Strukturalizmi dhe Konjitivizmi!

Didi

C'est la vie.


Qëllimi: të njohim strukturalizmin dhe konjitivizmin si dy shkolla të rëndësishme psikologjike.
•Synimet: të dimë se sa kontribut dhanë në formimin e psikologjisë si shkencë më vete.
•Objektivat: në sajë të kerkimeve të gjithanëshme të nxjerrim konkluzionet mbi rëndësinë e ekzistencës së këtyre dy shkollave psikologjike

Përmbajtja e detyrës:
• ا`është strukturalizmi?
• Edward Titchener, introspeksioni, sistemi psikologjik i tij.
• ا`është konjitivizmi?
• Kibernetika dhe teoria e përpunimit të informacionit
• اfarë studion psikologjia konjitive?
• Metoda kërkimore në psikologjinë konjitive
• HIP
• T.O.T.E
• Post-konjitivizmi
• Koncepti i skemës

6.1. Strukturalizmi
ثshtë përgjithësisht e pranuar që shkolla e parë e madhe psikologjike, ishte strukturalizmi, qëllimi i të cilës ishte arritja e kuptimit të strukturës (konfigurimet e elementëve) së mendjes dhe të perceptimeve të saja me anë të analizës (reduktimit) të këtyre perceptimeve në pjesët përbërëse të tyre. Gjatë periudhës strukturaliste, studiuesit e fushave të tjera analizonin në mënyrë të ngjashme lëndën duke e shpërbërë atë në elementët bazë të saj, duke i studiuar kombinimet e ndryshme. Kimistët për shembull, shpërbënin substancat në elementët e tyre më të thjeshtë, biologët analizonin përbërësit biokimikë të qelizave, fiziologët studionin strukturat fiziologjike e kështu me radhë. Edhe pse strukturalizmi me pozicionimin e tij fillestar nuk është se pati një forcë influente dinamike në psikologjinë e konjicionit, është sërish i rëndësishëm sepse përfaqëson hapin e parë në ndërtimin e psikologjisë si një shkencë empirike dhe sistematike. Gjithashtu edhe më vonë, psikologët konjitivë treguan interes për problematikat e strukturës, si në përceptim, në inteligjencë, dhe në aspekte të tjera. Sot psikologët konjitivë bashkëkohorë janë larguar ndjeshëm nga idetë e strukturalizmit. Një përfaqësues i rëndësishëm i strukturalizmit ishte Wilhelm Wundt, i cili studioi eksperiencat sensoriale me anë të introspektimit. Wundt pati disa dishepuj, si Edward Titchener (1867-1927), Thorndike etj. Titchener (1910) theksonte që e gjithë ndërgjegjia mund të përmblidhej në tre stade elementare:
1 – sensacionet – elementët bazë të përceptimit
2 – imazhet – figurat mentale që formojmë në mendjen tonë për të pasqyruar atë që përceptojmë
3 – sentimentët – përbërësit e emocionit, si psh., dashuri dhe urrejtjeMegjithatë, ndonëse Wundt pati një mori dishepujsh që aderuan tek strukturalizmi, të tjerë psikologë kanë kritikuar si metodën (introspeksionin) ashtu dhe objektin (strukturat elementare të sensacionit) e studimit të strukturalizmit.

6.2. Edward Titchener
Titkener e përcaktoi sikologjinë si shkenca që studionte mendjen njerëzore.Ai dha idenë se detyra parësore e saj ishte:
• Identifikimi i elementëve përbërës të proçeseve mendore
• Analiza e proçeseve mendore
• Paraqitja e faktit mbi mënyrën sesi lidhen elementët përbërës të mendjes për të zbuluar ligjet që përcaktojnë modelin e bashkpunimit ndërmjet elementëve të proçeseve mendore dhe detyrave që kryhen jashte tyre.
Proçesi I realizimit të detyrave parësore, nëpërmjet psikologjisë, do të thoshte sipas Titchenerit që kjo disciplinë ishte shndërruar në një shkencë eksperimentale. Titchener përcaktoi introspeksionin si metodën më të përshtatshme me të cilën mund të veprohej për të plotësuar detyrat eksperimentale të psikologjisë.Ai, në një periudhë të gjatë kohore, punoi për të përcaktuar elementët që përbënin strukturën e mendjes njerëzore dhe elementët që ishin përbërës të
ndërgjegjes. Titchener, duke synuar të interpretonte ndërgjegjen si një proçes që përbëhej nga elementë të thjeshtë, u përpoq që ta reduktonte atë deri në nivelin e këtyre elementëve bazë.

6.3. Introspeksioni dhe roli i tij
Titchener ishte i pari studiues që përdori termin strukturalizëm, në vitin 1898. Ai këtë term e përdori në një artikull, ku shpjegoi ndarjen e psikologjisë së tij, nga psikologjia funksionaliste.
Analizën psikologjike të strukturës së mendjes ai e filloi nga studimi i proçeseve mendore. Këto proçese kërkonin një vëzhgim të kujdesshëm.Ai pohoi së një përshkrim I saktë I fakteve që paraqisnin këto proçese mund të realizohej vetëm nëpërmjet metodës së introspeksionit.Kur shprehu idenë se psikologjia ishte një shkencë eksperimentale, Titchener kishte parasysh, gjithnjë, vështirësitë që paraqiste metoda e introspeksionit.Ai e pranoi introspeksionin si një metodë që mund të shfaqte vështirësi gjatë realizimit dhe, madje, këto vështirësi mund të shiheshin edhe kur subjektet ishin trajtuar mirë.Titchener duke u ndikuar nga ideja se introspeksione paraqiste disa vështirësi për t`u realizuar shkoi drejt përcaktimit që të porsalindurit, fëmijët dhe kafshët nuk ishin në gjendje të kryenin një introspeksion objektiv.Ai pohoi se metoda e introspeksionit nuk mund të mësohej nga librat, por vetëm nga puna në laborator nëpërmjet ushtrimit , për një kohë të gjatë, nën udheheqjen e një vëzhguesi të trajtuar mirë.Duke synuar lehtësimin e proçedurave të sakta implementuese të introspeksionit të ishte i izoluar, i kontrolluar dhe i ndryshueshëm.Duke trajtuar këtë ide, ai shkruajti një libër me titull “Psikologjia eksperimentale” që shërbeu si literaturë psikologjike në ndihmë të studentëve dhe profesorëve për të punuar më mirë në laboratorin e psikologjisë.Titchener pohoi se implementimi në mënyrë të saktë i përvojave të menjehershme njerëzore , nëpërmjet metodës së introspeksionit, mund të realizohej vetëm për proçese të ulëta psikike se ndijimet, imazhet, dhe ndjenjat. Kjo pikpamje erdhi si rezultat i ndikimit që dha mbi të puna e asosacionistëve anglezë, kur pohuan që ndijimet ishin ndjenja e botes perceptuale dhe imazhet vinin nga objekete që nuk ishin fizikisht përpara njerëzve.Titchener shprehu idenë se të dy këta elementë bazë mund të shfaqnin cilësi të veçanta, kur kryenin dallimin midis një imazhi një ndijimi apo ndonjë elementi tjetër.Ai shkoi dhe më tej në analizat e tij mbi këta dy elemente, duke pohuar se detyra parësore e njeriut që eksperimenton në laborator ishte përshkrimi, nëpërmjet përdorimit të metodës së introspeksionit, i cilësive të këtyre elementëve.

6.3.1. Sistemi psikologjik i Titchener
Titchener, krahas studimit të vëmendjes, njerëzore, u orientua dhe drejt analizës së proçesit të të kuptuarit, duke shprehur idenë se ky proçes ishte rezultat i përmbajtjes. Ai pohoi se proçesi i strukturimit të kujdesshëm të proçeseve mendore rreth ndijimeve dhe imazheve krijonte efektin e të kuptuarit. Titchener e vlerësoi proçesin e të kuptuarit, të ngjashëm me proçesin e vëmendjes dhe e përkufizoi atë si një proçes që i atribuohej pervojës së ndërgjegjës së njeriut.Gjatë strukturimit të sistemit të tij psikologjik, vendosi si element bazë përqëndrimin drejt një psikologjie që do të merrej vetëm me analizën introspeksioniste të mendjes njerëzore.Duke u orientuar drejt këtij drejtimi, gjatë strukturimit të sistemit të tij psikologjik, ai nuk mori parasysh gjetjen e kolegëve të tjerë që kishin punuar, deri atëherë mbi këto probleme.Ai gjatë analizave të tij në psikologji, nuk e pranoi kurrë faktin se studimi i sëmundjeve mendore dhe shërimi i tyre mund të realizohej edhe nga shkenca e psikologjisë.Titchener predikoi idenë se librat e psikologjisë studiojnë vetëm mendjen normale.Nën ndikimin e këtyrë ideve ai e ndau psikologjinë në dy zona:
• Zona e parë quhen zona e rëndësishme dhe përfshinte psikologjinë e rëndësishme.
• Zona e dytë quhej zona e parëndësishme dhe përfshinte psikologjinë e kafshëve, psikologjinë sociale, psikologjinë etnike, dhe disa psikologji të tjera.

6.4. Kushtet historike dhe teorike për lindjen e konjitivizmit
Kriza botërore ekonomike e viteve ’30 u ndie dhe në psikologji, gjë që solli edhe fundin e shkollave të dëgjuara si ajo e Gestalt dhe ajo bihejvioriste. Nga kjo krizë fillon dhe del në skenë një rrymë e re, një lëvizje e re, konjitivizmi, ose psikologjia e proçeseve konjitive që arrin të mbijetojë dhe të mbizotërojë. Dhe jo vetëm për momentin por pasi kalon periudhën e vështirë të krizës, zhvillohet, transformohet, dhe vazhdon te jetë bashkëkohore dhe në ditët e sotme. Psikologjia e përgjithshme në këto vitet e fundit është bërë gjithnje e më teper disiplina që studion proçeset konjitive proçese të tjera si si psh. ato të lidhura me emocionet ose që janë përbërëse të personalitetit të individit, bëjnë pjesë tek psikologjia e përgjithshme vetëm për faktin se kanë të bëjnë me proçeset konjitive. Prandaj mund të themi me bindje që sot psikologjia e përgjithshme identifikohet gjithnjë e më qartë me psikologjinë konjitive. Për të kuptuar sa më mirë psikologjinë konjitive dhe impaktin që ajo ka në psikologjinë bashkëkohore, është e domosdoshme, të kuptojmë lidhjen dhe prejardhjen direkte te saj nga bihejviorizmi. Lindja e konjitivizmit u shty nga nevoja e disa bihejvioristeve të cilën e ndienin nevojën e një argumentimi më efikas dhe më bindës për studimet e tyre. Bihejviorizmi, me teorite e tij ishte i pamjaftueshëm. Ata e kuptuan që këto teori ishin të papërshtatshme dhe paksa sterile. Mund te përmendim këtu emra si: Miller, Galanter, Pribram (1960), Wepman, Heine (1963), por edhe Broadbent dhe Chomsky (1959).
Fakti që si pikënisje ishte bihejviorizmi nuk është pa pasoja, si për psikologët dhe për jo-psikologët. Emri “psikologji konjitive” vjen disa vite më vonë pas shfaqjes së kësaj rryme psikologjike dhe rrjedh nga titulli i një vepre të njohur te Neisser (1967), Cognitive Psychology. Në të vërtetë ata autorë që sot i njohim si konjitiviste, për shumë vite me radhe vazhduan të vetëkonsideroheshin bihejvioriste, pa epitete shtesë, si psh, Broadbent, ose “bihejvioriste siperfaqesorë”(subjektive), si Miller, Galanter, Pribram (1960) apo Berlyne (1968). Pak nga pak po krijojmë idenë se se lindi dhe u zhvillua konjitivizmi.
Ndërkaq rrymës konjitiviste i vijnë në ndihmë dhe institucionet zyrtare, dhe ky është një lajm i rëndësishëm sepse do të thoshte që psikologjia konjitive ishte vlerësuar dhe ndjekur në arritjet e saj. Në 1960 po realizohej ngjarja kryesore në njohjen e psikologjisë konjitive: me iniciativën e Jerome Brunner dhe George Miller, po krijohej një Qendër për studimet konjitive në departamentin e Psikologjisë në Harward.

6.5. Kibernetika dhe teoria e përpunimit të informacionit
Konjitivizmi e konceptonte njeriun jo vetëm si sistem vetërregullues por dhe si përpunues të informacionit. Psikologjia konjitive në përkufizimin e saj klasik e koncepton rregullimin e aktivitetit njerëzor, në një nivel abstrakt, shumë larg nga konkretësia fizike e aksionit. Sot janë disa psikologë konjitivë që nuk janë dakort me këtë përkufizim. dhe prandaj në sajë të këtyre divergjencave edhe sot e kësaj dite bëhen debate midis psikologeve të ndryshëm secili duke mbrojtur pozicionin e tij. Sidomos kundër, janë konjitivët e lidhur ngushtë me sistemet dinamike, si Kelso (1981). Dihet tashmë që koncepti i feed-back ishte kyç në revolucionin kibernetik.
Koncepti i informacionit, gjithashtu i rëndësishëm në revolucionin shkencor dhe teknologjik në 50 vitet e fundit, vinte më pas. Norbert Wiener (1949), babai i kibernetikës, e përkufizoi kibernetiken si shkencën e kontrollit dhe komunikimit tek kafshët dhe tek makineritë. ا’është feedback? Një mekanizëm me feedback negativ është një mekanizëm në të cilin një sinjal del nga sistemi (output) dhe rifutet në të njëjtën pikë me shenjë të ndryshuar (input).
Ky koncept i ri e ndryshonte kryekeput mënyrën e mendimit. Koncepti i feedback deklaronte që sistemi mund të kishte autokontroll për tu rregulluar vetë. Për herë të parë mund të thuhej që njeriu kishte arritur të prodhonte aparate ose me mirë të themi sisteme, që mund të rregulloheshin pa patur nevojë për ndihmën e tij. Për me tepër, në sajë të konceptit të feedbackut negativ një sërë fenomenesh të vëzhguara në natyrë më në fund mund të kuptoheshin në mënyrë të qartë dhe efikase.
Me feedback negativ kuptojmë thjesht ndryshimin e shenjës së sinjalit kur del dhe hyn nga sistemi (output dhe input). Një feedback pozitiv do ta shpërthente sistemin, si psh termorregullimi në goditjet e nxehtësisë. Në vitet ’40-’50 kibernetiket iu dedikuan prodhimit të një sëre “kafsheve” artificiale, të afta të lëviznin në ambient si: “breshka”, “minj” etj. Ashby përpunoi një “homeostaze”, një mekanizem të aftë të mbante një ekuiliber te vetin, kur ndryshonin kushtet “ambientale”.
Në sajë të ketyre arritjeve u mendua se ashtu si për gjithë organizmin në përgjithësi, ishte gjetur, në veçanti, mekanizmi i feedbackut negativ te mendjes.
Psikologët konjitive studiojnë si personat përceptojnë, përvëtësojnë njohuri, kujtojnë dhë mendojnë. ثdhë psë psikologjia konjitivë është zonë e njohurisë e unifikuar, ajo dialogon vazhdimisht edhe me disiplina të tjera, mbi të gjitha me neuroshkencat, informatikën, linguistikën, antropologjinë dhe filozofine. Gjithashtu psikologjia konjitive bashkëvepron edhe me shkolla të tjera në brendësi të psikologjisë, si psikobiologjia, psikologjia e zhvillimit, psikologjia sociale dhe psikologjia klinike. Për shembull, sot është e vështirë të jesh psikolog klinik pa patur edhe një bazë solide njohurish të progreseve të psikologjisë konjitive, si në diagnozë ashtu dhe në terapi, duke qënë se pjesa më e madhe e mendimit, në aspektin klinik, bazohet në idetë konjitive. Gjithashtu psikologjia konjitive u ka dhënë psikologeve instrumentin për të studiuar në mënyrë eksperimentale disa nga idetë më stimuluese që kanë dalë nga teoria dhe praktika klinike, si psh., mendimi i pandërgjegjshëm.
Psikologjia konjitive na ndihmon për të kuptuar konceptet më bashkëkohore sa më mirë, në një këndvështrim modern të psikologjisë, për t’i përshtatur më vonë në jetën e përditshme, në rrethana të ndryshme, si psh., si të përgatitemi sa më mirë për një provim specifik, të jemi të vëmendshëm kur lexojmë, ose të mësojmë përmendësh nocione të vështira për t’u përvëtësuar.
Konjicioni human ka evoluar në kohë si rrjedhojë e kërkesës së njeriut për t’iu përshtatur sa më mirë ambientit rrethanor. Këtë aftësi përshtatjeje ndaj ambientit që na rrethon e quajme inteligjence. Edhe në brendësi të psikologjisë konjitive mund të gjejmë nëndegë të ndryshme që bazohen në koncepte të kunderta me njera tjetrën. Megjithatë kjo shumëllojshmëri idesh nuk është një problem. Ndërkohë që ka një aspekt në lidhje me te cilin të gjithë bien dakort pikërisht ajo Konjicioni na lejon t’i pershtatemi ambientit. E gjejmë këte unitet në të gjitha nivelet e studimit të psikologjisë konjitive. Për shembull, shumë njësi matësë të funksionimit fiziologjik të trurit të njeriut paraqesin korrelacione me pikezimin në shumë teste të inteligjencës. Vëmendja selektive, ose më mirë aftësia e sintonizimit mbi disa stimuj duke lënë mënjanë disa të tjerë, ka të bëjë gjithmonë me inteligjencën dhe supozohet që një person inteligjent e ka të qartë se cilit informacion t’i kushtojë vëmendje, duke injoruar informacione më me pak rëndësi. Edhe shumë aftësi linguistike dhe aftësi të zgjidhjeve të problemeve janë të asociuara me inteligjencën. Inteligjenca humane mund të konsiderohet si një entitet që unifikon, duke i dhënë drejtimin, funksioneve të ndryshme të sistemit konjitiv njerëzor.

6.6. اfarë studion psikologjia konjitive:
Një psikolog konjitiv studion si perceptohen forma të ndryshme, përse kujtojmë disa gjëra ndërsa disa të tjera i harrojmë, si pervetësohet i foluri ose çfarë mendojmë ndërkohë që jemi duke luajtur shah ose si mund të zgjidhim situata të ndryshme në jetën e përditshme. Përse në kohë me mjegull objektet duken me larg se sa janë në të vërtetë, duke genjyer shoferët, dhe që mund të çojnë deri në aksidente? Përse njerëzit arrijnë të kujtojnë me lehtësi një ndodhi të veçante nga jeta e tyre nderkohë që harrojnë emrat e njerëzve që njohin prej kohësh? Përse njerëzit kanë më shumë frikë të udhëtojnë me avion se sa me makinë ndërkohë që aksidentet më të shumta ndodhin me makinë? Këto janë disa pyetje të tjera, për të vazhduar ato pyetjet që filluam më parë, pyetje te cilave studimi i psikologjisë konjitive bën të mundur t’u kthejmë një përgjigje.

6.6.1. Pararendës te psikologjisë konjitive
Kur dhe ku ka nisur studimi i psikologjisë konjitive? Për të gjetur gjurmët historike të psikologjisë konjitive do të bazohemi në dy shkenca të ndryshme që analizojnë mendjen njerezore:
- filozofia, që ka si qellim të kuptojë natyrën e përgjithshme të shumë aspekteve të botës, kryesisht me anë të introspektimit
- fiziologjia, ose studimi shkencor i orientuar drejt njohjes së funksionimit të brendshëm të organizmit duke përdorur kryesisht metoda empirike
Edhe sot e kësaj dite problematikat që gjenerohen në brendësi të këtyre dy displinave, transmetohen edhe tek psikologjia konjitive duke ndikuar tek zhvillimi i saj. Duke qënë se në shekullin e nëntëmbëdhjetë filozofët dhe mjekët trajtonin në lidhje me psikologjinë problematika të njëjta askush nuk e dinte se ku fillonte njëra dhe ku mbaronte tjetra. Ne mes te këtij qerthulli, lindi si shkence autonome psikologjia. Psikologët konjitivë mbahen si ata që kanë perqafuar më tepër të dyja këto shkenca në krahasim me disiplina të tjera psikologjike. Nga fiziologjia kanë trashëguar studimet fiziologjike të trurit në funksion të njohjes së konjicionit. Nga filozofët kanë trashëguar studimin e njeriut, se si ai arsyeton dhe zgjidh problemet.
Ndërkohë që zhvillohej si disiplinë e pavarur, psikologjia u fokusua mbi mendjen dhe mbi sjelljen, duke u shkëputur gradualisht si nga fiziologjia ashtu dhe nga filozofia.
Perspektivat kryesore psikologjike dolën në pah nga perspektivat e këtyre dy shkencave duke reaguar ndaj tyre. Proçesi dialektik që bën pjesë tek historia e psikologjisë zë vend edhe në psikologjinë moderne. Psikologet e parë kanë shtruar një pyetje që edhe sot i mundon psikologët konjitive: mund të arrijmë të kuptojmë mendjen njerezore duke studiuar strukturat e saj ose funksionet e saj? Edhe pse psikologjia konjitive nuk është njohur si dege e veçantë e psikologjisë deri në mes të shekullit të kaluar, problematikat e saj ishin nga ato më kryesoret që psikologët e parë i studionin dhe kërkonin të jepnin përgjigje.
Sot njohim tre faza të zhvillimit të konjitivizmit te parë
1 – fillimi, në të cilin pohohet ekzistenca e një modeli unik të aktivitetit psikik, që merret me elaborimin e informacionit (psikologjia konjitiviste, Neisser, 1967)
2 – periudha e dyte në të cilën rimerret në konsideratë marrëdhënia organizëm – ambient në kuadrin e zhvillimit të konjicionit. (Njohuri dhe realitet, Neisser, 1976)
3 – i ashtuquajturi virazh ekologjik që del në skenë, në fund të viteve ’80, duke e drejtuar studimin e konjitivizmit ndaj proçeseve konjitive si manifestohen në jetën e përditshme.

6.7. Metodat kërkimore në psikologjinë konjitive
Qëllime të kërkimit shkencor në psikologjinë konjitive: Në mënyrë telegrafike, këto qëllime përfshijnë: grumbullimin e të dhënave, analizën e tyre, zhvillimin e teorive, formulimin e hipotezave, verifikimin e hipotezave si dhe aplikimin në fusha të tjera jashtë kontekstit të këtij kërkimi. Zakonisht hulumtuesit kërkojnë te mbledhin sa më shumë informacion të jetë e mundur mbi një fenomen të caktuar. Vetë ata e kanë një ide të përgjithshme paraprake të asaj që do ekzaminojnë si dhe të asaj që do rezultojë pas mbledhjes së të dhënave. Sidoqoftë, në cdo rast, studimi i tyre është i fokalizuar në përshkrimin e fenomenëve të vecanta konjitive, si për shembull si zhvillohen aftësitë apo njohja e personave. Grumbullimi i të dhënave reflekton një aspekt empirik të aktivitetit shkencor. Pasi janë grumbulluar të dhëna të mjaftueshme për fenomenin konjitiv që do të shqyrtohet, psikologët konjitivë bëjnë përdorim të metodave të ndryshme në nxjerrjen dhe selektimin e të dhënave. Ndonjëherë është i mjaftueshem një vështrim i shpejtë intuitiv për sintetizimin e materialit, por në raste të tjera kur ky material i grumbulluar është relativisht kompleks përdoren teknika të ndryshme statistikore të analizës së të dhënave. Mbledhja dhe analiza statistike e të dhënave i japin një ndihmesë të vlefshme hulumtuesit në përshkrimin fenomenëve konjitive, asnjë kërkim shkencor nuk mund të bëjë pa këto stade të analizës. Megjithatë, pjesa më e madhe e psikologëve konjitivë ka si synim të mos ndalet thjesht tek pyetja ”çfarë”, por të kuptojnë edhe ”si”-në e pse”-në e mendimit. Me fjalë të tjera psikologët konjitivë duan ta shpjegojnë konjicionin dhe jo vetëm ta përshkruajnë. Për të
kaluar stadin e përshkrimit psikologët konjitivë përdorin arsyetimin” ose logjikën, për të kapërcyer nga ajo që është vezhguar në mënyrë praktike në atë që mund të rezultojë nga vëzhgimet e kryera.

6.7.1. Metoda specifike të hulumtimit
Psikologët konjitivë përdorin një sërë metodash për të eksploruar mendimin. Këto janë:
1 – eksperimentet në laborator (edhe jashtë laboratorëve, por me kusht që të kenë një kontroll të garantuar
2 – hulumtimi psikobiologjik
3 – protokollët introspektivë
4 – studimi i rastëve të veçanta
5 – vëzhgimi i natyrës
6 – simulimet e kompiuterizuara dhe inteligjenca artificiale

6.8. Njësia T.O.T.E
Konjitivizmi filloi të ndërtohet nga shumë shkenca të ndryshme, dhe në formimin e bindjes tek shkencëtarët e fushave të ndryshme se kishte ardhur momenti I kthesës. Sidomos, në vitet ’50 ata ishin akoma larg idesë se rezultatet e fundit mund të sistemoheshin në një teori, shkolle apo shkencë më vete. Një rol të jashtëzakonshëm në ngjizjen e kësaj ideje patën dy veprat: “Plane dhe Struktura të bihejviorizmit” i Miller, Galanter, dhe Pribram (1960) dhe “Cognitive Psychology” i Neisser (1967), i cili i dha dhe emrin kësaj rryme të re psikologjike.
Këta autorë zbulojnë një njësi të re të analizës së sjelljës, njësinë TOTE – akronim i inicialeve të fjalëve test, operate, test, exit: اdo herë që një individ do të kryejë një aksion konsiston në kryerjen e një testi që ka si qëllim verifikimin e rrjedhës ekzistuese midis realitetit të jashtëm dhe ketij synimi.
Njësite TOTE mund të konsiderohen me disa nivele, nga molekulari tek molari, duke qënë se mund të ndërthuren njëra me tjetrën në mënyrë hierarkike.
Si e trajtonin problemin e introspeksionit Miller, Galanter dhe Pribram? Duke folur për problemin e memorizimit këta autorë theksojnë se subjektet përdorin strategji të vecanta asociative në memorizimin e rrokjeve pa kuptim.
Sipas këtyre tre autoreve ishte më mirë sikur të zbulohej se çfarë po bënin subjektet e eksperimentuar, sesa të thuhej se po bënte atë që po kërkohej të studiohej. Pra sipas tyre pyetja ishte ç’bën një person, por ky çbën duhet kuptuar jo si sjellje e jashtme, por në kuadër të një proçesi të përpunimit të informacionit që individi kryen. اdo modalitet hyrjeje në këtë proçes është e lejuar, si më stimuj të jashtëm ashtu dhe me anë të introspeksionit. Pratt (1948), theksonte se në të dy rastet mund të kemi një hyrje direkte dhe të menjehershme tek eksperienca: diferenca e vetme është thjesht pragmatike, dhe konsiston në mundësinë të komunikojë eksperiencen.

6.9. Paradigma HIP
Perspektiva e e Neisser (1967) është mjaft e ndryshme nga ajo e Miller, Galanter dhe Pribram dhe mund të thuhet se këto tekste janë “dy shpirtra” që do të shënjojnë tërë rrugën e konjitivizmit. Njësia TOTE është një model kryesisht holistik , që ofron një pasqyrim unitar të atyre që duhet të jenë proçeset konjitive, nëpërmjet një konsiderate globale, të vlefshëm në çdo nivel të sjelljes, mund të themi “nga lart-poshtë”.
Paradigma që propozohet dhe që do të karakterizojë gjithë fazën e parë të konjitivizmit, do të njihet me emrin HIP (Human Information Processing), ose përpunimi njerëzor i informacionit.
Njeriu shihet vetëm nëpërmjet analogjisë me makinën llogaritëse, konsiderohet si një makinë, me një përpunues informacioni. Në mënyrë specifike, sistemi konjitiv shihet si një makinë llogaritëse e tipit të ashtuquajtur “makina e von Neumann”: një sistem robotik, i pajisur me kujtesë, e zgjeruar në teori në një kohë të pacaktuar, dhe i pajisur dhe me një njësi qëndrore të përpunimit CPU (central processing unit). Aspekti interesant është ai i serialitetit të konsiderueshëm të proçesit. CPU nxjerr, njëra pas tjetrës, në seri, informacionet që përdor, me anë të lidhjes me anë të një tubi të ngushtë, që duket si grykë shisheje (bottleneck), të sistemit.
Nëse kjo analogji është kaq interesante, karakteristikat e kalkulatorit e shtyjnë të vejë edhe në drejtime të caktuara. E para është ajo e serialitetit, te nxjerrjes se informacionit ne seri. Sistemi konjitiv shihet si një fluks informacioni nga njëra anë tek tjetra e sistemit, nga një bllok logjik në tjetrin. Të kësaj pikëpamje, kemi modelet tipike të Broadbent ose të Welford.
Konsiderata e dyte ka të bëjë me autonominë e informacionit nga hardware, cirkuite që përbëjnë makinën llogaritëse . ثshtë thënë shpesh që proçeset konjitive përbëjnë programin, softwarë dhe që ekzistenca e tyre ishte e mundur pikërisht nga aftësia e tyre për tu simuluar.
Massaro (1975) verën se parimi kryesor i HIP është se midis stimulit dhe pergjigjjes ka një sëre operacionesh mendore, të quajtura faza të përpunimit, që zhvillohen në bazë të informacionit që sjell stimuli. اdonjëra nga këto operacione kërkon njëfare kohe për tu zhvilluar dhe nëse informacioni nuk do të përpunohej nëpër të gjitha fazat, nuk do të ishte i gatshëm për fazat ë mëtejshme. Paradigma HIP ka dy konstrukte: funksional, që përshkruan natyrën e informacionit në një fazë të caktuar, dhe struktural, që përshkruan natyrën e operacioneve që kryhen.

6.10. Kujtesa e parë në një prizëm tjetër
Një aspekt i rëndësishëm ka qënë ai i transformimit të konceptit të “kujtesës” nga ana e kësaj paradigme. Psikologjia parardhëse, nga Ebbinghaus tek bihejviorizmi, gjithnjë ka konsideruar ekzistencën e një proçesi unik të kujtesës, pavarësisht nga koha e magazinimit të përmbajtjes së saj. Duke u nisur nga Brown (1958) konjitivistet zbuluan ose më mirë të themi, rizbuluan, një kujtesë afatshkurtër të pajisur me ligje të veta të funksionimit, me kohë magazinimi të disa sekondave; dhe në 1960 Sperling “zbulon” memorjen ikonike- një kujtesë me kohë shumë të shkurtër, me kohë magazinimi të përfshirë në 100-500 msek. Kjo memorje ikonike, ekziston edhe para njohjes së stimulit në ardhje, dhe është demonstruar në mënyrë që nuk lë dyshime, nga Sperling. Në këtë lloj memorje informacionet janë magazinuar nën formën e karakteristikave të tyre fizike, dhe jo sipas kuptimit të tyre: në planin viziv si “ikona të kompiuterit”, në planin ndijor si disa “eko” (imazhe sonore) Mund të jete interesante të vëzhgojmë sesi kjo psikologji e re i formulonte konceptet e veta, duke i analizuar nën këndvështrimin e Sperling. Eksperimenti i tij bazë ishte quajtur “raporti i përkohshëm”. Imagjinojmë sikur po projektojmë këto shkronja:
QFT
ACB
NDS
Ta zëmë se i projektojmë për një kohë të shkurtër, rreth 50 msek; dhe më pas do themi se çfarë kemi parë. Përgjigja tipike: pashë ca gërma, më duket një A, nje Q, nje S …pastaj s’më kujtohet gjë tjetër. Nga eksperimentet e kryera zakonisht është arritur të kujtohet rreth 20% e asaj që shihet. Sperling e vazhdonte eksperimentin në këtë mënyrë. Pasi shkronjat ishin zhdukur nga ekrani, brenda kohës së 100-150 msek nga zhdukja, ai u vinte të eksperimentuarve të dëgjonin një tingull: nëse tingulli ishte me volum të larte, të intervistuarit duhet të thoshin se cilat ishin shkronjat e vargut (rreshtit) më të lartë; nëse tingulli ishte mesatar, ato të rreshtit të mesit, nëse tingulli ishte i ulet, do thoshin ato të rreshtit inferior. Pasi bëhej kjo ndarje, rezultatet ishin se personat jepnin 100% të përgjigjeve të sakta.
Siç thamë, tingulli shfaqej pas zhdukjes së shkronjave nga ekrani. Kjo nënkupton që personat, kur dëgjonin tingullin, duhet të kishin në ndonjë “vend” në dispozicion të nënta shkronjat. Pikërisht, ky vend është një formë e kujteses, edhe pse të një kohëzgjatjeje të limituar (100-150 msek). Njëherë që bëhet proçesi i kategorizimit, konjitivizmi i parë imagjinon që kjo sjell një organizim të njohurive tona në klasa, të vena sipas rradhës në koncepte, si në një magazinë apo në një librari, në një kujtesë afatgjatë.

6.11. Orientimi ekologjik i psikologjisë konjitive
Kthehemi pak tek konjitivizmi: tek ajo qe ishte paradigma mbizotëruese e fazës së parë: paradigma HIP. Kjo paradigmë, doli në skenë në vitet ’60, dhe pati mjaft sukses në fillimet e saj, por më vonë pati dhe ajo periudhën e saj të krizës, një dhjetëvjeçar më pas. Kemi vënë re se konjitivizmi nuk ishte një shkollë e mirëfilltë, por në të bashkëjetonin disa këndvështrime që mund të ishin në disa raste edhe komplet të kundërta: për shembull pozicionet, pozicionet empiriste ekstreme, si ai i Broadbent (1973), dhe inatistet ekstreme, si ai i Chomskyt (1957). Ky aspekt që mund të duket si një e metë sepse nuk ka një mendim dominues si pikë referimi, ka avantazhet e veta sepse lejoi kritikat dhe në veçanti lejoi në gjirin e konjitivizmit, ngritjen e autokritikave që ndihmonin për të bërë analiza të imtësishme për të parë ku ishte gabuar dhe për të ndrequr dhe modifikuar teoritë deri sa të arrinin tek teoria më e përshtatshme. Kjo politikë konstruktive bëri të mundur evolucionin e konjitivizmit dhe deri më sot pavdekshmërine e tij në sajë të aftësisë së të qënit kamaleont, duke qënë gjithnjë në zhvillim e sipër.
Në ato vite u verifikua një refuzim i përgjithshëm i “mikromodeleve” dhe dolën dyshimet e para për idenë e njeriut analog me kalkulatorin; ose më mirë dyshime të njeriut të konceptuar tërësisht në termat e përpunimit të informacionit. Kjo analizë kritike e ka zanafillën në simpoziumin e mbajtur në tetor të 1972 në Pennsylvania State University mbi proçeset konjitive dhe proçeset simbolike (Weimer, 1975). Të njëjtin qëllim kishte dhe simpoziumi i një viti më pas i mbajtur në Universitetin e Minesotes.
Ngjarja më e habitshme e këtij “rebelimi” ndaj paradigmës HIP ishte sulmi “nga brenda” që i bëhet nga vetë krijuesi i saj, Neisser, i cili kishte shënuar dhe fillimin zyrtar të konjitivizmit duke i huazuar dhe emrin në 1967. Në 1976 Neisser boton një vepër tjetër po aq me ndikim sa e para, e quajtur Cognition and Reality, ku vetë Neisser ishte ndikuar nga dikush tjetër, nga Gibson. Fusha e studimit sa vinte dhe ngushtohej, interesi i vetem ishte për eksperimentët në laboratore dhe
gjithnjë e më pak për botën e jetës së përditshme. Nëse vërtet kërkimet shkencore kishin ecur përpara, duhej parë sa produktive ishin dhe sa mund të ndihmonin efektivisht në proçeset që njeriu perdorte në jetën e përditshme. Kritika radikale iu drejtua konceptit të “përpunimit të informacionit”. Sipas Neisser, “informacionet” që individi përpunon duhen parë në ambient, sepse aty ndodhin dhe është pikërisht ambienti që i ofron. Në këndvështrimin e ri të Neisser, individi zotëron në strukturën e vet konjitive, disa “skema” që e ndihmojnë të kapë informacionet, dhe që ndërtojnë lidhjen kryesore midis perceptimit dhe mendimit. Kriza e paradigmës HIP ka të bëjë jo vetëm me konceptin e “përpunimit”, por shkatërron totalisht konceptin e “informacionit”, ashtu sic konceptohej deri në ato kohë nga konjitivistët, duke e zëvendësuar më një përkufizim të modifikuar. Me dy simpoziumet e mësiperme dhe me librin e Neisser të 1976, del në skenë një rryme e re në brendesi të konjitivizmit, që u quajt ekologjike, në sajë të frymëzimit që këta autorë të parë morën nga vepra e Gibson. Dhe do te jetë pikërisht Gibson frymëzuesi i pjesës më të madhe të hulumtimeve të kësaj rryme.


Në vitet ’70 kemi dhe revolten ekologjike ndaj konjitivizmit, të udhëhequr nga dy studiues të shquar: Gibson dhe Johansson. Në sajë të këtij minirevolucioni refuzohen mikromodelet në të cilat paradigma HIP kishte fragmentuar mendjen njerëzore. Ndihet gjithashtu nevoja e rivleresimit të ambientit të jetës së përditshme të njeriut. Gibson insiston në një konfrontim direkt me përceptimin: sipas tij, informacionet nuk është se përvetësohen, por ato janë ndërkohe prezentë, në stimulimin siç i paraqitet direkt subjektit, dhe nga këta mund të kapen në mënyrë direkte. Informacionet kanë kuptim për organizmin duke qënë se janë affordancës të prezantuara nga ambjenti në lidhje me vlerën evolutive që kanë për organizmin.
Johansson ka dhënë shpjegime mbresëlënëse për përceptimin e lëvizjes, dhe zhvilloi konceptin e motion analysis, analiza e lëvizjes, rregullat e të cilës janë të paralindura. Në bazë të ideve të Gibson u zhvillua një sektor i gjërë i psikologjisë, i quajtur ngjarje dhe aksione.
Paradigma HIP jeton sot e mishëruar në teorinë e modeleve mendore të Johnson-Laird, ky i fundit i influencuar plotësisht nga Craik. Modelet mendore janë struktura raprezantuese (paraqitëse, parashtruese, pasqyruese). Kemi dy lloje kryesore: fizike dhe konceptuale. Sipas Johnson-Laird çdo sistem i aftë të paraqesë ose pasqyrojë botën e jashtme me anë modelesh quhet autome Craikiane, ndërsa kur e paraqet në mënyre të konsiderueshme, quhet autome karteziane.

6.12. Shkenca konjitive dhe paraqitja e njohurive
Përgjigjia ndaj krizës së konjitivizmit nuk ishte vetëm ekologjizmi, por një kuadër më i gjërë ku vetë ekologjizmi bën pjesë bashkë me rrjedhime teorike të tjera. Sot kjo rrymë quhet shkenca konjitive. Në 1977 Schanck, Collins, dhe Charniak themeluan revistën “Shkenca konjitive”. Në numrin e parë Collins pohonte, duke inauguruar inisiativën, që në shumë disiplina, duke filluar nga psikologjia konjitive, ekzistonin një sërë problematikash të përbashkëta, që përfshinin inteligjencën natyrale dhe artificiale. Problemi i parë që mund të ndeshnin studiues të fushave të ndryshme ishte paraqitja e njohurive. Norman në 1980, një nga baballarët e konjitivizmit HIP, do të ishte ndër të parët që iu bashkua këtij pozicionimi teorik. Ai përcaktoi 12 pika, zonat, ku shkenca konjitive, kjo disipline e re, duhet të drejtonte kërkimet shkencore. Ato ishin: sistem besimesh, ndërgjegjia, emocioni, interaksioni, gjuha, të mësuarit, kujtesa, përceptimi,performanca, aftësia dhe mendimi.
Pozicioni i Norman, faktikisht, ishte vënë re një vit më parë në kongresin e parë të shoqatës së re,shkencës konjitive, mbajtur në La Jolla në gusht të vitit 1979. Lindte, në këtë mënyrë ajo që, sipas inisiatorëve ideologë do të ishte një shkencë e vërtetë e aftë të ecte më këmbët e veta, ndërtuar mbi hirin e konjitivizmit të varrosur, me kontributin e shumë shkencave të tjera të përafërta në kërkimet shkencore. Në të vërtetë bëhej fjalë për një riorganizim të psikologjisë konjitive, duke i dhënë më shumë përparësi inteligjencës artificiale, refuzimit të mikromodeleve, si tek ekologjizmi, por në ndryshim nga ky i fundit me një theksim te idesë së analogjisë së njeriut me kalkulatorin dhe të perdorimit të AI.
Në vend të parë, ishte koncepti që do të dominojë gjithë vitet ’80, ai i paraqitjes së njohurive, që praktikisht zëvendësonte atë të kujteses, i cili nga ana e vet pësonte një ndryshim radikal. Kushti kryesor i afirmimit të këtij koncepti ishte studimi i “rrjetave semantike”, i ideuar nga Quillian, në fund të viteve ’60 dhe i shtjelluar më vonë nga Loftus dhe Collins në mes te viteve ’70, si modele të paraqitjes së kuptimit të fjalëve.
Në përgjithësi psikologjia e proçeseve konjitive është psikologjia e paraqitjes së diçkaje. Në vija të përgjithshme, ky koncept vjen nga matematika, ku është sinonim i funksionit. Për Marr (1982), një paraqitje ose pasqyrim është një sistem formal për të paraqitur qartësisht disa tërësi ose lloje informacionesh, bashkë me një shpjegim sesi sistemi e bën të mundur këtë gjë. Rezultati i përdorimit të një pasqyrimi për të përshkruar një tërësi të caktuar është një përshkrim i kësaj tërësie. Bëhet një dallim, pra, ndërmjet përshkrimit dhe paraqitje. Duke qënë se koncepti nuk përdoret në mënyrë univoke në psikologjinë konjitive, ai mbart me vete dhe ambiguitete dhe keqkuptime pafund.
Nëse mbajmë mend sipas konjitivizmit HIP ajo që kujtojmë në mënyrë afatgjatë është vendosur në një vend të caktuar të mendjes, në magazinë ose depozitë, nga ku bëhet e mundur të gjendet në bazë të një sistemi kartelash orientuese, si në një biblotekë.
Në fakt gjërat nuk janë tamam kështu. As kafshët nuk paraqiten kështu në mendjen tonë, përfundim ky i arritur në bazë të eksperimenteve mbi tipicitetin, te Rosch.

6.13. Koncepti i skemës
Koncepti i përgjithshëm i skemës u përmend për herë të parë nga Frederic Bartlett (1932), një tjetër profesor i Cambridge, themelues i Njësisë së Psikologjisë së Aplikuar. Një skemë është struktura themelore e paraqitjes së njohurive. Një skemë e përgjithshme mund të ketë nënskema në brendësi të saj të vendosura në mënyrë hierarkik. Skemat janë modele të përgjithshme të njohurive: mund të kemi skema për të luajtur me top, për të lexuar e kështu me radhë. Ky koncept u kthye në skenë me prepotencë në mes të viteve ’70, për merite në radhë të parë të Neisser, ne 1976, dhe më pas të Rumelhart dhe Ortony një vit me vonë.
Skemat, pra, nuk zotërojnë informacione specifike të eventëve individuale, veç e veç, të vetme, por informacionet përgjithësohen me anë të nje proçesi abstrakt mbi kategori eventesh ose ngjarjesh. Mund të themi që skemat zotërojnë variable ose slots, nga anglishtja, qe mund të marrin çfarëdo vlera të ndryshme në kushte specifike, të veçanta. Gjithashtu skemat janë struktura hierarkike, prandaj themi që një skeme mund të inkorporojë, mund të përmbajë në brendësi të saj, nënskema të tjera të mbivendosura. Koncepti i skemes pra është shumë i përgjithshëm. Në brendësi të këtij koncepti janë me rëndësi disa modele të veçanta të quajtura script, të studiuara nga Schank dhe Abelson në 1977 dhe në 1982. Script është një term nga anglishtja, i përdorur në kinematografi, por në rastin tonë do të thotë skenar. E huazojmë dhe në si skenar nga kinematografia. Me script do të kuptojmë skemën e paraqitjes së njohurisë proçedurale. Scriptet
janë pjesëza të vogla të thëna në një gjuhë shumë të thjeshtuar. Script është skema e një situate të tillë që koncepti korrespondent me script përshkruhet nga një seri njohurish, që nga ana e tyre i korrespondojnë një sekuence veprimesh që kanë një karakter të veçantë për atë koncept.
Rëndësia e modeli të scripteve është e madhe sepse në brendësi të tyre përfshihen veprime, vlera, norma, dhe jo vetëm njohuri në kuptimin e ngushtë të fjalës. Veprimet, sekuenca stereotipike e veprimeve, përbëjnë një përshkrim të saktë të paraqitjes së njohurive tona më shumë sesa një listë çfarëdo, vendesh, objektesh apo ndodhish. Ndërsa në 1982 Schank e përpunoi paksa konceptin e scriptit, duke i shtuar atë të skenës, që është një skemë që përfshin dhe përshkruan një ambient akoma më të gjërë, dmth ka nje nivel më të lartë (zgjeruar) pergjithësimi. Shumë të studiuara në këtë periudhë kanë qënë dhe skemat me radhitje tekstuale, që kanë patur rëndësi të madhe për problemet edukative. Në fillim të viteve ’70 u bë njëfarë revolucioni në fushën linguistike. Shumë linguistë, në veçanti hollandezi Van Dijk (1977), kërkuan të kapërcenin modelet psikoluinguistike të limituara tek analiza e frazave, duke vënë në dukje që asnjë nuk i lexon frazat në mënyrë të izoluar si të ishin të izoluara, si të ishin veç e veç. Ne lexojmë ose degjojmë struktura gjuhësore komunikative me të gjata se frazat ose fjalitë, që janë pikerisht tekstet. Atëherë duhet të studiojmë gramatikën e teksteve. Ndërmjet shumë modeleve të paraqitur në atë periudhë, një nga më interesantët ishte një model i paraqitur nga Van Dijku që thamë më sipër, në bashkëpunim me Kintsch në 1983. Ky model bazohet në një konceptualizim të skemave të teksteve të cilin e ndanin në tre nivele:
1. Niveli i makrostrukturave
2. Niveli i superstrukturave
3. Niveli i framës (kornize, kuadro)
Makrostruktura është ai nivel i analizës së tekstit që lejon të caktojmë tekstin në gjininë letrare që i përket. اdo kulturë përcakton se cilat janë gjinitë letrare të veta dhe cilët janë elementët strukturalë të gjinive të ndryshme letrare. Superstrukturat janë struktura të kuptimit që mund të dallohen në fjalitë në të cilat zbërthehet makrostruktura. Në këtë model strukturat e kuptimit nënkuptohen si kallëzues të shumë argumentëve. Ndërsa me framë do të kuptojmë ato njohuri që në nuk gjejmë direkt tek teksti por që janë të domosdoshme për ta kuptuar.

Bibliografia:
Terry F. Pettijohn, Virgjil Muçi (red.), “Psikologjia : një hyrje konçize”, Tiranë: Lilo, 1996;
Robert S. Feldman, “Understanding psychology”, New York: McGraw-Hill Book Co., 1996
4th ed.;
Ylli Zhurda, Marie Mato (red.), “Psikologjia”, Tiranë: SHBLU, 2001;
Nosh Gjolaj, Anton N. Berisha (red.), “اështje të psikologjisë dhe të psikanalizës : personaliteti dhe karakteri”, Prishtinë: Shpresa, 2001;
Bedri Dedja, Pandora Dedja (red.), Asllan Saraçi (red.), “Drejt enigmave të psikikës njerëzore”, Tiranë: Uegen, 2002;
Zenel Orhani, Zyhdi Dervishi (red.), “Psikologjia e emocioneve”, Tiranë: Ada, 2003;
Edmond Rapti, Tomor Plangarica (red.), “Histori e mendimit psikologjik: (autorë, koncepte, vepra)”, Tiranë: Pegi, 2004;
Erion Kristo, “Arti i ri i të menduarit: psikologjia dhe metodologjia e studimit”, Tiranë: Naim Frashëri, 2004;
Howard Gardner, Gëzim Hadaj (përkth.), Hajri Shehu (përkth.), Jolanda Rrapo (përkth.), Arshin Xhezo (red.), “Dimensionet e mendjes: teoria e llojeve të ndryshme të inteligjencës”, Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike, 2004;
Jean Piaget, اapajev Zëre (perkth.), “Psikologjia e inteligjencës”, Tiranë: Plejad, 2004;
Marcella Vasconi (përg.), Viron Koka (përkth. nga ital.), Flora Koka (red.), “Psikologjia : historia, metodat, objektivat”, Tiranë: Toena, 2004;
Zenel Orhani, Milika Dhamo (red.), “Psikologjia e motivacionit dhe motivimi gjatë të nxënit”, Tiranë: Ada, 2006;
Leonard Prifti, Xhevahir Lleshi (red.), “Psikoanaliza sot: psikologjia e thellësive”, Tiranë : Uegen, 2006;
Maurice Reuchlin, Enkeleda Drekaj (përkth.) , Pjetër Mili (red.), “Historia e psikologjisë”, Lezhë: Kuvendi, 1999



Silvana Skerja
Ndihmoi: Qerime Isufaj
Burimi: gazetaplanetar
 
Back
Top