Stresi në trafik sjell çrregullime mendore

Arfenilla

Themelues i Forumit
trafik-stres.jpg


Mesa duket trafiku nuk është thjesht një radhë e pafund makinash, shumë orë pritje dhe nerva të acaruara për momentin, studimet pohojnë se trafiku shkakton çrregullime të rënda mendore.

Acarimi i përditshëm për gjëra stresuese nga më të voglat deri te më të mëdhatë, mund të grumbullohet me kalimin e kohës dhe të shkaktojë probleme mendore vite më pas.

Këto strese, shpesh të panevojshme, por edhe të pakontrollueshme janë po aq të këqija sa sëmundjet, ushqimet e pashëndetshme dhe mungesa e ushtrimit fizik të trupit.

Nga ana tjetër, psikologët këshillojnë se të dish si të ruash qetësinë dhe gjakftohtësinë në ditët e sotme, është po aq pozitive sa të hash shëndetshme apo të kryesh palestër.

Suzana اarls, profesoreshë psikologjie dhe specialiste e sjelljeve shoqërore, është drejtuese e një studimi që kërkonte të zbulonte nëse acarimet e përditshme na dëmtojnë apo na bëjnë më të fortë.

Nga të dhënat e marra, studiuesit zbuluan se përgjigjet ndaj stresit të përditshëm ishin shumë negative. Ato ishin shpesh shkak për grindjet mes çifteve dhe konflikteve në punë.

Qëndrimi i zgjatur në trafik dhe ekspozimi ndaj faktorëve stresues sillte çrregullime psikologjike, ankth dhe probleme me humorin deri edhe pas 10 vjetësh.

Përfundimet u bazuan në të dhëna të marra prej “Midlife Development” në SHBA, një projekt ky i mundësuar prej Qendrës Kombëtare të Eksperiencave të Përditshme. Grupi i studiuar ishte ai i meshkujve dhe femrave nga mosha 25 deri në 74 vjeç. /alb
 
Titulli: Stresi në trafik sjell çrregullime mendore

Kur njerezit jane ne rruge ose ne cdo lloj ambjenti tjeter ku mund te jene "Anonim" domethen qe nuk i njeh njeri ne ate moment,
sillen me te lireshem dhe per disa caste bllokohen ato ndjenjat morale qe te gjithe ne kemi per ti lene vendin atyre ndjenjave qe
zakonisht nuk do benim ne nje ambjent familjar ku te gjithe na njohin..ndaj kjo gje ndikon dhe me ndonje c'rregullim!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top