Studentët zbythin qeverinë

Katil

Antarë i Respektuar
Qeveria tërhiqet përballë protestës së studentëve,1 nga 4 pikat e studentëve plotësohen.Protesta nuk ndalet pa plotësuar çdo kërkesë.
 
Nuk ka qeveri tu beje balle studenteve…
Por mendimi im eshte qe duhen shtuar kerkesat pasi ka ardhur momenti qe studentit ti garantohet nje e ardhme dhe dhe jo ta kthejne ne servil te partive per tu integruar ne jete.
O ta bejne e ta shpien ne fund ose prap aty ku jane do mbeten.
 
Redaktimi i fundit:
duhet te kishin 1 liste me te gjate. mos tngelte vetem tek tarifa e provimeve.
 
duhet te kishin 1 liste me te gjate. mos tngelte vetem tek tarifa e provimeve.

Kshu mendoj edhe unë,të zgjerohen kërkesat dhe karakteristikat e kërkesave.Rëndësi ka bashkimi për herë të parë në 30 vite,sot duhet jetë një 28 nëntorë,duhet të jetë dita e Shqipërisë.(Protesta e armëve kimike u ngrit me ndihmën e celulave të disa partive nëpërmjet forumeve,sot jo)

Të shohim si do shkojë e sa do zgjasë.
 
Me ne fund thua u zgjuan nga letargo??
Kam dyshimet e mija pasi cdo gje ne shqiperi eshte e korruptueshme, edhe studentet po te tille jan!
 
Te shpresojme qe jo moj Jana se ndryshe e mori lumi ate vend...
 
Jam student i revoltuar,
Prej sistemit varfëruar!
Refuzoj të jem e ardhmja,
Që nga sot do jem e tashmja!

:zemer::zemer::zemer:
 
Te shpresojme qe jo moj Jana se ndryshe e mori lumi ate vend...

Thua po ju dhane vitin organizatorve sdo ndalojne????
Po ju ben presion sdo ndalojne???
Mahhh kam dyshimet e mija...
 
Thua po ju dhane vitin organizatorve sdo ndalojne????
Po ju ben presion sdo ndalojne???
Mahhh kam dyshimet e mija...
Do zoti nuk dalin… ;)
 
Ti mendon se nuk eshte e kalbur gjer ne rrenje ai vend????

Ka shprese dhe besoj qe do ringrihet. Mjaft kaq gri per ate vend...
 
Thua po ju dhane vitin organizatorve sdo ndalojne????
Po ju ben presion sdo ndalojne???
Mahhh kam dyshimet e mija...

Nuk ekziston më organizimi,tani është krijuar fryma tek gjithë se duhet plotësohen edhe 3 kërkesa.

Nuk ka pas organizatorë specifik,është protestë e kijuar natyrshëm e fryrë virtualisht , e ngritur mbi një lajm për pagesë mbi çdo kredit

Kshtu që teza e shitjes organizatorëve përjashtohet besoj un,sepse ska organizatorë më.
 
E ja ku dalim ne teorine time qe eshte thjeshte nje re kalimtare e krijuar nga nje moment x i nje nxehje vetjake!!
 
Kush është në Shqipëri, e nuk përkrah studentet në protesta, nuk është shqiptar.
 
Ka shprese dhe besoj qe do ringrihet. Mjaft kaq gri per ate vend...

Nuk dua ta shoh gri jo... por fakt eshte qe atje ska drite... e ku ska drite e ku sdo te shohesh erresire mbetet gri...hije... hije qe me ndjek ne mendime e krahasime ..perse jo edhe ne llogjikim e besim...
 
Kush është në Shqipëri, e nuk përkrah studentet në protesta, nuk është shqiptar.

Sot kisha nje debat ... nje e njohura ime studente ka preferuar te bente leksion sot... kur debatova me te perse??
Mu pergjigh sh natyrshem, sepse skam miq e skam paguar kurr per provimet keshtuqe do shoh punen time...
Kjo eshte llogjika e nje studenti geni...
Me erdhi keq por mu desh ti jepja te drejte pasi me tha qe nese din cmimin e krediteve do te thote kan ber pazare.....
 
E ja ku dalim ne teorine time qe eshte thjeshte nje re kalimtare e krijuar nga nje moment x i nje nxehje vetjake!!

ا lidhje ka re kalimtare?! Mbetet për tu parë sepse nga pardje në dje kërkesat ndryshuan,mbase kërkojnë më shumë nesër.
Meriton vlerësim mënyra e reagimit,cila do qeveri me reagime të tilla do mendohej dy herë për një vendim.
 
Un nuk e kisha imagjinuar që në Shqipëri do ngriheshin për të drejtat e tyre as për 1 dekadë!
Nuk e dij antarët në forum nga Kosova të na informojnë si është situata andej,ka pas nga kto forma protestash,apo vetem opozitare?
 
ا lidhje ka re kalimtare?! Mbetet për tu parë sepse nga pardje në dje kërkesat ndryshuan,mbase kërkojnë më shumë nesër.
Meriton vlerësim mënyra e reagimit,cila do qeveri me reagime të tilla do mendohej dy herë për një vendim.

Mbase kerkojne me shume ... uroj te kerkojne jo me shume neser, por te NESERMEN e tyre ama sma mbush syrin kjo levizje... dhe ka dy varjante sipas ides sime
1. Ta shfrytezoje ndonje parti..
2. Te korruptohen me nje karramele e aq...
Por le te urojme qe gaboj! Uroj te gabohem pasi do deshiroja shume ta tronditnin te sotmen e te nisnin te ndertonin ate qe neser do jete jete e shumices
 
Protesta e studentëve, përgjigjet Rama: Ja prova e investimit në arsim (VIDEO)

Rama-studentt-780x405.jpg

Një valë protestash ka “pushtuar” këtë fillim dhjetori vendin dhe tubimi më kulminant ishte ai i mijëra studentëve që “rrethuan” sot Ministrinë e Arsimit për të kërkuar shfuqizimin e tarifave që rëndojnë buxhetin e tyre dhe prindërve që financojnë shkollimin.

Përballë protestës së sotme, qeveria u dorëzua duke shfuqizuar VKM-në për tarifat mbi provimet e mbetura, por ndryshe nga dje kur i etiketoi si “ngelës” studentët protestues, kryeministri Edi Rama heshti sot gjatë 6 orëve që u zhvillua tubimi me thirrje kundër Reformës Arsimore që ai ka mbështetur fuqishëm.

Shefi i qeverisë ka reaguar rreth 3 orë pasi studentët u larguan nga “Rruga e Durrësit”, duke postuar në Facebook një video 3D që sipas tij shërben si “provë” për të treguar se sa qeveria e tij ka punuar për transformimin e sistemit arsimor.

Edi Rama - Meqe po diskutohen keto dite edhe kushtet e...

Në këtë video prezantohet një projekt mbi rikonstruksionin në godinat e “Qytetit Studenti”. Sipas Ramës, qeveria ka nisur një investim madhor (18.8mln€ Faza 1) për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve.

“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë mbetet të shihet sesi do të reagojnë studentët pas kundërpërgjigjes së kreut të ekzekutivit, pasi në mbyllje të protestës së sotme kanë theksuar se nesër do të grumbullohen para Kryeministrisë.

6 dhjetor 2018 .gazeta-Shqip.
 
NUK MUND Tث JETث اثSHTJE TARIFASH…

4-1544130830.jpg

Nga Astrit PATOZI

Ka një vërshim të madh solidariteti me protestën e studentëve këto ditë kudo në Shqipëri dhe ky nuk është lajm i keq. Përmes studentëve të revoltuar shumica e shqiptarëve që i mbështesin gjejnë të materializuar edhe pamundësinë e tyre për të bërë të njëjtën gjë. Por edhe kjo nuk është gjë e keqe.

Sepse studentët po reagojnë sot fort ndryshe nga të tjerët, që i mbështesin nga larg, duke marrë zemër në distancë nga guximi i tyre, mbi të gjitha se janë në një moshë që nuk bëjnë llogari. Ata nuk kanë hyrë ende me të dyja këmbët ne rrethin vicioz, ku e gjithë jeta e tyre edhe e familjarëve të vet të jetë e kushtëzuar nga dëshira apo trillet e 3 apo 4 personave, të vetmit në një vend që po shpopullohet me shpejtësi, të cilët marrin vendime të rëndësishme në emër të popullit.

Nuk besoj se e zbehim fare kauzën e drejtë të protestës po të themi se pjesëmarrja dhe zemërimi i studentëve është disi i shpërpjestuar me kërkesat e tyre. Por, me këtë qeveri dhe me këtë sistem politik të kalbur, edhe po të protestosh pa shkak fare, sërish e ke të drejtën me vete.

Kur them se ka një mospërputhje, nuk do të thotë se nuk i mbështes kërkesat e afishuara të protestës së studentëve, të cilat i konsideroj si më legjitimet në botë. Por sepse unë realisht do të doja që reagimi i tyre të shkonte përtej pretendimeve për ndryshimin e tarifave të Arsimit të Lartë në vend. Natyrisht, që nuk e çoj ndër mend që t’i mësoj se si ta shndërrojnë reagimin në një lëvizje të fortë shoqërore, dhe as t’i ndjek ata si hijenat politike, që po përpiqen këto ditë të përfitojnë nga protesta e tyre për t’i dhënë oksigjen kauzave të vdekura opozitare.

Sepse mendoj që problemi më i madh i studentëve nuk është përballimi financiar i 3 apo 4 viteve në Universitet, por shanset e pakta, të cilat nganjëherë janë zero, që u ofron atyre Shqipëria e marrë peng nga një kastë e korruptuar dhe arrogante, për gjithë pjesën e mbetur të jetës. Problemi i tyre real është se shkollimi i tyre dhe cilësia e studimeve nuk do të kenë asnjë vlerë në ditën, që ata do të shkëputen nga universitetet, edhe sikur të mbijetojnë pas pritave të qeverive me tarifat shkollimit.
Sepse do t’i presin kudo me këmbët e para, që nga udhëheqësit supremë e deri tek mijëra vartës të tyre, politikanë apo nëpunës të lartë të administratës, që të gjithë të emrëuar dhe asnjëherë të zgjedhur, që nga zyra më e lartë e shtetit, e deri tek cepi më i largët i një biznesi të vogël privat. Sepse në këtë vend prej kohësh nuk ka më sens fare konkurrenca dhe nuk ka më asnjë kuptim zotësia, integriteti dhe dinjiteti njerëzor, si vlera universale të çdo shoqërie të lirë dhe të emancipuar.

Jam i sigurt se kjo qeveri dhe shumë të tjera që do të vijnë pas asaj, nëse gjëndja nuk do të ndryshojë, nuk do ta kenë fare problem që t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e studentëve për tarifat e shkollimit apo për kushtet e jetesës në konvikte apo auditore.

Jo vetëm këta që janë sot në pushtet, por edhe ata të tjerët, që po presin radhën duke u lëshuar goja lëng pas çdo proteste kundër qeverisë, e quajnë një gjilpërë në kashtë që të heqin ca para nga një zë tjetër i buxhetit dhe t’ua kthejnë shkollimit të studentëve. Nuk do të mendoheshin 2 herë dhe do t’i plotësonin të gjitha ato.

Por jam shumë i sigurt se të gjithë ata bashkë janë shumë të ndjeshëm dhe nuk do të donin kurrë që të ndryshonin me dëshirë këtë sistem të kalbur, në themel të të cilit qëndron korrupsioni, imponimi i më të fortit dhe mungesa e konkurrencës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. Ndaj edhe është vështirë t’i ndash nga njëri-tjetri dhe nuk e kanë fare problem që brenda protestës mund të gjesh, si ata që ishin në opozitë, ashtu edhe ata që ishin në qeveri, kur u votua ligji i 2014-ës, të cilin po kontestojnë sot studentët.

Uroj dhe shpresoj shumë që kjo protestë kurajoze dhe emancipuese e studentëve të shërbejë si embrion për nisjen e një lëvizje të fortë politike, që të shkundë, jo thjesht sistemin arsimor në Shqipëri, por mbi të gjitha rendin shoqëror në vend, i cili ka pësuar deformime të tmerrshme ndër vite.

Në mos qoftë e thënë kjo, të paktën të shërbejë si frymëzim për shqiptarët e tjerë se vetëm një reagim i fuqishëm ndaj padrejtësisë, arrogancës dhe arbitraritetit të një elite politike të amortizuar krejtësisht mund ta sjellë ndyshimin në Shqipëri.
Kjo nuk mund të jetë një çështje tarifash, ashtu si dhjetor 1990 nuk ishte çëshje dritash, kur krisi në Qytetin Studenti.
 
Sot kisha nje debat ... nje e njohura ime studente ka preferuar te bente leksion sot... kur debatova me te perse??
Mu pergjigh sh natyrshem, sepse skam miq e skam paguar kurr per provimet keshtuqe do shoh punen time...
Kjo eshte llogjika e nje studenti geni...
Me erdhi keq por mu desh ti jepja te drejte pasi me tha qe nese din cmimin e krediteve do te thote kan ber pazare.....

Studenti nuk duhet të shihet si mundësi për të pasuruar arkat e Universitetit apo shtetit, studenti duhet shikuar si mundësi për të zhvilluar shtetin. اdo gjë duhet të filloj nga Universiteti si tempull i dijes, por jo vetëm. Nga objektet universitare duhet të marshojnë nëpër qytete e sheshe studentet protestues për të kërkuar të drejtat e tyre. Më mirë një student që proteston, sepse atdhe të dytë nuk kemi.
 
Mbase kerkojne me shume ... uroj te kerkojne jo me shume neser, por te NESERMEN e tyre ama sma mbush syrin kjo levizje... dhe ka dy varjante sipas ides sime
1. Ta shfrytezoje ndonje parti..
2. Te korruptohen me nje karramele e aq...
Por le te urojme qe gaboj! Uroj te gabohem pasi do deshiroja shume ta tronditnin te sotmen e te nisnin te ndertonin ate qe neser do jete jete e shumices

Nuk paske qënë sot pranë protestës përndryshe sdo guxoje të shkonte ndër mend që mund ta rrembejnë parti politike ate protestë.?
 
Nuk paske qënë sot pranë protestës përndryshe sdo guxoje të shkonte ndër mend që mund ta rrembejnë parti politike ate protestë.

Nuk jetoj ne alb rilindi e jam e madhe per te qene studente edhe pse mesojme cdo dite nje te re... ama po te kusha qene ne shqiperi do kisha qene mes tyre.. smban me krip ajo gjelle... ka humbur shijen ... koha per ndryshim... ndryshim total...
 
Protesta e studenteve per momentin eshte ne nje gam te vogel kerkesash ndaj qeverise,ka ngjyre tarifash ndaj tyre .
Le te shpresojme qe populli do behet pjese e tyre dhe do reagojne ndaj brutalitetit dhe pisllekut te kesaj qeverie.
Sot nje analist i njohur nder te tjera tha,qe Franca do jete burim protestash ne tere Evropen.
Ja te shikojme cdo pjellin ne vijueshmeri.
PAsi luhet nje prapaskene gjithnje ne nje skene qe behet vizive.
 
Ate mendova 1 herë në 30vite bashkohet Shqiptari dhe ka kërkesa banale , e tipit të heqet tarifa 670për kredit?
 
Protesta e studenteve per momentin eshte ne nje gam te vogel kerkesash ndaj qeverise,ka ngjyre tarifash ndaj tyre .
Le te shpresojme qe populli do behet pjese e tyre dhe do reagojne ndaj brutalitetit dhe pisllekut te kesaj qeverie.
Sot nje analist i njohur nder te tjera tha,qe Franca do jete burim protestash ne tere Evropen.
Ja te shikojme cdo pjellin ne vijueshmeri.
PAsi luhet nje prapaskene gjithnje ne nje skene qe behet vizive.

U ngriten edhe infermieret...po zgjerohet fusha
 
Ate mendova 1 herë në 30vite bashkohet Shqiptari dhe ka kërkesa banale , e tipit të heqet tarifa 670për kredit��

Jo shiko sdi ne ke ne sense ironie me politiken,por qe pikat e protestes jane te shendetshme(ne kendin studentor brenda per brenda),por assesi te mjaftueshme per te sjell reagim pozitiv ne popull ,dhe ne padrejtesit e qeverise ndaj po keti populli.
Studenti eshte mendja dhe shendeti i nje populli,prandaj nga ata pritet mundesia e ndryshimit.
Por ama ata duhet te luftojne dhe per kauza me te medha,pasi vendi ka rene ne kthetra pastertisht diktature.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top