Studentja nga Berati diplomohet dhe e nxjerr në FB, por harron një detaj!

AnGeLiC

VIP
V.I.P
stuii.jpg

Gëzimi i marrjes së diplomës i ka shkuar si mos më keq një vajze të re në moshë, e cila ka shpërndarë foton e diplomës në rrjetet sociale, por që është degjeneruar keq nga miqtë e saj.

Vajza, e cila ka mbaruar shkollën e lartë dhe që në bazë të llogarive tona i bie të ketë bërë plotë 15 vite shkollë, nuk ka mësuar të shkruajë pastër dhe pa gabime gjuhën shqipe.

“Data 7,Tetori, nje kocidenc qe rradh me ndodh”, – shkruan ajo. Por a arrini dot të kuptoni se çfarë do të thotë vajza? “Kocidenc” çdo të thotë? Fjala “rradh” mos duhet të ishte në vend të fjalës “rrallë”? Dhe në fund të fundit, çfarë kuptimi ka kjo fjali dhe lidhja me foton?
foto-1-7_1487006703-974584.jpg

ثshtë turp kur shikojmë se çfarë niveli drejtshkrimor dhe gjuhësor kanë studentët e bachelorit në universitetet shqiptare! Kujtojmë se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një gabim shpejtësie apo një problem hutimi në momenin që ka qenë para tastierës së telefonit, por për një problem të përgjithshëm të formimit të kësaj të reje. ثshtë një gabim tipik i studentëve të sotëm, të cilët e mësojnë shqipen me copa.

Dritare net
 
S'do ishte ndonje habi nese neser kete bjonden ta shohim ne foltoren e parlamentit tone si shume shoqe te saj....
 
Ne rrojme per dramaticitetin, vdesim per te, ushqehemi me te dhe bejme pordhe ne breke te shqyera.

Ne kemi perhumbu jeten tone dhe jetojme ne facebook-omani, ne pritje te nje gabimi te tjetrit, per ta bere foto, per te ja nxene deren dhe per ta lajkatuar tere popullata jone fejsbukore. Dhe ne fund fare ne keto gjera i ruajme ne xhep qe herdokurdo te na vije mundesia qe ta shantazhojme tjetrin.

Pra te ne po diplomove ne radhe te pare duhesh te diplomosh ne gjuhe shqipe e pastaj tu qasesh drejtimeve tjera.

Nuk e nenvleresoje gjuhen shqipe por per mua cdo njeri eshte i lindur per nje zanat sepse tek e fundit fakulteti eshte zanat dhe nuk se eshte gje tjeter. Kjo vajza, une, tjetri dhe JU qe besa munde te profesionalizoheni ne TI, skulptur, piano, arkitekture, por qe ja gjuhen shqipe nuk ja do. Nuk ja do dhe pike :liber:

Po pra, per neve rrojtesit e dramaticitetit, nxenesi duhet t'i kete te tera 10 -ta. Jam i sigurte se kjo gje ndodhe vetem te ne. Ore njerez te mira jam shume i sigurte se gjeni te jete njeriu nuk eshte per te tera 10-ta.

Pa le pastaj arsyet tjera qe munde ta kene derguar gocen ne kete gabim te cilat dhe mua me ndodhin shpesh. Shpesh ky telefoni im, meq nuk eshte prodhim shqiptar, kshu pavemendshem, ma nxjerre nje fjale qe ndryshe e kam menduar dhe shkruar por ndryshe ka dal.

Opa kitrra e dheu pune hajde ta bejme jeta osh qef :gjyshe: T'Krefja jeten qe bejme ne. Ne asnjehere nuk mesuam te rrojme per veten dhe s'kem per te mesuar, kurren e kurres.

Une thjeshte e shof nga nje kend tjeter.
 
E cfare rendesie paska qe s'di me shkru mire.

Me rendesi qe ne provimet me goje ka qene me e mira ne gjenerate.
 
Hajt se do kete kohe dhe kjo te mesoj kur te kaloj ne jeten profesionale qe gabime te tilla drejtshkrimore s'tolerohen ne ambient pune.
 
Ajt yllo ti,e gezofsh dipllomen! Me nje pune sekretare neper ministri ahhahahahahah :P
 
prob nuk e shikoj tek shkrimi as ne aftesin e krijimit te nje fjalie as tek gabimet drejtshkrimore sa e shikoj ne "bulizmin" ne gjykimin dhe ne nivelin e lajmeve qe sjellin portalet alb ...gazetaret tane!
mbaj mend njeher nje ish kolege qe u trasferua se publikoj ne fb ne orarin e punes....
ne fund keto site online apo profile nuk jan asgje me shume se nje kontroll per personin aq me pak kur perdorusi eshte akoma "i pafajshem" ose me sakte i pakujdesshem...
bravo dritare net ... ke ber pune prej gazetarie te vertete!!
por me cudit fakti perse nuk nxjerr ne pah proff qe ka dhen noten apo sistemin etj etj por faktikisht per te nxjerr te pergjitheshmen vret individin...
 
Edhepse kjo nuk është gjë e mirë, dhe normal do të duhej çdo njëri
që kryen studime të dijë edhe gjuhën perfekt, por kur gjejmë
këso lloj katastrofash tek njerëzit me funksione, gazetarë e "spikerë",
si dhe portale "gazetareske" që është mbushur interneti, që besa jam
i bindur, për nga kualiteti që ofrojnë, thot njeriu as shkollën fillore se kanë të kryer,
kjo zonja është lule në krahasim me ta.

Kuptohet se njerëzit janë si ujqër, e mezi presin që dikush të sharrojë
dikah dhe të bëhet bujë, mirëpo kjo zonjusha ia paska zënë vetvetes bishtin
me derë. Kuptohet në këtë kohë që posedojmë kompjuterë dhe programe për
perpunim të teksteve, është mëkat të ofrojmë tekste me gabime të tilla.

Në anën tjetër, shpresoj që kjo dobësi kolektive në një të ardhme të afërt
të ndryshojë pozitivisht, duke e vënë gjuhën si diçka primare e jo të ia lëshë rastit.
Pra, mendoj se kjo nuk është pasojë e paftësisë, por mospërfilljes.
 
Ajt yllo ti,e gezofsh dipllomen! Me nje pune sekretare neper ministri ahhahahahahah :P

Shih kjo te ministri thot?;) Cfare ka me lyp kjo me politeknik te ministri ;) mos i ka plas tubi? :krehje:
 
Shih kjo te ministri thot?;) Cfare ka me lyp kjo me politeknik te ministri ;) mos i ka plas tubi? :krehje:

..po per cdo lloj "plasje apo problemi social,apo punsimi ne minisrti shkone robi :P,. E pse mos shkoje kjo ministri?! Se kuptova keta gja! :P
Njerz me pargjykime!!
 
E cfare rendesie paska qe s'di me shkru mire.

Me rendesi qe ne provimet me goje ka qene me e mira ne gjenerate.

Hahahaahahhahahahahahahah Sa larg qe paske vajtur e ti me mendime :P:p
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top