Stresorët

Kresha

A pretty face can never trick me
اfarë mund të jetë një stresor?

اdo gjë që shkakton stress është stresor. Ka grup stresorësh që prekin këdo nga ne, p.sh. tërmetet, vdekja, përmbytjet, luftrat etj, por numri më i mad hi stresorëve janë individualë. Kjo do të thotë që një ndodhi mund të jetë stresor vetëm për ju (dhe jo për të tjerët), në varësi se si e perceptoni ju rrethanën në të cilën ndodheni. P.sh. ju jeni duke ecur me një shok dhe papritur ai ndalon.

Para jush po kalon një zotëri me kostum. Shoku juaj është zverdhur dhe ju kërkon të ndërroni rrugë. Burri përpara jush atij i kujton një njeri me të cilin e ka patur pisk dikurë.
Shpesh stresorë bëhen vetë emocionet dhe mendimet tuaja. Nga këto është e pamundur të nxirret një listë e plotë e stresorëve, por më poshtë po përmendim shkurtimisht disa nga burimet kryesore të stresit.

Ndryshimet jetësore

Ndryshimet jetësore janë stresorë të fuqishëm, qofshin këto negative (p.sh. divorci) apo positive (martesa). اdo ndryshim prish stabilitetin e rutinës së përditshme në jetën tuaj. Kjo kërkon që jut ë përshtateni me diçka të re, të panjohur, jashtë rutinës së përditshme. Përshtatja kërkon harxhim energjishë trupore dhe mendore nga ana juaj. Sforcimi që sjell harxhimi i këtyre energjive ju bën ju më të ekspozuar ndaj sëmundjeve, pasi ul ndjeshëm rezistencën natyrore të trupit tuaj.
Megjithatë, ka shumë rëndësi konteksti në të cilin ndodh një ndryshim dhe mënyra se si e perceptoni ju atë. Gjithashtu, stresi i përjetuar nga ndryshime jetësore positive, shpesh merr më pak energji dhe shkakton më radhë probleme jetësore.
Shqetësimet e zakonshme të jetës së përditshme.

“Nuk janë gjërat e mëdha
që e bëjnë njeriun për çmendinë
…jo, janë seritë e tragjedive të vogla
Që e bëjnë njeriun për çmendinë.
…jo vdekja e dashurisë së tij,
por një lidhëse këpucësh që këputet përgjysëm
kur ai s’ka kohë ta zëvendësojë…”

Karl Bukovski

Mendimi i shkrimtarit të cituar më sipër, sot përkrahet edhe nga studiuesit. Shqetësimet e zakonshme të jetës së përditshme shkaktojnë një stress të tillë, i cili ndikon në keqësimin e gjëndjes suaj shëndetësore, madje nganjëherë, në një masë më të madhe edhe se ndryshimet e mëdha jetësore. Vërtetë stresi që prodhon një ndryshim i madh jetësor është më i fortë se a ii prodhuar nga një shqetësim i zakonshëm (p.sh. shqetësimi rreth gatimit), por mdodhin shumë më radhë. Shqetësimet e zakonshme, duke ndodhur shumë shpesh, madje edhe çdo ditë në mënyrë rutinore, bëjnë të mundur akumulimin e stresit me kalimin e kohës. Një pikë e vogël uji që bie rregullisht mbi një shkëmb, për një periudhë të gjatë kohe, arrin ta gërryejë shkëmbin. E njëjta gjë ndodh edhe me trupin tuaj.

Konfliktet

Ju përjetoni konflikt sa herë që ju duhet të zgjidhni mes dy apo më shumë alternativave, të cilat nuk mund t’i realizoni në të njëjtën kohë. Konfliktet janë tjetër burim madhor stresi. Më së shumti niveli i stresit varet nga natyra e konfliktit. Zakonisht, konfliktet e pazgjidhura shkaktrojnë më shumë stres.

Frustracionet

اdo rrethanë që e ndalon apo pemgon ralizimin e synimeve tuaja është një frustracion. Nëse ju duhet të kryeni një telefonatë urgjente dhe pasi i bini numrit, sinjali ju del i zënë, atëherë ju frustroheni. Xhepi nuk ju lejon të blini një pallto qe ju ka pëlqyer shumë; edhe ky është një frustacion, e kështu me radhe…
Frustracionet shkaktojnë stress. Njerëzit përjetojnë frustracione për shkak të konflikteve, humbjeve, vonesave, mungesës së burimeve, dështimeve etj.
Nganjëherë, ju i shkaktoni vetë frustacionet. P.sh. dëshironi të arrini diçka, ndërkohë që nuk punoni në mënyrë sistematike për t’ia arritur. Si përfundim, ju dështoni, duke përjetuar frustracion.

Vetmia

Vetmia nuk ju lejon të plotësoni nevojat tuaja për disa lloje të mardhënieve sociale. Shpesh ajo është pasojë e ndryshimeve në jetën tuaj; sëmundja, divorci, dalja në pension, vdekja e një të afërmi, nryshimi i vendbaminit, etj.
“Ashtu si edhe të ftohurit e zakonshëm, vetmia është diçka që fitohet lehtë, që kurohet me vështirësi, që është rrallë fatale, por gjithmonë e dhimbshme…” – thotë Eric Fromm.

Presionet

Ju përjetoni presion kur viheni para kërkesave të forta për të vepruar në një mënyrë të caktuar. Presionet jane t jashtme (kur të tjerët kërkojnë realizimin e kërkesave nga ne) dhe të brëndshme (kur ne kërkojmë nga vetja). Në një masë normale, kërkesat janë motrivuesi i aktivitetit tonë, por përtej kësaj mase, ato ushtrojnë presion duke sjellë stress të fortë. Kujdes! Luga e madhe shqyen gojën.

Ndodhitë katastrofike

Këto ndodhi, qofshi ato natyrore apo të shkaktuara nag njeriu (p.sh. luftar) përbëjnë stresorë të fuqishëm për të gjithë njerëzit pa përjashtim, duke shkaktuar prishje të funksioneve sociale, psikologjike dhe fizike. Shpesh, pasojat e stresit që sjellin këto ndodhi janë afatëgjata.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top