Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Nëse i përkitni komunitetit të njerëzve përtacë, me siguri që shpeshherë e keni dëgjuar frazën se përtacët nuk janë persona të suksesshëm.

Mirëpo, duket që nuk është kësisoj. Një studim i ri i publikuar në The Independent sugjeron se individët më pak aktivë, apo të njohur si “dembelët/përtacët”, janë më të mençur sesa ata që vazhdimisht janë aktivë.

Zbulimet nga studimi me bazë në SHBA duket se e mbështesin idenë që njerëzit me nivele të larta të inteligjencës mërziten apo lodhen më ngadalë, gjë që i shpinë ata të shpenzojnë më shumë kohë duke menduar, ndërsa personat tjerë mërziten apo lodhen më lehtë, gjë që i shpinë ata ta plotësojnë kohën me aktivitet fizik.

Pra, studimi implikon se duhet të ndjehemi më komod kur humbin në mendimet tona pa e ndjerë nevojën të kryejmë detyra tjera gjatë të njëjtës kohë. Por, duhet të kemi kujdes që të mos përsëritet shumë, pasi si çdo gjë tjetër e tepërt, kjo mund të kthehet në shprehi të keqe.

Prandaj, këtë javë, nuk duhet të ndjeheni fajtor që nuk jeni zgjuar në ora 5 të mëngjesit dhe nuk i keni vrapuar 5 apo 10 kilometra si të tjerët.

Ndoshta më mirë është për ju që atë kohë ta shpenzoni në shtrat duke menduar rreth ditës apo ta planifikoni orarin.
telegrafi
 
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Shoqeria jone , pertacin e perbuz sepse skllaveria eshte motorri i mbarvajtjes se ketij "absurditeti". Duhet te derdhesh djerse per nje cop leter e nese e fiton duke dhen jeten 12 ore ne dite quhesh njeri punetore dhe i ndershem...Mbasi te vdesesh per ty do te shkruhet skllavi me besnik!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Kjo eshte e vertete, ka qene e ditur. Ama pertaci eshte dhe i keqi vetes. Ne fund perfundojme me ca punetor qe punojne nonstop e s'qesin gje ne drite, Lol dhe ca dembela qe shkojne kot talentin dhe zgjuarsine.
 
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Kuptohet ajo pune..!pertacet kan koh cdo her me i marr gjerat me logjik te shplodhur...madje me hallet e dynjas..per dallim nga njerz aktiv se jan non stop dhe mezi arrin ti perballojn punet dhe hallet e tyre..
 
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

E dijaaaa...mjafton me me pa mua lol
 
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Ndoshta, paramendo ata pertace edhe ja dalin, jo rralle me mire se na :gjuhe: po te ishin punetore qado kishin ba?
 
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Lodhen shpirterisht (menderisht) ata duke filozofuar si tia dalin ne jete :P ,ne ndryshim me dike qe lodhet fizikisht ska kohe per filozofira...
 
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Interesant si shkenca gjithnjë na befason.
Këta aq e kanë un-in e fortë sa që edhe kur t'iu kallet shtëpia përtojnë me ikë,
sepse e kanë të angazhuar trurin aq tepër sa që nuk realizojnë ndodhitë...
 
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

citim; Zbulimet nga studimi me bazë në SHBA duket se e mbështesin idenë që njerëzit me nivele të larta të inteligjencës mërziten apo lodhen më ngadalë, gjë që i shpinë ata të shpenzojnë më shumë kohë duke menduar, ndërsa personat tjerë mërziten apo lodhen më lehtë, gjë që i shpinë ata ta plotësojnë kohën me aktivitet fizik.

Se di,pse po ndjej veten kaq pertace ahahhahaha :P
 
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Haha si testohet mencuria jote. Mami im duhet te jete krenare 2x
 
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

tani do fillojn njerzit me pertu me shkrujt ne forum :p
 
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Ta them me krenari qe jam pertace e dembele....sidomos kur duhet me bo pune shpie....po edhe ato te punes.
Se nganjehere edhe te rrotullohesh ne karrige eshte goxha lodhje :P
 
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Ta them me krenari qe jam pertace e dembele....sidomos kur duhet me bo pune shpie....po edhe ato te punes.
Se nganjehere edhe te rrotullohesh ne karrige eshte goxha lodhje :p
Njesoj ke ngelur :P
 
Titulli: Studim: Përtacët janë më inteligjentë se të tjerët

Kjo eshte e vertete, ka qene e ditur. Ama pertaci eshte dhe i keqi vetes. Ne fund perfundojme me ca punetor qe punojne nonstop e s'qesin gje ne drite, Lol dhe ca dembela qe shkojne kot talentin dhe zgjuarsine.
?
te njejten mendoj.
 
+1 ketu, se dija qe duke pertuar me ritet koeficienti zgjuarsise :p por eshte llogjike se duke qene qe se vret me mendjen per gje as neuronat svedsin kot si budalluqet!
 
Ky titulli te demoralizon fare .. kam lind ne fund te viteve 70 .. pra jam brezi i flower Power.. dhe i marrim gjerat me relax e qetesi .. te gjith do vdesim nje dite .. ama ne se kemi me ngut lol
Ndaj dhe gjejm rruget me te lehta per tja ber qefin vetes ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top