Sweetie
Anëtar i Respektuar
Nje lidhje partneriale eshte si nje kopsht. Per te lulezuar, duhet te ujitet vazhdimisht. Ka nevoje per vemendje te vecante sipas stines dhe klimes. Nevojitet te hidhen farerat dhe te shkulen barishtet e keqija. Ne menyre te ngjashme, per te mbajtur gjalle magjine e dashurise eshte e nevojshme te njohim stinet e saj dhe t’u kushtojme perkujdesjen e duhur nevojave te vecanta te vete dashurise.
Pranvera e Dashurise
Dashuria eshte njesoj si pranvera. Kur dashurohemi, besojme se do te jemi te lumtur pergjithmone. Nuk arrijme as te hamendesojme qe ndonjehere nuk do ta duam partnerin. Kjo eshte nje periudhe e bukur naiviteti, kur dashuria duket e perjetshme, nje periudhe e magjishme, ne te cilen gjithcka duket e persosur dhe shkon si jo me mire, pa asnje sforcim. Partneri yne na duket si pergjigje e te gjitha kerkesave tona. Vallezojme se bashku ne harmoni te persosur dhe i gezohemi fatit tone te mire.
Vera e Dashurise
Ne veren e dashurise arrijme ne perfundimin se partneri yne nuk eshte i persosur, sic kishim menduar dhe se lidhja jone ka nevoje per mbareshtim. Jo vetem se partneri yne vjen nga nje tjeter planet, por se ai eshte nje qenie njerzore me caqet dhe me te metat e tij.
Lindin keshtu zhgenjime dhe ndjejme njefare ftohjeje; barishtet duhet te shkulen e ndersa lulet kane nevoje per sasi me te medha uji qe te mos thahen nga rrezet e diellit te veres. Te japesh dhe te marresh me partnerin nuk qenka me kaq e thjeshte. Shohim se nuk jemi gjithnje te lumtur dhe se jo gjithnje jemi te
vendosur. Realiteti qe na shfaqet para syve nuk eshte ashtu sic shpresonim.
Ne kete stine shume cifte bien pre e deziluzionimit. Nuk duan te punojne per te ndertuar nje lidhje te forte dhe, ne menyre jorealiste, deshirojne te ishte gjithmone pranvere.
Secili nga partneret qorton tjetrin dhe te dy heqin dore nga sakrificat. Ata nuk e kuptojne qe dashuria nuk eshte gjithnje e lehte; ndonjehere per ta mbajtur gjalle, nevojitet te djersitemi nen nje diell percellues.
Ne stinen verore te dashurise duhet t’u kushtojme vemendje maksimale nevojave te partnerit tone dhe, ne te njejten kohe, te kerkojme te marrim prej tij dashurine, per te cilen kemi nevoje. Nga te gjitha keto qe kerkohen, asgje nuk vjen me suste.
Vjeshta e Dashurise
Ne qofte se jemi kujdesur per kopshtin gjate veres, ne vjeshte do te vjelim frytet. Kjo eshte nje stine e arte... intesive dhe shperblyese. Provojme nje dashuri me te pjekur, behemi te afte per te pranuar dhe per te kuptuar te metat e partnerit dhe tonat. Eshte koha per te falenderuar njeri-tjetrin dhe per te ndare cdo gje bashke. Pasi kemi punuar pa u lodhur gjate veres, mund te qetesohemi dhe t’i gezohemi dashurise, se ciles i kemi dhene jete.
Dimri i Dashurise
Ja dhe moti nderron perseri dhe hyn dimri. Gjate muajve te ftohte e te zhveshur te stines dimerore, natyra mbyllet ne vetvete. Eshte koha per te pushuar, per te reflektuar dhe per t’u ripertire, koha ne te cilen provojme dhimbjen tone te pasheruar; dhe kapaku ngrihet per te lene te dalin jashte ndjenjat e dhimbshme.
Eshte nje kohe rritjeje individuale, ne te cilen duhet te gjejme te vetja jone dhe te partneri dashurine dhe shperblimin shpirteror. Eshte edhe koha kur kerkohet nje proces permiresimi, kur meshkujt mbyllen ne strofullat e tyre, ndersa femrat zhyten ne pus.
Pasi jemi sheruar gjate erresires dimerore te dashurise, kthehet ne menyre te pashmangshme pranvera. Perseri edhe njehere lindin te ne ndjenja shprese dhe dashurie, si dhe mundesi te pafundme. Fale vepres se permiresimit te brendshem dhe hetimit te shpirtit tone, me te cilen jemi marre gjate dimrit, jemi perseri ne
gjendje t’i hapim zemrat tona dhe te perjetojme pranveren e dashurise.
[SUB]/marre nga libri i Xhon Grej - Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita[/SUB]