Studentja shqiptare, ndalohet të mbajë shami në një shkollë në Turqi

Lauri

Anunnak
Ne Izmir një studente shqiptare në Institutin e Teknologjisë në Izmir të Turqisë (İYTE), nuk është lejuar të marrë pjesë në mësimin e zhvilluar një nga klasat e këtij institucioni arsimor turk për shkak të shamisë që mbante në kokë.

Ngjarja e pazakontë është denoncuar nga vajza shqiptare tek gazeta turke “Today Zaman”, dhe duke dashur të sensibilizojë faktin, Ornela Bega risjell në vëmendje rastet e ndalimit të shamive të kokës në mjediset arsimore, për të cilat Bordi i Arsimit të Lartë (YOK) ka marrë një vendim të caktuar vitin e kaluar. Por që sipas kësaj gazete, është ende duke u aplikuar në mënyrë arbitrare në disa universitete.

Ornela Bega, vajza që shihni në foto, studentja nga Shqipëria, tregon se ka ardhur në Turqi për të studiuar fizikë në institucionin arsimor İYTE.

Por sikurse ajo thekson, nuk është lejuar të marrë pjesë në leksionin e saj të Kimisë për më shumë se një muaj për faktin e vetëm se mbante shami koke.

Bego ka denoncuar për “Today Zaman” se ajo nuk ka qenë në gjendje për të gjetur ndonjë zgjidhje për këtë problem, i cili sipas saj, mund ta bëjë madje që të humbasë edhe vitin shkollor. Kjo edhe pse ajo ka biseduar me rektorin e İYTE-së, Mustafa Güden për këtë çështje.

Ndërkaq, Presidenti i Bordit të Arsimit të Lartë (YOK) Jusuf Zija Ozcan lëshoi ​​një deklaratë në mars të vitit të kaluar, me të cilin paralajmëronte ata që ndalonin mbajtjen e shamisë së kokës në universitete dhe nëse do të kishte mosrespektim të këtij vendimi, ndaj atyre personave YOK do të niste hetimin.

Bega pohon se i ishte thënë nga një profesor: "Ju nuk mund të hyni në klasa duke mbajtur shami koke, edhe në qoftë se ndalimi i tyre në universitete është hequr".

Ajo tha gjithashtu se ajo nuk ishte në gjendje për të kuptuar pse një ndalim i tillë ka qenë i zbatuar në Turqi, popullsia e së cilës është kryesisht myslimane.
8 Dhjetor 2011, NOA –
 
Pe: Studentja shqiptare, ndalohet të mbajë shami në një shkollë në Turqi

Ja ngreh veshin Erdogani ati "msusit" per nje gjest te tille.
Gjith ket pun qe ka bere ai per te hequr komunistat nga pozitat ne shtet e ne arsim etj nuk do ta lejoj ti bien posht.
 
Pe: Studentja shqiptare, ndalohet të mbajë shami në një shkollë në Turqi

po dhe kjo mooo... sikur se di si eshte ne turqi...te studionte ne shqiperi,ne shteteror, ku ste nxjerr njeri probleme...kot me kot... atje spo lejone turqit...
 
Per mendimin tim, shum mire ben qe ankohet. Shteti ia ka dhene t drejten te vishet si te doje dhe nqs kjo e drejte kundershtohet nga individ uniteralishte atehere ka t drejte edhe ti hedhi n gjyq.
Po nuk mbrojte ti si individ t drejten tende, sju hap barku njeri per te ndihmuar...
Personalishte as ma ndien si vishet nje femer, ama m pelqen sme pelqen do e respekoj zgjedhjen e saj.
 
Pe: Studentja shqiptare, ndalohet të mbajë shami në një shkollë në Turqi

pse as ne turqi su lejoka shamia...??
 
Nuk tha njeri qe ben keq, por vajzat turke me qindra ne cdo vit udhetojne drejt vendeve perendimore e aziatike, jo per nje nivel me te mire mesimdhenie, por vetem per shkak te shamise, pasi kane probleme atje... Me ate koment nuk tregoj se jam kundra ankimit dhe shamise, perkundrazi, por nje shtet i cili i nxjerr probleme qytetareve te vet, c'mund te presesh per te huajin... dhe s'po flasim ketu t'pelqen ty apo mua, po flasim rreth realitetit ne Turqi, i cili edhe pse eshte zbutur goxha kohet e fundit, serish keto probleme s'jan shuar komplet... Dhe une personalisht si zgjidhje me te thjeshte do shikoja studimin ne vendin tend, se per fizike ka shkuar ska shkuar per mjeksi a inxhinjeri mooo.... nejse...this is just my opinion Flow....
 
Back
Top