Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Studentët, pas trevjeçarit në Tiranë, master në BE



Organizohet ceremonia e dhënies së diplomave për ciklin 3-vjeçar te Gjuhët e huaja

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja është organizuar ceremonia e dhënies së diplomave për studentët të cilët kanë përfunduar ciklin trevjeçar në të gjitha katedrat: në atë të gjuhëz angleze, frënge, italiane, gjermane. Po kështu janë shpërndarë dhe diplomat e nivelit të parë Dega Mësuesi. Kjo ka qenë e para herë që studentët e këtij fakulteti kanë marrë një diplomë të këtij formati. Studentët e sapodiplomuar kanë ndjekur studimet në bazë të sistemit të Bolonjës dhe tashmë kanë në duart e tyre diplomën e parë DNP. Ceremonia e ndarjes së diplomave është organizuar nga dekania Klodeta Dibra dhe nga stafi mësimdhënës.

Studentët e këtij fakulteti, që kanë përfunduar trevjeçarin, përveç diplomës kanë në duart e tyre edhe një suplement të saj, në të cilin janë përshkruar të gjitha lëndët e zhvilluara gjatë kësaj periudhe, kurikulat shoqëruar me kreditet përkatëse për çdo lëndë. "Një gjë e tillë është arritur për herë të parë dhe sipas standardeve evropiane. Pasi kanë marrë një diplomë të tillë, studentët tanë kanë të drejtë të regjistrohen për të ndjekur studimet master pa asnjë problem në fakultetet europiane, pasi ky suplement është një detyrim ligjor që ne e kemi respektuar", ka sqaruar dekania Dibra. Ajo nuk ka hezituar të falënderojë studentët e këtij fakulteti, por edhe stafin e pedagogëve, që me përkushtim kanë arritur të bëjnë një punë të vlerësueshme nga të gjithë. Sipas saj, dyert e këtij fakulteti janë gjithnjë të hapura për studentët që duan të thellojnë njohuritë e tyre dhe për të pasur më pas një perspektivë të madhe. Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, kanë marrë pjesë përfaqësues nga ambasadat angleze, franceze, spanjolle, italiane, zvicerane, turke. Në ceremoni ka qenë i pranishëm edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, drejtuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe drejtuesit e universiteteve të Vlorës, Shkodrës, Elbasanit e Korçës.

*shqip*
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back