Stresi

Mr-Bledi

♥ House Music
Fjala stres eshte nje fjale mjaft e perdorshme,por qe ne te shumten e rasteve perdoret pa pasur parasysh kuptimin e vertete te saj.Stresi perkufizohet si,nje shperndarje mendore ose emocionale,brenga ose hidherim,si pasoj e nje shtypje apo lodhje mendore.Nga ana e vet,kjo shtypje apo lidhje mendore vjen si pasoje e nje ngjarjeje jashte pervojave te perditeshme,qe perjeton njeriu.

Stresi mund te veproj mbi cilin do dhe te perjetohet me frike,tmerr dhe humbje te shpresave.Shkaku me i rendomte qe shpie ne nje pasoje te tille eshte psh: nje kercenim serioz per jeten,per humbjen e femijes apo te bashkeshortit,per shkaterrimin e nje mardhenjie te ndieshme.Trauma mund te perjetohet pas nje aksidenti ne grupe njerezish,luftera,fatkeqesi natyrore etj.

Edhe ngjarje te perditshme mund te behen burim stresi si psh:nje zanje ne treg,rruge,shkolle apo ne familje.Ne gjendjen fizike te nje njeriu te stresuar shfaqen keto simptoma: dhimbje koke,ndryshim oreksi,luhatje tensioni,lodhje te shpejte,pagjumesi,renie ne pesh,ethe,dhimbje muskujsh,rrahje te forta te zemres etj.

Ndera ne gjendjen emocionale te te stresuarit shfaqen keto simptoma: rritje te ankthit,irritimi,deshperimi,enderrat e keqija,te folurit duke bertitur,depresioni etj.

Problemet spirterore qe shkaktohen nga stresi:zbrazeti,kerkon nje zgjidhje,humbje te kuptimit magjik per te dale nga situata,dyshimi,vetmartirizimi,gjendja e mos faljes,humbja e drejtimit,humbja e shpreses,kerkon meshire.

Problemet mendore qe shkaktohen nga stresi: harresa,marramendja,shikimi i turbullt,perqendrim te varfer,merzitje,qendrime negative,habitje,mjegullim,turbullim,te folurit keq per veten,topitja,plogeshtia.

Mardheniet me te tjeret e te stresuarit:veteizolohet,hypja neper lartesira,i patolerueshem,rrenja e deshires per seks,fyen te tjeret,i vetmuar,humb besimin tek te tjeret,qesh me te madhe,u fshihet te tjereve,shfrytezon te tjeret,mashtrues.
 
Titulli: Stresi - Nga vjen ai

pas ksaj mund te vetvritem :D
 
Titulli: Stresi - Nga vjen ai

me too....LOL
 
Titulli: Stresi - Nga vjen ai

Stresi!Te gjithe jane te stresuar kush me shume e kush me pak e di c'do te thote stres...me durim dhe gjakftohtesi duhet ta kalojme kete faze stresi...deri kur? S'e dime...
 
Titulli: Stresi - Nga vjen ai

Kam nje pershtypje se faktoret e jashtem ne stresin tone kan vetem ndikime indirekte ( vetem e ndihmojne ate madje fare pak e stimulojn), ndersa faktori vendimtar i cili vetshkakton stresin eshte brendesia jone, shpirti jone.
Ne kete kontest brendesin tone e shof si nje miniere plot e perplot minerale nga me te llojllojshmet: nga ato me te cmueshmet deri te ato me helmueset ndersa vetedijen tone e shof si nje minatore. Se cfare do nxjerre minatori nga miniera ne kete rast mvaret nga vetedija jone, formesimi dhe pergaditja shpirterore. Ca nga ne rrezatojme rreze drite e ca erresire dhe vetem erresire. Ne kete kontest e shof edhe stresin. Shume nga ne e pergadisim te brendshmen dhe shpirtin tone per gjera te medha gllamuroze dhe ne momentin kur vetedija jone dhe ne nuk munde ti konkretizojme fillojme te sillemi kuturu duke i shkaktuar vetes strese dhe dhe duke rreatuar jashte vetes gjera te hidhura qe na zymtesojne jeten. Njohe jo pak persona te cileve nuk u mungon asigje, madje nuk kan qene fare ne lufte, as kan patur kercenime, si te them kan jetuar nen lule por shpirti i tyre eshte aq i vrazhde sa e kan ngulfatur veten dhe veq sa nuk kan luajtur nga mendja. Pra njeriu eshte e mira dhe e keqja e vetvetes ne radhe te pare e pastaj edhe te tjereve. :gjujpeshk:
 
Titulli: Stresi - Nga vjen ai

Disa udhëzime si të tejkalohet stresi:

- Mendo pozitivisht dhe shoqërohu me njerëz që mendojnë pozitivisht;

- Mos i vërë vetes kërkesa ( qëllime) të larta dhe sipas mundësisë kërko ndihmën e të tjerëve;

- Pranoje se nuk mundesh gjithmonë ta kesh çdo situatë nën kontroll, si dhe bëhu fleksibël;

- Në fillim të ditës shkruaje listën e detyrave që ke për të kryer dhe vendos prioritetet;

- Detyrat e mëdha mundohu të i zbërthesh në detyra më të vogla;

- Ushqehu me maturi, ha mjaftueshëm fryte dhe perime;

- Flej mjaftueshëm çdo natë;

- Bëj çdo ditë nga një pauzë për fitnes ( rritjen e energjisë dhe disponimit);

- Cakto kohë të lirë, psh. për muzikë, punë në kopsht, lexim etj.;

- Largohju sa të mundesh nikotinës, alkoholit dhe medikamenteve;

- Shfrytëzoji dështimet si raste për të mësuar nga ato;

- Thuaji JO sipas mundësisë detyrave që do të krijonin shumë stres, ( që do të tejkalonin kufinjtë e aftësive tuaja);

- Bisedo me ndonjhë shok/shoqe për dëshpërimet dhe sukseset;

- Pranoje kur e ke gabim;

- Largohju burime stresprurëse si psh. muzika me zë të lartë, tollovirave etj.

- Qesh, merr kohë për argëtim ( kënaqësi);

- Mos harro se krej është në rregull që edhe ndonjëherë të qashë;

- Ushtroje frymëmarrjen e thellë: 5 sekunda të marrësh frymë, 4 sekonda ta mbash dhe 5 sekonda ta hudhësh jashtë frymën;

- Qëndrimi i gjatë ulur sajon stres. Shko shkallëve në vend të ashensorit, rri në këmbë gjatë telefonimit;

- Bëj ushtrime kundër stresit etj. etj.
 
Redaktimi i fundit:
Stresi ‘dëmton’ jetën tuaj intime

f.0517005240276_m.jpg


Psikologët dhe ekspertët e lidhjeve pohojnë se nën ndikimin e stresit njeriu është i prirë për të pasur një raport të tejshtuar ndaj partnerit ose e kundërta, ta injorojë plotësisht atë- gjë që mund të jetë shumë e dëmshme për një lidhje serioze apo martesë.
اfarë duhet të bëni kur stresi ose depresioni fillojnë ta dëmtojnë jetën tuaj intime:

- Tregoni partnerit se e respektoni dhe mendoni për të. Një kompliment ose një dhuratë e vogël nganjëherë është mënyra më e mirë për t’i treguar dikujt se interesoheni për të.

- Bisedoni çdo ditë, para gjumit ose derisa hani ushqim, nuk është me rëndësi koha, por me rëndësi është ta pyetni partnerin se çfarë planifikon të bëjë gjatë ditës, ose si e ka kaluar ditën.

- Provoni nganjëherë të përmbaheni dhe të shmangni përsëritjen e gjërave që ju shqetësojnë.

- Bëni plane të përbashkëta, sepse në këtë mënyrë do t’i ofroni partnerit dhe vetvetes mundësinë që të merrni pjesë bashkë në një ndodhi dhe në këtë mënyrë do ta forconi lidhjen.

- Ndani përgjegjësitë, qoftë nëse flitet për anën financiare, fëmijët, punët shtëpiake etj., në mënyrë që të ndiheni të barabartë.

- Ndani kohë për veten tuaj.

- Ndryshojeni mënyrën e çuarjes së dashurisë. Provoni me një paralojë të re ose me një masazh të thjeshtë.

/Telegrafi/
 
Stresi


Stresi


Stresi është i pashmangshëm në jetë. Ndërkohë ju nuk mund ta keni menduar por stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës.

Mund të dobësoni efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo dhe duke mësuar aftësitë manaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit jane të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda, dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet. Ja disa teknika qetësuese:


Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimt të stresit:

Shkruaj: Diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm prakikë e adoleshentëve.
Shpreh ndjenjat: Bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë normale për të qenë pastaj i qetë.
Bëj diçka që të kënaq: Një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë mund t’ju ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve ju ndihmojnë të dobësoni stresin.
Qendra relaksimi: Këtu përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze.
Aktivitete që njihen pak: Të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe rri me njerëz që dinë të bëjnë humor.


E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj. Ja disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:

Manaxho kohën: Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë.
Strategjitë për të përballuar: Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes ndikuar nga stresi dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
Krijo një stil jete: Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan, dhe limito sa të mundesh konsumin e alkolit.
Mbaj afër miq të mirë: Njrëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që I mbështet janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
Ndrysho mënyrën e të menduarit: Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar, dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin .

Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë që mund t’ju vijë në ndihmë një mik ose familjar ju mund të kërkoni këshillën ë e një profesionisti.


Si mund ta përcaktoj shkallën e stresit tim?

Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar., sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. اfarë është shumë stresuese për një person ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë.

Shumë njerëz kanë mësuar se si të silllen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar.

Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.
Sa ndikim ka stresi tek unë?

Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Dhe dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjithë këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhënie me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish.

I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen normale. Por pak stres është normal, madje i nevojshëm për të patur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjja ndaj stresit mund të jetë i dobishëm kur reaksioni i shpejtë ndaj tij bëhet i dobishëm. Prapseprapë , mund të vështirësojë aftësinë tuaj për t’i dalë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që ju rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante për një periudhë të shkurtër kohe ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk ju lënë të mendoni rreth stresit.




Keshillë psikologjike


 
Stresi ne individe: dy tipet e sjelljeve..


Stresi ne individe: dy tipet e sjelljeve....




C'eshte stresi, a eshte stresi semundje???

Reaksioni akut i stresit...

Crregullimi pastraumatik i stresit...

Tipi i sjelljes A dhe tipi i sjelljes B

Sresi eshte nje reaksion i pergjithshem kryesisht permbledhje e reaksioneve jo specifike te organizmit gjate pershtatjes. Qellimi eshte ruajtja e homeostazes se brendshme e cila eshte e rendesishme gjate mbijeteses. Ky reaksion eshte quajtur "Sindromi i pergjithshem i adaptimit". Cdo qenie e gjalle, madje edhe njeriu, disponon nje numer te madh te mekanizmave pershtates. Ato e mbrojne homesotazen e organizmit e cila gjate gjihe kohes eshte e rrezikuar nga faktore te ndryshem. Shfrytezimi i ketyre mekanizmave individual te mbrojtjes, raporti specifik me faktoret rregullues nuk quhet stres. Vetem kur organizmi eshte i detyruar te shfrytezoje te gjitha mekanizmat mborjtes se organizmit quhet stres.
Gjendja e stresit te organizmit kalon ne tre stade:

STADI I ALARMIT:

Fillon nga momenti i veprimit te stimulit i cili crregullon homeostazen

STADI I REZISTENCES MBROJTESE:

Organizmi mundohet te pershtatet me kushtet e sapokrijuar

STADI I SHTRYDHJES SE MUNDESIVE MBROJTESE TE ORGANIZMIT

Mund te kete per pasoje semundjen madjen con deri ne vdekje

Vete stresi nuk eshte semundje,por nese tejkalohet suksesshem atehere mund te sjellje ndryshime dhe semundje te nderlikuara biologjike,psikologjike dhe sociale. Paraqiten ndryshimet e perjetimeve subjektive me komponent konjektiv dhe afektive,ndryshime te sjelljes,ndryshime endikrine dhe te imunitetit. Pasojat e shpeshta psikike per shkak te veprimit te stresit akut intensive dhe kronike jane:reaksioni akut ki stresist dhe reaksioni pastraumatik i stresit.Persa i perket reaksionit akut te stresit ky crregullim zhvillohet tek personi pa ndonje crregullim mental te pranishem duke u manifestuar si reaksion i stresit te rende. Zakonisht qetesohet per disa ore ose disa dite.Cregullimi akut istresit zhvillohet gjate ose menjehere pas ngjasrjes traumatike e cila vepron si faktor stresogjen.Me shpesh jane ndodhi me perfundim vdekjeprurese ,lendime e demtime te renda,kryesishtrrezikim te jetes dhe integritetit trupor.Simpatomat na tregojne perzierje tipike dhe ndryshime ne fotografine klinike(Pacientet ndjejne se sikur jane ndarenga trupi i tyre).
Shpesh paraqiten veshtiresi ne perqendrim,i cili mund te veproje negativisht ndaj kryerjes se detyrave me te thjeshta. Ne disa raste paraqitet reaksioni depresiv.
Per reaksionin akut te stresit behet fjale nese eshte e pranishme nje simptome nga teresia e simptomave karakteristike per kete crregullim:

1.Perjetim i perhershem i perseritur te ngjarjes traumatike
2.Anashkalimi ivendeve,njerezve dhe aktiviteteve kryesisht gjithcka qe na perkujton ngjarjen traumatike.
3.Veshtiresi gjate fjetjes,hipervigjelence,shqetesim etj.

Nese simpatomat zgjasim me shume se tre muaj, diagnoza e crregullimit akut te stresit ndryshohet me reaskionin pastraumatik te stresit. Ndersa persa i perket crregullimit pastraumatik te stresit per here te pare ky entitet i vecante psikologjik u zyrtarizua rreth vitit 1980 nga klasifikimi i dhne prej Shoqates se Psikiatrave Amerinake.SIndromi i ngjashem me emra te ndryshem eshte pershkruar edhe me heret. Da Costa(1871)pas luftes civile emerikane e pershkruan si "Zemer e ndjeshme e ushtarit".Ndersa pas Luftes se Pare Boterore ,eshte pershkruar si "Shok nga granatimi" dhe "Neuroza e luftes". Ndrsyhe paraqitet si pergjigje e vonuar e ndodhise se stresit ose situates,nga natyra e fuqishme ose katastrofave rrezikuese,te cilat tek personi paraqitet ne periudha prej disa javesh,e deri ne gjashte muaj pas ngjarjes traumatike.Kohe pas kohe paraqiten sulme dramatike te frikes,panikut,dhe shqetesimit.Shpesh paraqitet eksitomi neurovegjetativ.Rritja e insomise,si edhe e ankthit te depresionit,rralle fiton rrjedhe kronike.

Ne psikologji ekzistojne dy tipe sjelljesh:

TIPI A: Njerezit e tipit A kane prirjen te jene individe konkurrues,agresive,te paduruar dhe gjaknxehte te cilet vazhdimisht jane nen stres. Njerezit e ketij tipi jane te padurueshem me te tjeret, te cilet nuk ndjekin nje ritem me te. Ata jane tipa qe kerkojne vetem te konkurojne duke u futur ne gare me vete kohen.Personi i tpit A kerkon me cdo kusht te arrije me sukses qellimet e ti,por qe shpesh deshtojne nga mungesa e padurimit te tyre. Tipi A ka me teper mundesi te vuaje nga semundja koronare e zemres,kur arrin moshen e trete. Aktiviteti i sistemit nervor simpatik dhe sekretimi i neropirefrina eshte me me i larte tek njerezit e tipit A. Neroppirefrina eshte hormon qe se bashku me sistemin nervor simpatik e pergatisin trupin per situata urgjente. Nivelet e larta te sekretimit te ketij hormoni kontribuojne ne menyre te dukshme ne semundjet koronare te zemres. Tipat A jane me te afte dhe me efektive,se ata te tipit B ne nje atmosfere ku shperqendron vemendjen. Ata jane teper te afte te perballojne punen qe kane ne dore ashtu edhe ngacmuesit shperqendrues.

TIPI B: Pershkruan nje tip te ndryshem te sjelljes. Njerezit e tipit B reagojne qetesisht ndaj kerkesave te mjedisit. Nuk jane agresive,nuk jane konkurues, nuk karakterizohen si tipa urgjente. Jante te preokupueshem dhe dine te zgjidhin situatat me qetesi dhe durim. Per ekte arsye nuk perjetojne stres te vazhdueshem si tipi i sjelljes A.


psikologji
 
Shkaqet e stresit

Shkaqet e stresit
Shkruar nga Jehona Kamberi - Telqiu



Stresi është një çështje serioze.



Presioni që për dikë mund të jetë motiv dhe stimulim, për dikë mund të jetë shkak për stres. Stresi buron nga lidhja midis një personi dhe mjedisit përreth tij. Stresi është një çështje serioze. Ka efekte të dëmshme fizike, psikike por efektet e tij mund të dallohen edhe në sjellje dhe nëse ato nuk kontrollohen, atëherë mund të bëhen kërcënim i vërtetë për jetë. Stresi mund të ndahet në tri kategori kryesore:
1. psikike - si mendoni dhe si ndjeheni

2. fizike - si reagon trupi juaj dhe

3. sjellja – si veproni.

Sinjalet fizike të stresit përfshijnë: neverinë, frymëmarrjen e vështirësuar, kokëdhimbjen, humbjen e oreksit, tensionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Sinjalet psikike ose emotive të stresit janë të shumta dhe ne po i cekim vetëm disa prej tyre, si: zemërimi, të qenët shumë emotiv qoftë edhe për gjëra të imëta, humbja e interesit për njerëzit e tjerë, humbja e interesit për aktivitetet, të qenët pak i shoqërueshëm, ndjenja e fajësisë, humbja e apetitit, humbja e besimit te vetvetja, humbja e memories (kujtesës) dhe përqëndrimi i paktë.

Simptomat e stresit që ndikojnë në sjellje

Individët e prekur nga stresi mund të fillojnë të pijnë alkool ose të marrin barna të ndryshme për qetësim, pastaj te ta paraqitet ngrënia e shpeshtë për qejf, pirja në sasi të madhe të duhanit, përdorimi i drogës dhe harxhimi i pakontrolluar i parave.

Tipet e personalitetit dhe stresi

Te njerëzit hasim disa tipe të personalitetit dhe në varësi prej tyre mund të gjejmë se sa jemi të prekshëm nga stresi në krahasim me të tjerët.

Tipi A – është i prirë të ketë më tepër stres në jetën e tij dhe në krahasim me të tjerët është më shpesh i sulmuar nga sëmundje të lidhura me stres. Karakteristikat e grupit A janë:

1. Konkurues – ثshtë i prirë të arrijë majen më të lartë të suksesit dhe është shumë konkurrues.

2. Shpejtësia – Njerëzit e këtij tipi punojnë shpejt. Ata ia vendosin vetvetes afatet e fundit dhe detyrimet shpesh i përfundojnë para afatit.

3. Kërkesat - Ata nuk ndjejnë kënaqësi nga arritja e qëllimeve të tyre, duke thënë thjesht kjo është “vetëm një pjesë e punës”.

4. Produkti – Njerëzit e tipit A për shkak të kryerjes mirë të detyrës shpesh janë model për të tjerët.

5. Autoritet - Nuk duhet t’i shpërndajnë përgjegjësitë pasi ndjejnë s’e e humbin kontrollin ndaj asaj që duhet bërë.

6. Agresiv – Njerëzit e tipit A mund të jenë agresiv dhe të zemëruar. Shpesh i ndalin të tjerët të flasin, kurse vetë duke u përgjigjur në ndonjë pyetje, nuk ndalen së foluri.

Tipi B – janë njerëz me pak stres në jetën e tyre, njerëz që sulmohen më pak nga sëmundjet që si shkak e kanë stresin. Karakteristikat e tipit B janë:

1. I balancuar – Këta njerëz janë më pak të sulmuar dhe arrijnë rezultate shumë të matshme në veprimet e tyre.

2. I relaksuar - ky tip njerëzish mund të jetë ambicioz, por edhe i aftë të ndjehet i lehtësuar.

3. Shpërblyes - Ata ndjejnë kënaqësi kur i arrijnë qëllimet.

4. Të hapur - Ata komunikojnë hapur dhe lirshëm, i dëgjojnë të tjerët për t’i marrë idetë e tyre, punojnë si pjesë e ekipit për shkak se ata besojnë në aftësitë e tyre.

Tipi A/B – janë njerëz që në vete ngërthejnë veçori të të dy tipave, edhe të tipit A edhe të tipit B.
 
Stresi në këndvështrimin e psikologut.

Në anketimin Pan-Europian për mendimet mbi sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës u përfshi dhe Shqipëria ku u anketuan 1306.Gjetjet tregojnë se 75% e të anketuarve active mendojnë se numri i njerëzve që vuajnë nga stresi në vendin e punës do të rritet, nga të cilët 44% prej tyre presin që ky numër të rritet “shumë”. “Kriza financiare dhe bota e punës gjithmonë në ndryshim po i shton kërkesat mbi njerëzit e punësuar. Kështu nuk është çudi se stresi në vendin e punës është gjithmon në plan të pare në mendjet e njerëzve”- thotë Dr.Christa Sedlastchek, drejtoreshë e sondazheve EU-OSHA. Po cfarë ndodh në Shqipëri? Nuk kemi statistika që deklarojnë një përqindje të shqiptarëve në stres. Si mund ta dallojmë një person të stresuar, si mund ta shmangim stresin? Për këto dhe të tjera pyetje, përgjigje do të marim nga psikologu dhe njëkohësisht pedagog në Universitetin “Planetar”, Edvaldo Begotaraj.



Cilat janë simptomat e një personi të stresuar?

Komunikimi verbal dhe joverbal kanë shumë të bëjnë me identifikimin e një individi të stresuar. Në gjendjen tonë të jashtme relacionohemi me ambientin. Në ambientin tonë përfshihet konteksti, ambienti jonë i brendshëm, (idetë, mendimet e mia) dhe njerëzit që bëjnë pjesë. Ne komunikojmë me njerëzit me anë të komunikimit verbal. Ne tjetrin e kuptojmë kur është i stresuar edhe me anë të komunikimit joverbal. Gjestet, syri, duart, mimika e fytyrës janë elemente që na tradhëtojnë herë pas here. “Sresi” është përkufizuar për herë të parë nga fiziologu austriak Hans Salye në vitin 1936. Një reagim jo specifik i njeriut i cili ndodh në organizëm. Si simptomë fizike mund të përmendim çrregullimin e personalitetit .Simptomat ;janë psikike si rritja e tensionit, e cila ndikon në rënien e cilësisë produktive; Simptomat fiziologjike; Konjitive; Psikosomatike të cilat pasqyrojnë dëmtimet në trupin e individit.

Profesor, sipas jush çfarë efektesh ka stresi?

Efektet tek individët që kanë stres janë negative dhe vetëm në pak raste mund të flitet për stres pozitiv. Kërkesat e ambientit ndaj njeriut bëhen të papërballueshme nga njeriu në këtë rast vihet në rrezik mirëqenia e tij. Gjithashtu shkakton ulje të rendimentit në ambientet e punësose prodhim të një produkti jo në nivelin e duhur. Personat që arrijnë autokontrollin mund ta shndërrojnë stresin në një energji pozitive për të arritur rezultate më të larta. Këtu mund të përmendim shembullin e një studenti gjatë sezonit të provimeve. Ndikimi pasqyrohet tek cilësitë dhe funksionet e mendjes, në përqëndrim, vigjilencë dhe tek vëmendja selektive. Rrit nivelin e “Arousal” (gjendje psikologjike që aktivizohet, ndizet kur njeriu është shumë aktiv).

A ka atmosferë stresi në ambientet e punës?

Natyrisht, në një ambient dinamik siç është ambienti i punës mund të ketë dhe pasoja stresuese. Kjo situatë vihet re më shumë në personat që janë të punësuar jo në profesionin e tyre.Personat që janë të punësuar në profesionin e tyre e kryejnë atë më me shumë pasion mund jenë më të aftë. Por kjo nuk i përjashton ato të mos ndihen nën stres. Kjo ndodh kur oraret janë të zgjatura, nuk kanë ditë pushimi, kjo bën që njeriu të mos jetë në nivelin e duhur, në maksimumin tënd më të mirë. Kolegët e punës ndikojnë si në mënjanimin dhe në shtimin e stresit.Në këto raste stresi mund të jetë si një portë hyrse që çrregullimeve më të rënda. Mund të përmendim depresionin si më të shpeshtë, dhe mobbing ndër më të rrallët. Po e ilustrojmë në mënyrë të tillë duke qenë se nuk janë të publikuara të dhëna statistikore.

Si mund ta parandalojmë stresin në punë?

Në momentin që njeriu njeh veten dhe di të arrijë autokontrollin, di të relacionohet në marrëdhënie me kolegët në ambientin e punës. E gjitha kjo është individuale sepse nuk ka një recetë. Kemi dhe metoda indirekte si:

1) Organizimi i kohës së tij

2)Krijimi i regjimit vetjak

3) Respektimi i orareve të ngrënies dhe fjetjes

4)Shkarkimi i tensionit të akumuluar

5)Shkarkimi i tensionit përmes plotësimit të nevojave individuale në varësi të individit.

6) Aktivitetet sportive

7) Aktivitetet fiziologjike

8) Shkarkimi emocional, si e qara, të gërthiturit.

Stresi ku ndihet më i theksuar, te cila grupmoshë?

Stresi është më i theksuar tek mosha e rritur e hershme, sepse janë duke kaluar krizat e jetës të përshkruara nga Erikson, të cilat shpjegojnë përballjen me realitetin e vërtetë. Por, nuk mund të përjashtojmë dhe kategoritë e tjera, sepse stresi si më pak, si më shumë është i pranishëm, në secilën grupmoshë.



Nga: Ina اepele






gazetaplanetar
 
Back
Top