e sa dalin ahuuuuuuu
 
Titulli: Studimi: Ata që flenë më shumë, vdesin më herët, ja arsyet

E kam lexu edh e dikun tjeter se ata se punojn gjat nates jan me jet shkurt, por un nuk ju besoj edhe shum ketyre studimeve,sa e sa dalin ahuuuuuuu

Nuk mund te krahsosh gjumin e nates me ate te dites. E para, trupi ka nje ritm ( cirkadian) te sekrecioneve hormonale, qe jane te regulluara sipas gjumit tone, tek njerzit qe flene naten, e kane sekrecionin maksimal( psh te kortizolit), ne mengjes ne 6-7. Nderkohe qe njerzit qe bejne nje gjume te c'regullt, e permbysin dhe kete ritm, dhe si pasoj ndjenja e lodhjes edhe nqs fle po 8 h, e zem.
Nata ka qetesine e vete, diten sado te jesh vetem ne shtepi, zhurma e rruges+makinave eshte me e madhe.
Gjumi eshte i rendesishem aq per trurin, sic dhe per tere organizmin, per rigjenerim dhe forcim.
 
Le te vdes me heret.
Une gjumin e dua gjume,per mua oret e gjumit jane te shejta.
Dhe mundohem te jem korrekte me to gjithnje!
Dhe shyqyr o zot kam gjume shume te mire.
 
E paskam punen pisk...tani qe ju afrova pensionit 😱
 
Dmth une qe bej sh pak gjume do ju percjell juve gjumashave? ;p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top